Autorja e librit të famshëm “Harry Potter” JK Rowling ka vizituar brigjet shqiptare. Vetëm pak javë pasi ka hedhur në treg botimin e 8 të librit më të shitur në botë, shkrimtarja e njohur ka zgjedhur Butrintin për të kaluar pak orë relaksi me jahtin e saj luksoz.
Sipas medieve vendase, jahti më luksoz që njeh bota e të pasurve ka ndaluar dje e vazhdon të jetë edhe këtë fillim-jave në brigjet shqiptare. Superjahti Amphitrite, i krijuar në vitin 2001 dhe që dikur ka qenë në pronësi të aktorit Jonny Deep, e ku është xhiruar një pjesë e mirë e filmit “The Tourist” bashkë me Angelina Jolie, ka shëtitur këto ditë një shkrimtare shumë të famshme që nuk ka dashur të jetë në vëmendjen e mediave.
Mediat ndërkombëtare kanë njoftuar se autorja 50 vjeçare ka vizituar më 15 gusht Butrintin por sigurisht, nën masa të rrepta sigurie. Roëling e ka blerë jahtin për 22 milionë paund.
Nuk është çudi që pas këtij udhëtimi, edhe Butrinti apo Shqipëria të jetë pjesë e fantazisë në ndonjë prej veprave të ardhshme të kësaj autoreje.
Aktualisht, seria tetë dhe e fundit e Harry Poter ndodhet në krye të klasifikimit, referuar të dhënave të “bookseller.com”. Mediat njoftuan që kjo do të jetë seria e fundit. Harryi Potter 8 pritet të vijë në gjuhën shqipe së shpejti nga shtëpia botuese “Dituria”.