Një libër për të ardhmen që të kuptojmë të tashmen

bill-gates-harari-homo-deus-bukinist
bill-gates-harari-homo-deus-bukinist
Bill Gates duke rekomanduar libra, ku mes tyre ndodhet edhe Homo Deus

 

Review nga bosi i Microsoft, filantropi dhe mendja brilante e kohës tonë rreth librit “Homo Deus” të Yuval Noah Harari, botuar në shqip nga Botart

bill-gatesBill Gates

Çfarë i jep kuptim jetëve tona? Dhe nëse një ditë, çfarëdoqoftë ajo që na jep kuptim për të shkuarën, çfarë mund të bëjmë pastaj?

Unë akoma po mendoj rreth këtyre çështjeve serioze pasi përfundova “Homo Deus”-in, libri më i ri provokativ i Yuval Noah Harari.

Melinda dhe unë u dashuruam me librin e mëparshëm, “Sapiens” i cili përpiqet të shpjegojë sesi speciet tona po dominojnë botën. Pasi e lexuam librin, ai shkaktoi biseda gjatë darkave për disa javë me radhë. Pra, kur doli në fillim të këtij viti “Homo Deus”, unë e rrëmbeva një kopje dhe vendosa që të kaloj pjesën më të madhe të pushimeve tona të fundit me leximin e tij.

Unë jam i gëzuar që e bëra. Libri i ri i Haharit është një sfidë dhe i lexueshëm si Sapiens. Për më tepër, nëse Sapiens e hedh vështrimin pas, ky libër shikon drejt të ardhmes. Unë nuk jam dakord me çdo gjë që ka thënë autori, por ai ka hedhur një vështrim të kujdesshëm në atë se çfarë mund të jetë njerëzimi nesër.

Homo Deus argumenton se parimet që ka organizuar shoqëria do të pësojnë ndryshime të mëdha në shekullin e XXI, me pasoja të mëdha për jetën, ashtu siç ne e dimë. Deri më tani gjërat që e kanë formësuar shoqërinë, – ato me të cilat ne  vlerësojmë vetveten, – kanë qenë gëshetim i rregullave fetare rreth asaj sesi të bëjmë një jetë të mirë, me qëllime më tokësore, si largimi i sëmundjeve, urisë dhe luftës. Ne jemi organizuar për të plotësuar dëshirat bazë të njeriut; për të qenë të lumtur, të shëndetshëm dhe për të marrë nën kontroll mjedisin që na rrethon. Duke marrë këto qëllime në përfundimin e tyre logjik, Harari thotë se njerëzit po përpiqen për lumturi, pavdekësi, dhe për të qenë hyjnorë.

Çfarë mund të bëjmë ne për botën nëse ne i arrijmë këto gjëra. Ky nuk është tërësisht një spekullim bosh. Lufta dhe dhuna janë në nivelet më të ulëta historike dhe akoma po bien. Përparimet në shkencë dhe teknologji do t’i ndihmojnë njerëzit për të jetuar shumë më gjatë  dhe për të shkuar më tej në dhënien fund të sëmundjeve dhe urisë.

Këtu gjendet ideja më provokative e Hararit. Aq mirë sa tingullon, arritja e ëndrrës së lumturisë, pavdekësisë dhe anës hyjnore, ai mund të jetë lajm i keq për rracën njerëzore. Ai parasheh një të ardhme të mundshme ku një numër i vogël i elitave, për të përmirësuar veteveten përmes bioteknologjisë dhe inxhinierisë gjenetike, lënë pas masat për krijimin e specieve të tilla: Kur inteligjenca artificiale na njeh më mirë sesa ne e njohim veten dhe kur këto elita si-Zoti dhe robotë super-inteligjentë e konsiderojnë pjesën tjetër të njerëzimit si të tepërt.

Harari ka bërë një punë të madhe për të na treguar se si ne mund të arrijmë në këtë të ardhme të zymtë. Por, unë jam më shumë optimist sesa ai se kjo e ardhme nuk është e paracaktuar.

Ai argumenton se progresi i njerëzimit drejt lumturisë, pavdekësisë dhe divinitetit është kufi për të qenë të pabarabartë, – disa njerëz do të ecin para, ndërkohë që shumë më tepër do të mbeten pas. Unë pajtohem në atë që përshpejton inovacioni, – ai nuk sjell automatikisht përfitime për këdo. Tregu privat në veçanti iu shërben nevojave të tjerëve me para dhe të pajis me mjetet e duhura, por shpesh iu mungojnë nevojat të varfërve. Por, ne mund të punojmë për ta mbyllur këtë hendek dhe për të afruar kohën që duhet për përhapjen e inovacionit. Për shembull, u deshën disa dekada për zhvillimin e vaksianve jetëshpëtuese në botën e pasur për të shkuar tek bota e varfër. Tani – falë përpjekjeve të kompanive farmaceutike, fondacioneve dhe qeverive – ka raste kur koha e vonesës është më pak se një vit. Duhet të përpiqemi ta kufizojmë edhe më shumë hendekun, por çështja më e madhe është e qartë: Pabarazia nuk është e pashmangshme.

Veç kësaj, në pikëpamjen time, skenari i kontrollit të botës nga roboti nuk është më interesant për tu menduar. Është e vërtetë se kur inteligjenca artificiale merr më shumë fuqi, ne duhet të sigurohemi se ajo i shërben njerëzimit dhe jo gjërave të tjera. Por, ky është një problem i inxhinierisë, ajo që mund ta quani problem kontrolli. Dhe këtu nuk ka shumë për të thënë, pasi teknologjia në fjalë nuk ekziston ende.

homo-deus-imazhi

Unë jam më i interesuar në atë që ju mund ta quani problemin e qëllimit. Supozojmë se ne mbajmë kontrollin. Po sikur të zgjidhim probleme të mëdha si uria, sëmundjet dhe bota të vazhdojë të bëhet më paqësore. Cilin qëllim do të kishin njerëzit atëherë? Cilat sfida mund të na frymëzojnë për t’i zgjidhur?

Në këtë version e ardhmja, shqetësimi ynë më i madh, nuk është një sulm nga robotët rebelë, por nga mungesa e qëllimit.

Çfarë do të ndodhë nëse do të sigurohet një jetë e lumtur dhe e shëndetshme për çdo fëmijë në botë. Si mundet që të ndryshojë roli që luajnë prindërit?

Unë e mendoj këtë çështje në këndvështrimin e vetë jetës time. Familja ime i jep jetës time qëllimin: – të qenit një bashkëshort, baba dhe mik i mirë. Si çdo prind, unë dëshiroj ti drejtoj fëmijët e mi drejt jetëve të lumtura, të shëndetshme dhe të realizuara. Por, çfarë ndodh nëse një jetë e tillë nuk sigurohet për çdo fëmijë në Tokë. Si mund ta ndryshojmë rolin që luajnë prindërit?

Këtu Harari bën një punë të mirë. Unë e kam parë sesi e shpjegon problemin e qëllimit. Dhe ai meriton mbështetje në ndërmarrjen e një përgjigje për të. Ai sugjeron se gjetja e një gjëllimi të ri kërkon që ne të zhvillojmë fenë e re, – duke e përdorur në kuptimin shumë më të gjerë sesa e kuptojnë shumica e njerëzve; diçka si “organizimi i parimeve që drejtojnë jetën tonë”.

Fatkeqësisht, nuk isha i kënaqur nga përgjigja e tij për çështjen e qëllimit. (Që të jem i sinqertë, unë nuk kam qenë i kënaqur nga përgjigjet që kam parë nga shumë mendimtarë të tjerë të zgjuar, si Ray Kurzweil dhe Nik Bostrom, apo nga vetë përgjigjet e mia për të tjerët). Në pjesën e fundit të librit Harari flet për një besim që ai e quan “Dataizëm, në të cilin e mira më e madhe morale është që të rrisë rrjedhjen e informacionit. Dataizmi “nuk ka asgjë kundër përvojave njerëzore” shkruan ai. Ai thjeshtë nuk mendon se ato kanë vlerë të brendshme”. Problemi është se Dadaizmi nuk i ndihmon njerëzit që të organizojnë jetët e tyre, sepse ai nuk merr parasysh faktin se njerëzit do të kenë gjithmonë nevoja sociale. Edhe në një botë pa luftë, uri apo sëmundje, do të vazhdonim të vlerësonim ndihmën, bashkëveprimin dhe kujdesjen për njëri-tjetrin.

Por, mos lejoni që një konkluzion jo i pëlqyeshëm t’ju pengojë për të lexuar Homo Deus. Ai është një libër shumë i angazhuar, me ide nxitëse dhe jo një zhargon. Ai ju bën të mendoni rreth të ardhmes, e cila është një mënyrë tjetër për të thënë se ajo ju bën që të mendoni rreth të tashmes. Unë e kam rekomanduar këtë libër për Melindën dhe ajo është duke e lexuar, ashtu siç unë e kam shkruar këtë review. Unë jam i paduruar që të flas me të rreth librit gjatë darkës.

Titulli është redaksional

Librin e gjeni tek linku ose mund të telefononi tek: 044508282

Artikulli në shqip është përgatitur nga Leximtari. Ju lutem, nëse e botoni në faqen tuaj citoni burimin ku është marrë artikulli

homo-deus-nje-histori-e-shkurter-e-se-nesermes

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *