Më 12 gusht, Panairi i Librit të Përdorur

valeri

A keni dëshirë që vera juaj të jetë e mbushur plot me libra dhe të blini disa prej tyre lirë? A e dashuroni aromën e librave të vjetër, letrën e tyre të verdhë dhe ti lexoni këto ditë të nxehta në plazh?

Nëse ju pëlqejnë librat atëherë mos mungoni në Panairin e Librit të Përdorur që do të zhvillohet më datë 12 gusht që nga ora 10 e mëngjesit.

Shoqata “Unë zgjedh të ndryshoj botën” në bashkëpunim me Qendrën Rinore Tiranë organizojnë këtë panair në ndihmë të lexuesve që do të gjejnë plot libra me vlerë e të rrallë, por jo vetëm kaq. Në orën 17:00 të së njëjtës ditë do të organizojmë një aktivitet shumë të veçantë për librat dhe jo të zakonshëm.

Nëse jeni kuriozë ejani më 12 gusht dhe vishuni me dije.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *