INTERVISTA – Ky është një libër tej mase i vlefshëm për të kuptuar epidemitë sociale, dhe si i tillë vlen shumë për të gjithë ata që punojnë kryesisht në botën e marketingut, shitjeve, por edhe në politikë. Përmes shembujve praktikë që janë marrë nga shumë fusha analizohen me një mendjekthejlltësi këto histori aventurash intelektuale. Gjithmonë ka një moment kthese kur gjërat marrim për mirë apo për keq, – dhe kapjen e këtij momenti e rrëfen mjeshtrisht autori i këtij libri. Njohjet e thelluara në fushat e sociologjisë dhe psikologjisë, përvoja si gazetar por edhe mprehtësia në analizat, e kanë shndërruar librin “Pika e kthesës” në një bestseller absolut kudo ku është botuar. Malcolm Gladëell flet në detaje për këtë libër.
- Çfarë është “Pika e kthesës”
Është një libër për ndryshimin. Në veçanti, “Pika e kthesës” është një libër që paraqet një mënyrë të re të të kuptuarit se përse ndryshimi ndodh aq shpesh, aq shpejt dhe aq papritur. Për shembull, gjejeni se përse ra kaq dramatikisht krimi në qytetin e Nju Jorkut në mesin e viteve 1990? Si bëhet një roman i shkruar nga një autor i panjohur bestselleri kombëtar? Pse adoleshentët pinë duhan në një numër gjithnjë e më të madh kur çdo person e di se cigaret vrasin? Pse fjala e përcjellë gojë më gojë është kaq e fuqishme? Çfarë e bën një shou televiziv si “Rruga e Sesamit” kaq efektiv për të mësuar fëmijët sesi të lexojnë?
Unë mendoj se përgjigja për të gjitha këto pyetje është e njëjtë: Është sepse idetë, dhe sjelljet dhe mesazhet dhe produktet ndonjëherë sillen ashtu si shpërthimet e sëmundjeve infektive. Ato janë epidemi sociale. Pika e kthesës është një ekzaminim i epidemive sociale që na rrethojnë.
- Çfarë do të thotë të mendosh për jetën si një epidemi? Pse të menduarit rreth epidemive ndryshon mënyrën se si e shohim botën?
Për shkak se epidemitë sillen në një mënyrë tejet të pazakontë dhe kundërshtuese. Mendoni, për një çast, rreth epidemisë së fruthit në një mjedis çerdheje: Një fëmijë sjell virusin. Ai përhapet tek çdo fëmijë tjetër në klasë brenda disa ditësh. Dhe pastaj, brenda një jave apo më shumë, ai vdes plotësisht dhe asnjëri nga fëmijët nuk do të infektohet më. Kjo është sjellja tipike për epidemitë: Ata mund të shpërthejnë dhe pastaj vdesin realisht shpejt; dhe madje ndryshimi më i vogël mund të fillojë tashti si tek një fëmijë i infektuar.
Argumenti im është se kështu ndodh mënyra e ndryshimi kudo në çdo pjesë tjetër të botës. Gjërat mund të ndodhin menjëherë, dhe ndryshimi më i vogël mund të bëjë një ndryshim të madh. Kjo është paksa kundërintuitive. Si qenie njerëzore, ne gjithmonë presim që ndryshimet e përditshme të ndodhin ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme, dhe duhet të ekzistojë njëfarë lidhje midis shkakut dhe pasojës.
Dhe kur nuk ekziston, – kur krimi bie në mënyrë dramatike në Nju Jork pa asnjë arsye të dukshme, ose kur një reklamë e bërë për veshjet me në një buxhet të vogël përfundon duke bërë qindra miliona dollarë, – ne jemi të befasuar. Unë po them, mos u habitsni! Kjo është mënyra se si funksionojnë epidemitë sociale.
- Ku e keni marrë idenë për librin?
Para se të filloja punën për The New Yorker, unë isha gazetar i Washington Post dhe mbuloja raportimet për epidemitë e SIDA-s. Dhe një nga gjërat që më goditi teksa mësoja gjithnjë e më shumë për HIV-in, ishte se sa të çuditshme ishin epidemitë. Nëse flisni me njerëzit që studiojnë epidemitë, – epidemiologët – ti e kupton se ata kanë një mënyrë jashtëzakonisht të ndryshme të shikimit të botës. Ata nuk i ndajnë supozimet që ne kemi për mënyrën se si dhe përse ndodh ndryshimi.
Për shembull, fjala “Pikë kthese” vjen nga bota e epidemiologjisë. Është emri i dhënë në një epidemi në atë moment kur një virus arrin masën kritike. Është pika e vlimit. Është momenti në grafik kur vija fillon të vijëzojë drejt, lart, poshtë.
SIDA pati pikë kthese në vitin 1982, pasi ajo ishte një sëmundje e rrallë ngjitëse tek një grup i vogël homoseksualësh, duke u shndërruar në një epidemi mbarëbotërore. Krimi në New York City ndryshoi në mesin e viteve ‘90, kur shkalla e vrasjes papritur ra. Kur e dëgjova atë fjali për herë të pare, mbaj mend se thashë uooouuuu! Po sikur gjithçka të ketë një pikë kthese? A nuk do të ishte “cool” të provoja dhe të shikoja për “pika kthese” në biznes, apo në politika sociale apo në marketing apo në fusha të tjera jo-mjekësore?
- Pse mendoni se shembulli epidemik është kaq përcaktues për llojet e tjera të ndryshimit? A është pikërisht një mënyrë e pazakontë dhe interesante për të menduar rreth botës?
Jo. Mendoj se është shumë më tepër se kaq, sepse sapo të filloni të kuptoni këtë model, filloni ta shihni atë kudo. Unë jam i bindur se edhe idetë, edhe sjelljet, edhe produktet e reja qarkullojnë tek popullsia në mënyrë shumë të ngjashme siç lëviz sëmundja. Me fjalë të tjera, kjo nuk është thjesht një metaforë. Po flas për një analogji tejet të mirëfilltë. Një nga gjërat që shqyrtoj në libër është se idetë mund të jenë ngjitëse në të njëjtën mënyrë si një virus. Një kapitull, për shembull, merret me epideminë shumë të çuditshme të vetëvrasjes tek adoleshente në ishujt e Mikronezisë në Paqësorin Jugor. Në vitet 1970 dhe 1980, Mikronezi kishte normat e vetëvrasjeve dhjetë herë më të larta se kudo tjetër në botë. Adoleshentët ishin të infektuar tamam virusin e vetëvrasjes dhe njëri pas tjetrit ata po vrisnin veten në të njëjtën mënyrë në të njëjtat rrethana. Ne na pëlqen të përdorim fjalë si ngjitëse dhe infektivitet thjeshtë për ta aplikuar në sferën mjekësore. Por unë ju siguroj se pasi të keni lexuar për atë që ka ndodhur në Mikronezi do të jeni të bindur se sjellja mund të transmetohet nga një person në tjetrin aq lehtë po aq sa mund të ndodhë me gripin ose fruthin.
Në fakt, unë nuk mendoj se ju duhet të shkoni në Mikronezi për ta parë këtë model. A nuk është kështu edhe shpjegimi për epideminë aktuale të pirjes së duhanit të të rinjëve në këtë vend? Dhe ç’të themi për shpërthimin e vrasjeve masive me të cilat po përballemi në këtë moment – që nga Kolumbini, shit-blerjet e aksioneve në Atlanta apo Neo-nazimi në Los Anxhelos?
- A jeni duke folur për idenë e imitimit (memes), që është bërë kaq e popullarizuar në qarqet akademike kohët e fundit?
Është shumë e ngjashme. Një meme është një ide që sillet si një virus që lëviz përmes një popullsie, duke qëndruar te çdo person që infekton. Megjithatë, duhet të them, se nuk e pëlqej shumë këtë term. Gjëja që më shqetëson në diskutimin rreth memes është se askush nuk përpiqet të përcaktojë saktësisht se çfarë janë dhe çfarë e bën një meme-s kaq ngjitëse. Dua të them, ju mund të vendosni një virus në një mikroskop dhe t’i tregoni të gjitha gjenet në sipërfaqen e saj që janë përgjegjës për ta bërë atë aq të rrezikshëm. Pra, çfarë ndodh kur shikoni një ide infektive në një mikroskop? Kam një kapitull ku përpiqem ta bëj këtë. Unë përdor shembullin e shfaqjeve televizive të fëmijëve te Rruga Sesame dhe programin e ri Nickelodeon të quajtur “Blues Clues”. Të dyja këto janë shembuj të shfaqjeve që filluan të mësojnë epidemitë në sistemin parashkollor, që i kthyen fëmijët drejt leximit dhe “i infektuan” ata me mësimin. Ne ndonjëherë mendojmë Rruga Sesame si thjesht rezultat i gjeniut krijues të njerëzve si Jim Henson dhe Frank Oz. Por e vërteta është se ai është I projektuar në një mënyrë më të kujdesshme dhe të saktë, deri në detajet më të vogla. Në fakt, ka një histori të mrekullueshme për arsyen shkencore të krijimit të Zogut të Madh. Është shumë qesharake. Por unë nuk do ta çoj dëm atë për ju.
- Si do ta klasifikonit librin “Pika e kthesës”? A është një libër shkencor?
Më pëlqen ta mendoj atë si një histori intelektuale aventurore. Ai vjen nga psikologjia, sociologjia dhe epidemiologjia, dhe përdor shembuj nga botët e biznesit, arsimit, modës dhe medias. Po të kisha për të nxjerrë një analogji me një libër tjetër, do të thosha se është si “Inteligjenca Emocionale” e Daniel Goleman, në kuptimin që merr teoritë dhe idetë nga shkencat sociale dhe tregon se si ato mund të kenë rëndësi të vërtetë për jetën tonë.
Për shembull, ka një pjesë të tërë të librit që i është kushtuar shpjegimit të fenomenit të fjalës gojë më gojë. Unë mendoj se fjala e përcjellë gojë më gojë është diçka e krijuar nga tre tipe të veçanta psikologjike dhe tejet të rralla, të cilët unë i quaj Ndërlidhësit, Specialistët, dhe Shitësit. Unë i profiloj tre personat të cilët mendoj se iu përshtaten atyre tipave dhe pastaj përdor shembullin e Paul Revere dhe udhëtimin e tij në mesnatë për të treguar karakteristikat delikate të kësaj epidemie sociale. Pra, vetëm në atë kapitull ka pak sociologji, pak psikologji dhe pak histori, të gjitha në funksion të shpjegimit të një fenomeni shumë të zakonshëm, por misterioz që ka të bëjë me përditshmëriën tonë. Mendoj se ajo çfarë po them është se unë nuk jam i sigurtë se ky libër i përshtatet ndonjë kategorie. Kjo është arsyeja pse unë e quaj atë një histori aventureske. Unë mendoj se do të ngacmojë këdo që dëshiron të kuptojë botën rreth tij në një mënyrë ndryshe. Unë mendoj se kjo mund t’i japë lexuesit një avantazh – një sërë mjetesh të reja. Sigurisht, unë mendoj gjithashtu se ata do të jenë në një udhëtim tejet argëtues.
- Çfarë do të shpresonit që lexuesit të heqë nga ky libër?
Një nga gjërat që unë dua të bëj është t’iu tregoj njerëzve se si t’i nisin epidemitë e tyre “pozitive”. Mbi të gjitha, vlera e një epidemie është se edhe një kontribut i vogël është i mjaftueshëm për ta nisur atë dhe mund të përhapet shumë, shumë shpejt. Kjo e bën atë diçka me interes të dukshëm dhe të madh për të gjithë, që nga mësuesit që përpiqen të mësojnë nxënësit; bizneset që përpiqen të përhapin fjalën për produktin e tyre ose për këdo që përpiqet të krijojë një ndryshim me burime të kufizuara.
Libri ka një numër rastesh studimore të njerëzve që kanë aplikuar me sukses epidemitë – për shembull, një agjenci reklamash, dhe një aktivist i kancerit të gjirit. Unë mendoj se ato janë me të vërtetë raste interesante. Unë gjithashtu jam marrë me çështje të mprehta sociale, si pirja e duhanit tek adoleshentët, duke e zbërthyer dhe analizuar atë përmes një qasje epidemike, si një mundësi për zgjidhjen e këtij problemi. Çështja është se deri në fund të librit mendoj se lexuesi do të ketë një ide të qartë për fillimin e një epidemi në të vërtetë. Ky nuk është një libër abstrakt, akademik. Është shumë praktike. Dhe është shumë shpresëdhënëse. Është softueri i trurit.
Përtej kësaj, unë mendoj se “Pika e kthesës” është një mënyrë për ti dhënë kuptim botës, sepse unë nuk jam i sigurt gjithmonë se bota ka aq kuptim për ne sa ne mund të shpresojmë. E kam mbajtur gjatë këtë libër duke folur rreth mënyrës sesi funksionojnë mendjet tona, dhe ndonjëherë mënyrat e veçanta dhe problematike në të cilat truri ynë përpunon informacionin. Intuitatet tona, si njerëz, nuk janë gjithmonë shumë të mira. Ndryshimet që ndodhin krejt papritur, qoftë edhe nga një forcë minore, mund të na bëjë thellësisht konfuz. Njerëzit të cilët e kuptojnë “Pikën e kthesës” mendoj kanë një mënyrë për të dekoduar botën rreth tyre.
Librin “Pika e kthesës” e gjeni tek linku Këtu ose telefononi tek: 044508282