Libri më i mirë i botuar gjatë vitit 2017, ja 6 librat fitues

libri-me-i-mire-2017-bukinist
Ne foto: Kopertinat e 6 librave fitues ne secilen prej kategorive te votuara

Bukinist shpall me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit, më 23 prill 6 librat më të mirë që janë hedhur në qarkullim nga shtëpitë botuese shqiptare gjatë vitit 2017

Bukinisti mbylli procesin e përzgjedhjes së librave më të mirë të botuar gjatë vitit 2017 në gjashtë kategoritë: Libri për fëmijë: romani shqip, romani i përkthyer; libri në poezi, libri non-fiction dhe libri i Zhvillimit Personal.

Pas një konsulte me ekspertë të fushës, studiues, gazetarë dhe lexues, si dhe referuar të dhënave të shitjes gjatë vitit të kaluar, por edhe parametrave të tjerë, ne përzgjodhëm një short listë me 7 libra për secilën nga gjashtë kategoritë, për të cilat u realizua një votim online.

Votimi nisi më datën 7 shkurt dhe u mbyll më datën 22 prill 2018, ora 24.00.

Më poshtë janë librat fitues për secilën nga kategoritë ku u zhvillua votimi online:

I.Libri më i mirë i vitit 2017 tek Bukinist për fëmijë

“Nikolasi i vogël” nga René Goscinny dhe Jean- Jacques Sempé

Botues: Mediaprint. Përkthyese: Adriana Koxhaj

nikolasi-i-vogel     votimi-libri-per-femije

Seria e librave me personazhin Nikolasi i vogël ka shënuar një rekord prej 15 milionë kopje të shitura në mbarë botën. Përkthyer në më shumë se 40 gjuhë vjen bestseller edhe në shqip. “Nikolasi i vogël” është një libër me shumë humor; Një libër ku edhe të rriturit hasin ngjashmëri me fëmijërinë e tyre, ku secili sjell ndër mend se ka patur në klasë tipa si personazhet e librit. Te ky libër do të gjesh jetën tënde të përditshme, personazhe që ngjajnë me shokët e tu të klasës, zënka fëminore, aventura, çapkënllëqe…

Shiko rezultatet e votimit për këtë kategori, tek linku Këtu

II. Libri më i mirë i vitit 2017 tek Bukinist në zhanrin e poezisë

“Aurat e natës” nga Belfjore Qose.

Botuesi Ombra GVG

aurat-e-nates votimi-libri-me-poezi

Trofe i dyfishtë për poeten dhe studiuesen Belfjore Qose. Vëllimi poetik është vlerësuar nga Ministria e Kulturës mes propozimeve të mbështetura nga Fondi i Krijimtarisë, dhënë gjatë vitit 2017 dhe tani zgjidhet si libri më i mirë me poezi i vitit 2017 nga lexuesit e Bukinist.

Shiko rezultatet e votimit për këtë kategori, tek linku Këtu

III. Libri më i mirë i vitit 2017 tek Bukinist në romanin shqip

“Mërkuna e zezë” nga Agron Tufa

Botuesi: Onufri

merkuna-e-zeze votimi-proza-shqipe

Bota shqiptare është e mbushur me magjira dhe gratë shqiptare dinë plot gjëra për to. Romani “Mërkuna e Zezë ” i shkrimtarit Agron Tufa është mbledhja e tërë kësaj përvoje femërore të sjellë në një libër, që me një hap të shpejtë e pa shumë stërhollime (në plan të parë) eksploron atë pjesë të thellë mistike që kanë gratë përbrenda, e cila fillon nga mitra e tyre deri tek pushteti i bukurisë me pasione e nevoja, që as gratë vetë nuk do të dinë t’i shpjegojnë.

Shiko rezultatet e votimit për këtë kategori, tek linku Këtu

IV. Libri më i mirë i vitit 2017 tek Bukinist në romanin e përkthyer

“Histori arratie e qëndrese” nga Elena Ferrante.

Botuesi Pegi. Përkthyes: Agim Doksani

histori-arratie-e-qendrese votimi-romani-perkthyer

Saga napoletane e Elena Ferrante mbetet ndër librat më të shitur. I tillë ishte edhe libri i tretë i kësaj sage “Histori arratie e qëndrese”. Kjo është një histori grash, e rrëfyer me shumë vërtetësi; më tepër se një vëzhgim, kjo është jeta e jetuar dhe e ndier në lëkurë.”

Shiko rezultatet e votimit për këtë kategori, tek linku Këtu

V. Libri më i mirë i vitit 2017 tek Bukinist në zhanrin “Nonfiction”

“Pyetje të tjera në albanologji – Autorë dhe teza” nga Prof. Dr. Shaban Sinani

Botimet Naimi

pyetje-te-tjera-ne-albanologji votimi-libri-nonfiction

Qëllim themelor i projektit është njëherësh verifikimi i tezave, vlerësimeve, qortimeve e pohimeve të këtyre autorëve paralelisht me atë të mendimeve të dijetarëve rreth tyre në historitë e letërsisë, kulturës dhe arteve shqiptare.

Shiko rezultatet e votimit për këtë kategori, tek linku Këtu

VI. Libri më i mirë i vitit 2017 tek Bukinist në zhanrin “Zhvillim personal”

“Arti i brishtë i not giving a f.ck” nga Mark Manson.

Botues Minerva. Përkthyes: Bledar Kurti

arti-i-brishte-i-not-giving-a-fck votimi-libri-motivimit

Një libër bestseller ndërkombëtar, tani bestseller edhe në shqip. Në këtë guidë për zhvillimin personal, një bloger shumë i njohur na tregon se çelësi për të qenë më të lumtur, është të mos përpiqemi të jemi gjithë kohën “pozitivë”, por të përmirësohemi në përballimin e vështirësive.

Shiko rezultatet e votimit për këtë kategori, tek linku Këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *