Pesë librat që të rekomandon për të lexuar Haruki Mukarami

murakami1

Haruki Mukarami është një nga 100 Njerëzit më me Ndikim në Botë, i shpallur nga Time Magazinë në vitin 2015 dhe letërsia dhe shkrimi i tij po ndikon gjithnjë e më shumë që njerëzit të lexojnë disa libra të mirë.

Gjatë intervistave që ka dhënë në mediat e ndryshme, bazuar në lezimet e tij, ka rekomanduar pesë libra për lexuesit, të cilat fatmirësisht i kemi të përkthyera edhe në gjuhën shqipe.

Ato janë;

  1. Kështjella nga Franc Kafka

keshtjella-franc-kafka

Kështjella është një nga veprat më të mirënjohura të Kafkës, por është edhe një nga veprat që është pritur mirë nga lexuesit. Mukarami thotë se e ka lexuar romanin kur ishte në moshën 15 vjeç dhe ai i ka dhënë një tronditje të jashtëzakonshme.

  1. Vëllezërit Karamazov” e Fjodor Dostojevskit

murakam-2-vellezerit-karamazove-1-th

Mukarami është impresionuar shumë nga aftësia e Dostojevskit për të luajtur me epokën, veçanërisht te romani “Vëllezërit Karamazov”. Ky është një roman i madh.

  1. Rojë në thekërishten buzë greminës” nga J. D. Salinger

mukarami-roje-ne-thekerishten-buze-gremines

Kjo është një përrallë klasike për shumë lexues, – e përfshin edhe Mukarami. Ai ka shtuar elementin e të përkthyerit të historisë. Mukarami thotë: Unë duhet të kem qenë i shqetësuar kur isha i ri”.

  1. Getsbi i madh” nga F. Scott Fitzgerald

murakami-4--getsbi-i-madh

Ky libër është në majën e panteonit e librave të tij personal. Getsbi i madh është libri im i preferuar thotë Mukarami në profilimin e tij në Time. Unë doja ta përktheja kur isha vetëm 20 vjeç, por tani unë nuk mundem.

  1. Gjumi i madh” nga Raymond Chandler

gjumi-i-madh

Murakami nuk mund të qendrojë thjeshtë vetëm te një prej librave të serisë së Raymond Chanlder – ai duhet ti ketë të gjitha. Seria e zbulimit janë klasike dhe kanë një ndikim të thellë te një i ri. Filip Marlou është fantazia e Chandler, por ai është real sipas meje”, – thotë për The Guardian Murakami. Unë dua të jem si Marlou”.

Burimi: Bookstr.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *