Motivimi, 7 libra për pushime të lumtura

happy
happy
Foto ilustruese

 

Librat e motivimit dhe zhvillimit personal e kanë gjetur tashmë lexuesin e tyre edhe në Shqipëri. Koha më e mirë për të lexuar një literaturë të tillë është stina e verës. Prandaj, Bukinist po rekomandon 7 libra të këtij zhanri. Pjesa më e madhe e tyre janë botime të vitit të fundit. Mark Manson, Eckhart Tolle, Radovan Starc, Hetem Ramadani, Kosta Petrov, Osho, janë disa nga autorët, veprat e të cilëve ua propozojmë për lexim ndjekësve tanë.

  1. “Arti i brishtë i not giving a f.ck” nga Mark Manson

arti-i-brishte

Një libër bestseller ndërkombëtar. Në këtë guidë për zhvillimin personal, një bloger shumë i njohur në SHBA na tregon se çelësi për të qenë më të lumtur, është të mos përpiqemi të jemi gjithë kohën “pozitivë”, por të përmirësohemi në përballimin e vështirësive.

Për dekada me radhë na kanë thënë se çelësi për një jetë të lumtur dhe të pasur, është të mendosh pozitivisht. Por kësaj i ka ardhur fundi. “Pirdhu pozitivitet”, thotë Mark Manson. “Të jemi të sinqertë; ndonjëherë, gjërat në jetën tonë janë mut dhe duhet të mësojmë si të jetojmë me to”.

Manson na këshillon të mësojmë kufizimet tona dhe t’i pranojmë ato. Ai thotë se ky është burimi i vërtetë i forcës. Kur përqafojmë frikën, fajet dhe pasiguritë tona – kur nuk u largohemi dhe nuk u shmangemi të vërtetave të dhimbshme, por përballemi me to – mund të gjejmë guximin dhe vetëbesimin, të cilat i kërkojmë me aq dëshpërim.

“Në jetë kemi një numër të caktuar gjërash për të cilat mund ta çajmë trapin. Ndaj, duhet t’i zgjedhim me mençuri”.

Manson sjell një diskutim të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë, të mbushur me histori argëtuese dhe me një humor profan e të pamëshirshëm. Ky manifest është një shuplakë rifreskuese për të gjithë, në mënyrë që të nisim një jetë më të kënaqshme dhe më me këmbë në tokë.

  1. “Një tokë e re” nga Eckhart Tolle

nje-toke-e-re

Ky libër vijon botimin bestseller ndërkombëtar “Fuqia e së tashmes” i cili ka shënuar një rekord shitjesh në më shumë se 2 milionë kopje. Ky libër mbetet një manifest i shkëlqyer për të ndërtuar një jetë më të mirë secili prej nesh dhe për të kontribuar të gjithë bashkë për një botë më të mirë

Nëse lexuesit kanë zbuluar lirinë dhe kënaqësinë e jetës së gjallë, në të tanishmen, tek “Fuqia e së tashmes”, tek “Një tokë e re” Tolle i zgjeron idetë e tij të fuqishme për të treguar sesi përmes transhendentimit, egoja në gjendjen tonë të vetëdijes nuk është thelbësore për kënaqësinë personale, por është thelbësore për t’i thënë fund konfliktit dhe vuajtjeve në të gjithë botën. Tolle përshkruan sesi duke e bërë pjesë të jetës tonë egon prodhohet disfunksioni që na çon tek urrejtja, xhelozia dhe pakënaqësia; prandaj ai i tregon lexuesit sesi ndërgjegja mund të shkojë drejt një gjendje të re të vetëdijes dhe rrugës së ekzistencës së vërtetë vetëpërmbushëse.

  1. “Mendësia” nga Carol Dweck

mendesia

Për herë të parë vjen në mënyrë të qartë dhe briliante shpjegimi i konceptit mendësi. Profesoresha e Universitetit të Stanfordit, Dr. Carol Dweck në këtë bestseller botëror na jep teknika dhe këshilla sesi të ndryshojmë mënyrën tonë të të menduarit për të realizuar të gjithë potencialin që kemi brenda vetes.

Dëeck zbuloi një ide të thjeshtë por tejet shpërthyese: fuqinë e mendësisë. Në këtë libër brilant, ajo na tregon sesi suksesi në shkollë, punë, sport dhe arte, dhe sidomos në çdo fushë të aktivitetit njerëzor mund të ndikohet thelbësisht në mënyrën sesi ne mendojmë rreth aftësive dhe talentit që kemi. Njerëzit me mendësi të fiksuar, ata që besojnë se aftësitë e tyre janë të kufizuara, – janë më pak të prirur drejt suksesit sesa ata që mendësi të zhvilluar, pra ata që besojnë se kanë aftësi që mund të zhvillohen.

Ky libër iu vjen në ndihmë prindërve, mësuesve, menaxherëve dhe atletëve sesi ata mund ti vënë në punë këto ide për të pasur nxitje të jashtëzakonshme.

  1. “Shihemi në majë” nga Kosta Petrov

shihemi-ne-maje

Rrëfimi personal i një prej menaxherëve më të suksesshëm të Ballkanit. Një libër frymëzues – për të gjithë ata që besojnë se në jetë, të gjithë janë krijuar për të bërë gjëra të mëdha. Hyni në botën ku gjithçka është e mundur!

  1. “Lumturia” nga Fearne Cotton

lumturia

Ky libër iu vjen në ndihmë për të luftuar kundër depresionit dhe për t’u orientuar drejt një jete më të gëzueshme. Lumturia është botuar në Angli vetëm pak muaj më parë dhe nga fillimi e deri sot kryeson listën e librave më të shitur. Botimi shqip është me lidhje speciale dhe i ilustruar me ngjyra.

Autorja Ferni Koton e ka kuptuar se sa e rëndësishme është lumturia dhe përse duhet ta kërkojmë atë çdo ditë. E vendosur për të thyer tabutë mbi shëndetin mendor, këtu – për herë të parë – ajo hapet dhe tregon me sinqeritet të plotë betejën e saj kundër depresionit dhe gjërat e vogla në jetë që kanë aftësinë për ta mbajtur atë brenda kufijve, në mënyrë që të kemi lirinë për t’u orientuar drejt lumturisë.

Në këtë libër Ferni përfshin këshilla ekspertësh nga Mind, si dhe jep ide dhe ushtrime praktike, në mënyrë që edhe ju të bëheni pjesëmarrës. Ajo ju fton të merrni lapsin në dorë e të udhëtoni bashkë me të…

  1. “Shëndeti dhe suksesi përmes meditimit” nga Radovan Starc dhe Hetem Ramadani

shendeti-dhe-suksesi-permes-meditimit

Një libër me vlera të jashtëzakonshme për të njohur vetveten dhe potencialin brenda teje; një përqasje shpirtërore, e shoqëruar me një përqasje objektive, në rrugëtimin tënd për të qenë i suksesshëm në jetë përmes meditimit, një prej teknikave që garanton përshtatje, qetësi, energji dhe kreativitet të vazhdueshëm….

Qëllimi i këtij libri është t’ju informojë dhe t’iu bindë për një jetë të shëndetshme dhe fatlume sipas natyrës specifike njerëzore. Meditimi ka efekte të vërtetuara tashmë edhe shkencërisht si antistres, dhe çlirues të mendjes dhe trupit. Përmes meditimit ne arrijmë edhe qëllime të tjera, siç janë përmirësimi i aftësisë njohëse (kujtesa, përqendrimi), përmirësimi i gjumit, rritja e kreativitetit, përmirësimi i gjendjes shëndetësore, shtimi i kreativitetit dhe arritja e suksesit në sipërmarrjet tona të përditshme. Libri përmbledh dijet më të fundit të akumuluara nga autorët përmes studimeve dhe përvojave praktike të Hetem Ramadanit, i cili përmes meditimit ka arritur që të shërojnë dëmtimet në këmbë, apo ka aplikuar rastet e trajtimit të tumoreve apo sëmundjeve në zemër tek miqtë e tij.

  1. “Loja e jetës” nga OSHO – Bhagëan Shree Rajneesh

loja-e-jetes

Nuk ka një të dytë si Osho që na qartëson në lidhje me jetën dhe misionin tonë. Shpeshherë ne i ngatërrojmë ato, por qëllimi dhe jeta janë dy gjëra të ndryshme, përderisa vijmë në këtë botë për një qëllim, jeta na vjen si një mundësi. Këtë teori shpjegon Osho përmes komunikimit mes mësuesit dhe ndjekësit në librin “Loja e jetës” i ardhur në shqip pak kohë më parë

Jeta në vetvete nuk është qëllim. Qëllimi e tejkalon jetën. Jeta është thjeshtë një mundësi për të realizuar qëllimin. Qëllimi është i fshehur thellë brenda jetës. Ti nuk mund ta gjesh atë në supërfaqe, duhet të futesh në çdo qendër. Jeta është si një farë. Ajo është e pamjaftueshme në vetevete. Ti duhet të punosh shumë që ta bësh farën për të mbirë, për tu bërë një pemë dhe për tu rritur. Kjo është një nga gjërat themelore që na sjell në këtë libër Osho.

Pushime të këndshme!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *