Romani i përkthyer në shqip gjatë vitit 2017, ja 7 librat në garë

proza-huaj-2017-konkursi-bukinist.jpeg
Ne foto: Librat e perzgjedhur per tu votuar ne kategorine, romani i perkthyer ne shqip gjate vitit 2017

Bukinist-i organizon çdo vit sondazhin për librin më të mirë të botuar në vitin paraardhës. Për secilën prej 6 kategorive të përcaktuara për votim, përzgjidhen 7 libra, ku ftohen lexuesit që të përzgjedhin librin për fëmijë.

Në kategorinë e romanit të përkthyer në shqip, botuar gjatë vitit 2017 janë përzgjedhur këto libra:

“Histori arratie e qëndrese” – Elena Ferrante

vëllimi i tretë i sagës napolitane, pas romaneve “Mikesha gjeniale” dhe “Mbiemri i ri”. Elena vazhdon të rrëfejë historinë e jetës së saj e, në mënyrë të tërthortë, edhe atë të Linës. një histori grash, e rrëfyer me shumë vërtetësi; më tepër se një vëzhgim, kjo është jeta e jetuar dhe e ndier në lëkurë.”

Përkthyes: Agim Doksani   

Shtëpia Botuese: PEGI

“Merimanga e Sarajevës” – Robert Wilton

Një roman historik, i rrallë për Ballkanin e vitit 1914, rolin e Fuqive të Mëdha, infiltrimi i agjentëve britanikë dhe realizimi i misionit për të kuptuar lojën e Merimangës që pasohet me vrasjen e princit Austro-Hungarez, Franc Ferdinandi, dhe shpërthimi i Luftës së I-rë Botërore.

Përkthyes: Diana Çuli 

Shtëpia Botuese: TOENA

“Vrasësi i verbër” – Margaret Atwood

Saga e një familjeje të pasur, por edhe saga e fajeve dhe përgjegjësive që mblidhen mbi njëra-tjetrën, si të ishin kukulla të vogla të verbra, që na lënë gjithmonë me pyetjen: “Po individi, ç’rol luan këtu?” Ky roman është vlerësuar mes 100 romaneve më të mira të Shekullit të XX në Britaninë e Madhe

Përkthyes: Agim Doksani 

Shtëpia Botuese: PEGI

“Provimi” – Julio Cortazar

Një roman emocionues i përroit të ndërgjegjes. Nëse pjesa e parë e librit e sfidon intelektin, pjesa e dytë e tij do të fanisë imagjinatën. “Provimi” është një roman me sens të errët humori i cili luan mjeshtërisht me fjalët dhe me kohën dhe me një konstelacion të pasur metaforash.

Përkthyes: Luljeta Shtino 

 Shtëpia Botuese: OMBRA GVG

“Dritë e gushtit” – William Faulkner

“Dritë e gushtit” është roman që vlerësohet mes kryeveprave të tij. Ky roman futet thellë në çështje thelbësore lidhur me racën, fenë, seksualizmin, rolin e kujtesës tek vetëdija dhe të shkuarën njerëzore duke shfaqur ngurtësinë morale të një bashkësie të tërë.

Përkthyes: Granit Zela   

Shtëpia Botuese: ONUFRI

“Valis” – Philip K. Dick

Philip K. Dick, i konsideruar si një nga dhjetë shkrimtarët më të mirë të Amerikës së shekullit të XX, vjen për herë të parë në shqip nga Pika pa Sipërfaqe me romanin e tij “Valis”. Roman tipik kafkian, ku kohët në rrëfim, që nga ditët tona në periudhën e antikitetit romak, gërshetohen në mënyrë brilante

Përkthyes: Ataol Kaso   

Shtëpia Botuese:  Pika pa Sipërfaqe

“Djem jete” – Pier Paolo Pasolini

Riçeti, Kaçota, Lenceta, Begaloni, Alduçoja e të tjerët janë çunakë nënproletarë romanë. Ata vërshojnë nga borgatat e Romës së viteve pesëdhjetë për t’ia mësyrë drejt qendrës, duke përshkuar një rrugëtim pikaresk të mbushur me ndodhi komike, tragjike, groteske.

Përkthyes: Shpëtim Kelmendi 

Shtëpia Botuese: Dudaj

Të gjitha librat mund t’i porosisni online në www.bukinist.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *