Ologjia e Aeditions me lajme të mira; së shpejti Dinozaurologjia dhe Spiunazhologjia

 

Lajme të mira për të pasionuarit pas serisë së Ologji-së së Aeditions. Pas 8 botimeve të magjishme të kësaj shtëpie botuese, vjeshta do të sjellë në treg edhe dy botime të reja: Spiunazhologjia dhe Dinozaurologjia. Bukinist mësoi se këto dy botime do të hidhen në treg në fillim të nëntorit, duke e çuar në 10 numrin e librave, të cilët e kanë gjetur lexuesin e vet që nga mosha 8 vjeç deri në moshën 99 vjeç.

Ne kemi edhe informacione të tjera, të cilat duam ti ndajmë me miqtë tanë:

Dinozaurologjia

“Kemi dëgjuar rrëfime për një ishull, ku ka ende dinozaurë që kullosin të lirë; relike të gjalla të një bote parahistorike. A thua të jetë e vërtetë legjenda? Tani do të ndërmarrim udhëtimin për të zbuluar se çfarë mrekullish do të na shohin sytë. A do të kthehemi vallë shëndoshë e mirë në shtëpi?

Faqe: 30

Çmimi: 2500 lekë

Mosha +8 vjeç

Përmasat: 310 x 260 mm

Spiunazhologjia

Që të jesh agjent i shquar i botës së spiunazhit ndërkombëtar, duhet që guximi dhe zgjuarsia të jenë aleatët e tu më të ngushtë. Vetëm pak prej atyre që janë aq të mprehtë, sa dinë të depërtojnë në sekretet e spiunazhologjisë, mund të vihen në shërbim të atdheut si agjentë të fshehtë.

Faqe: 30

Çmimi: 2500 lekë

Mosha: +8 vjeç

Përmasat: 310 x 260 mm

Shtëpia botuese “Aeditions” deri më tani ka botuar 8 libra nga seria “Ologji!”, të cilat e kanë gjetur lexuesin e tyre dhe tashmë janë pjesë e bibliotekave të të gjitha moshave. Titujt janë si më poshtë:

Mitologjia

Nisni aventurën në mrekullitë e botës antike. Mësoni për mitet dhe misteret e saj. A ekzistojnë ende hyjtë e gjithëfuqishëm, heronjtë e pamposhtur dhe bishat përrallore?

Egjiptologjia

Udhëtoni në Egjiptin e Lashtë. Zbuloni piramidat madhështore dhe faraonët, faltoret e stolisura, thesaret prej ari dhe mumjet enigmatike.

Oqeanologjia

Ç’mistere fshihen në valët e detit? Do ta zbuloni në këtë libër fantastik. Njeriu ka qenë gjithmonë kureshtar për çka mund të shihte në thellësitë oqeanike të panjohura deri më sot.

Piratologjia

Mahnitëse janë historitë me piratë! Piratologjinë, me faktet nga bota reale e piratëve, me thesaret që presin të zbulohen dhe me surprizat pa fund, nuk mund të mos e lexosh me një frymë.

Dragonologjia

Gjithçka që doni të mësoni mbi dragonjtë: historinë e tyre, llojet e ndryshme, vendndodhjen, zbutjen, si dhe të fshehtat që i kanë rrethuar ndër shekuj, do t’i zbuloni në këtë libër të mrekullueshëm.

Iluzionologjia

Në këtë libër do të mësoni dhe do të përvetësoni sekretet e mjeshtrave më të shquar. Këtu zbulohet e vërteta, magjia dhe misteri që fshihet pas iluzioneve më të famshme në botë.

Magjiologjia

Nëse doni të mësoni sekretet e Merlinit, magjistarit të madh, dhe të përvetësoni Artin e Magjisë, atëherë ky libër do të ndriçojë udhën tuaj.

Alienologjia

Vizitorët nga kozmosi dhe jashtëtokësorët janë pjellë e fantazisë apo qenie reale që tashmë jetojnë midis nesh? Zbuloni të vërtetën, që gjendet mes radhëve të këtij libri.

Bukinist ka lajme të mira për të gjithë ata që duan të kenë bibliotekën e Ologjisë në shtëpinë e tyre. Kontakto me ne që të mësosh surprizën që kemi për ty….

Në video, libri “Egjiptologjia”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *