Libri non-fiction i botuar gjatë vitit 2017, ja 7 librat në garë

libri-me-i-mire-nonfiction-2017-bukinist-konkurs
Ne foto: 7 librat e perzgjedhur per konkursin libri me i mire nonfiction, i botuar gjate vitit 2017

Bukinist-i organizon çdo vit sondazhin për librin më të mirë të botuar në vitin paraardhës. Për secilën prej 6 kategorive të përcaktuara për votim, përzgjidhen 7 libra, ku ftohen lexuesit që të përzgjedhin librin për fëmijë.

Në kategorinë e librit Non-fiction, botuar gjatë vitit 2017 janë përzgjedhur këto libra:

“Sekretet e luftës” – Erald Kapri

Një libër që sjell këndvështrimin britanik për Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri. Përmes dokumenteve që gjenden në arkivat britanike, gazetari dhe studiuesi Erald Kapri ka sjellë informacione me vlerë për rolin e Britanisë së Madhe, raportet mes forcave politike shqiptare askohore, pushtimin gjerman, intrigat për pushtet, Luftën Civile, rolin që patën Enver Hoxha, Mid’hat Frashëri në atë periudhë.

Shtëpia Botuese:Insituti Lumo Skëndo

“100 vrasjet me te bujshme ne historine e shtetit shqiptar (1912-2017)” – Roland Qafoku

Pas afro 21 vite punë kërkimore, shkencore dhe sistematike, Roland Qafoku vjen me një libër risi: Vrasje për arsye shtetërore, vrasje për pasion por dhe vrasje që kanë ndryshuar historinë, që nga vrasja e Hasan Riza Pashës në Shkodër, koloneli hollandez Ludoëijk Thomson në Durrës, Çerçiz Topulli, Isa Boletini

Shtëpia Botuese:West Print

“Mitet e historiografisë arbëreshe” – Matteo Mandala

Libri është i ndarë në katër kapituj, në të cilët autori thyen mite të ndryshme të cilat më parë merreshin si fakte historike.

Shtëpia Botuese: Naimi

Përkthyes: Ardian Doka

“Kujtimet 1939-44” – Mustafa Greblleshi

Një libër i rrallë që skanon gjendjen e Shqipërisë në kohën e pushtimit nazi-fashist, parë nën optikën e një intelektuali të ri të asaj kohe, një shkrimtari të spiktatur dhe një shqipëruesi me vlera të rralla. Botimi është paraprirë me një parathënie nga Ismail Kadare

Shtëpia Botuese: Botimet Çabej

“Historia e Shqipërisë përmes karikaturës” – Ben Andoni

Ben Andoni ka zgjedhur ndihmën e karikaturës për të udhëtuar në historinë e identitetit shqiptar në 150 vitet e fundit.

Botimet Poeteka

“Tej Prologut – Shqipja dhe çështje të metodës” – Ledi Shamku – Shkreli

Ky botim del nga kornizat standarde të katedrave akademike dhe shtron një çështje urgjente: studimin e gjuhës shqipe. Është thirrje për një metodë të re të studimit të gjuhës tonë si dhe vetëdijësimin e shqipëfolësve në përdorimin e gjuhës sipas situatave gjuhësore në të cilat komunikojnë. Njëherësh, Ledi Shamku – Shkreli apelon edhe për thjeshtimin e alfabetit të shqipes, një kërkesë jo thjeshtë provocative

Shtëpia Botuese: Ledi Shamku-Shkreli

“Pyetje të tjera në albanologji – Autorë dhe teza” – Shaban Sinani

Qëllim themelor i projektit është njëherësh verifikimi i tezave, vlerësimeve, qortimeve e pohimeve të këtyre autorëve paralelisht me atë të mendimeve të dijetarëve rreth tyre në historitë e letërsisë, kulturës dhe arteve shqiptare.

Shtëpia Botuese: Naimi

Të gjitha librat mund t’i porosisni online në www.bukinist.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *