Mini-Konkursi: Cila është poezia më e mirë për ty? Pse?

marshimi

Mini-Konkursi – Pas suksesit me personazhin më të dashur për lexuesit, Bukinist.al organizon mini-konkursin e radhës në fushën e poezisë: Cila është poezia më e mirë për ty?! Shpjegoni motivet se përse iu pëlqen (mundësisht nga 10 radhë deri në një faqe tekst, times neë roman, germa 12, leading normal) dhe postojeni poshtë këtij mesazhi.

Fituesi i vendit të parë merr dhuratë librin me poezi “Duke kërkuar Itakën” të poetit Frederik Rreshpja, botuar së fundi nga Botimet Princi;

Fituesi i vendit të dytë merr dhuratë një Gift Card” apo thënë ndryshe një Çek librash me vlerë 1000 lekë.

Fituesi i vendit të tretë përfiton automatikisht statusin Mik Bukinisti, i cili i jep fituesit të paktën 6 avantazhe mbajtësit të tij.

Mini-konkusi zhvillohet në datat 10-20 tetor 2016.  Përshtypjet më të mira do të publikohen në blogun e portalit tonë blog.bukinist.al. Për personat që kërkojnë më shumë informacione, mund të na shkruajnë direkt te e-maili: info@bukinist.al, ose në inbox te funpage e Bukinist.

 

One thought on “Mini-Konkursi: Cila është poezia më e mirë për ty? Pse?

  1. Në 35 vitet e mia si mësuese e gjuhës shqipe dhe të letërsisë kam prekur me qindra libra, poezi e romane, të cilat i kalonim dorë më dorë si një garë ku fitonim të gjithë. Por, nese do me kërkohej të nxirrja vetëm një poezi nga fondi i artë i kujtesës, ajo do të ishte ‘’Pranvera’’ e Ndre Mjedës. Poezia e vogël, e thjeshtë, me bukuri të rrallë, akoma e mberthen tërë qënien time me vargjet:
    ‘’Se qej prru’ prej malit ulet,
    E tan’ fushs ushqim i nep,
    E nën bor’ po shpërthejnë lulet,
    Porsi fmij që zblohet n’djep…’’
    Gjuha e zhdërvjellët, vargu i lëmuar, strofa e gdhendur në gegërishten veriperëndimore ku nuk gjen asgjë të tepërt e asgjë mangut, më kujton përmes tablosë detajiste pranverat e rinisë sime në Shkodër. Jo vetëm më ka pëlqyer që herën e parë, por kjo poezi rrit dozën e nostalgjisë për ditët e kaluara me veprën e Mjedës, teksa studioja për temën e diplomës sime.
    ‘’Pranvera’’ më kujton diellin në ditë të vrenjtura, ringjalljen e vetes, motivet e reja, packa viteve që mbaj mbi sup. Stina e parë më sjell fëmijërinë me bukuritë e saj si atëhërë kur kërkoja ngjyrat e pafundme, aromat, zogjtë e cerdhet në strehat e shtëpive, ujin e pastër të lumenjve, pikën e vesës së parë të mëngjesit, trifilat me katër fletë, ditët që zgjaten e zgjaten.
    Ndoshta kjo poezi e Mjedës me kujton edhe sot pranverën e vonë, që mund të jetohet edhe pasi vitet i ke renditur rradhe e ke punuar me shpirt për t’i përsosur ditët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *