Shokët e verës 2018, 9 libra që rekomandojmë për fëmijët

femijet-libra

Librat janë shokët më të mirë gjatë verës për vogëlushët. Ky është emri që i kemi vënë listës së rekomandimeve për lexuesit e vegjël gjatë periudhës së pushimeve. Këtë stinë ne kemi përzgjedhur 9 libra, të autorëve shqiptarë dhe të huaj, shumica e të cilëve janë libra të botuar gjatë vitit të fundit. Arian Leka dhe Rovena Rrozhani kanë sjellë së fundi dy botime të cilat i rekomandojmë pa hezitim për fëmijët këtë verë. Po ashtu, tek botimet në seri, kjo periudhë përkoi me botimet e librave “Ditaret e Peshkopes” 7 dhe Ditari i Gregut 6. “Baba i keq” i David Walliams është bestseller botëror që tashmë ka ardhur edhe në shqip. Në listë janë edhe botime të tjera nga letërsia klasike për fëmijë apo ajo bashkëkohore.

Më poshtë gjeni listën e rekomandimeve tona:

  1. Lëndina e arushëve nga Rovena Rrozhani

lendina-e-arusheve

Një ngjarje emocionuese! Historia e Tomit, arushit të robëruar në kafaz, që bën çmos të fitojë lirinë. Një histori, që tregon se kafshët kanë nevojë për shtëpinë e tyre, ashtu si edhe njerëzit. Një udhëtim në një botë ku zemra rreh fort për Tomin dhe miqtë e tij të mirë. Libri ka vlerë të shtuar nga ilustrimet e Borena Frashërit (Kunze), të cilat e bëjnë më të këndshëm dhe më të gjallë komunikimin me lexuesit e vegjël

  1. Ditarët e Peshkopes 7, Rrëfenjat e një ylli televiziv jo dhe aq të famshëm nga Rachel Renée Russell

ditaret-e-peshkopes-7-rrefenjat-e-nje-ylli-televiziv-jo-dhe-aq-te-famshem

Seria e Ditareve të Peshkopes vazhdon dhe për ata që kanë lexuar qoftë edhe njërin prej tyre, nuk mund të rrinë pa e ndjekur historinë gazmore të personazhit tonë: Ju sigurojmë se do të qeshni pafund. Ditarët e peshkopes kanë shitur deri më tani mbi 13 milionë kopje në mbarë botën.

  1. Ditari i Gregut 6 – Secili për vete nga Jeff Kinney

ditari-i-gregut-6-secili-per-vete

Greg Hefli i ka punës pisk. Është dëmtuar muri i shkollës dhe Gregu është i dyshuari kryesor. Por çmenduria është se ai është i pafajshëm. Ose pak a shumë. Ditari i Gregut vlerësohet nga USA Today, Publishers Ëeekly dhe Neë York Times i bestseller Nr. 1

  1. Magjistarët e dikurshëm, libri i parë nga Cressida Cowell

magjistaret-e-dikurshem-libri-i-pare

Dikur magjia ka ekzistuar dhe gjallonte nëpër pyjet e errët… derisa atje mbërritën Luftëtarët dhe…

Dikur magjia ka ekzistuar dhe gjallonte nëpër pyjet e errët… derisa atje mbërritën Luftëtarët dhe…

Ksari, nga fisi i Magjistarëve, nuk zotëron fuqi magjike dhe do të bënte të pamundurën për t’i pasur.

Dëshira, nga fisi i Luftëtarëve, zotëron një objekt magjik të ndaluar dhe do të bënte të pamundurën për ta mbajtur të fshehur. Ksarit dhe Dëshirës u duhet të harrojnë që janë kundërshtarë, nëse duan që t’ia dalin mbanë gjatë aventurës në burgjet e fshehta në Kështjellën e Luftëtarëve të Hekurt…

Atje diçka ka qenë duke fjetur për njëqind vjet dhe tani po zgjohet…

  1. Aventura me bisht nga Dritan Gjeli

aventura-me-bisht

Një libër argëtues për vogëlushët, ku jeta, vlerat dhe veset, flasin përmes botës së kafshëve. Ky libër është fillimi I një serie që do të bëhen shumë të dashura për lexuesit e vegjël

Në këtë libër do të gjeni rrëfenjat “Gomari dhe miushi Tobi”, “Loja e akullt”, “Dhelpra dhe qypi i mjaltit”, “Pleshti ziliqar” dhe “Besa e gjarprit”. Janë pesë histori fantastike që do tua bëjmë më të bukura ditët e pushimeve, ju, të dashur vogëlushë.

Libri shoqërohet me ilustrimet me ngjyra të Entela dhe Sulid Kasemi, artistë të njohur.

  1. Mio, i vogli Mio nga Astrid Lindgren

mio-i-vogli-mio

“Mio, i vogli Mio” është një ndër veprat më të njohura të Astrid Lindgrenit, është romani i dytë që Botimet IDK po sjellin në gjuhën shqipe pas romanit ‘Ronja vajza e kaçakut’, prej të cilit vitet e fundit është bërë dhe një film vizatimor.

I vogli Mio gjithnjë kishte menduar se qe një fëmijë jetim, të cilin e kishin birësuar teto Edla dhe xha Siksteni. Kjo gjë e trishtonte mjaft. Por ja që një ditë prej ditësh, befas ai mori si dhuratë një mollë të artë, e po ashtu, gjeti një shishe të hedhur birre, dhe, ke parë ti, sapo e mori atë në dorë, pa se brenda saj diçka po lëvizte. Bëhej fjalë për një xhind të mbyllur në atë shishe. Sapo ia hoqi tapën, sakaq u gjend në një vend të largët e magjik, ku ishte mbret babai i tij i vërtetë, që ai e kishte pandehur të vdekur. Por ja që gëzimi i tij që takoi babanë nuk zgjati shumë, sepse shpejt ai mori vesh se do t’i duhej të përmbushte një mision mjaft të vështirë: të çlironte botën nga e keqja.

Sidoqoftë, Mio ishte një djalë trim dhe me kurajo që s’kishte frikë të përballej me Kavalierin e frikshëm Kato…

  1. Legjendat më të bukura të mitologjisë – Volumi 1 nga Arian Leka

legjendat-me-te-bukura-te-mitologjise-volumi-1

Këta libra çelin gjerdanin e botimeve mbi disa prej miteve dhe legjendave më të njohura të antikitetit europian. Do të gjejmë këtu disa nga rrëfenjat më të bukura, të cilat na kanë mahnitur, na kanë shtangur, tmerruar dhe zbavitur prej shekujsh, por që na kanë mësuar gjithashtu një nga format mahnitëse të rrëfimit të historisë sonë, mënyrës sesi menduan, përpjekjet e njerëzve për të shpjeguar botën, përjetimet tona, gjurmët që nuk u shlyen dot nga koha, ndryshimet në shoqëri dhe në natyrë.

  1. Zbuloni detin

zbuloni-detin

Le të eksplorojmë dhe të zbulojmë së bashku botën e nënujit me gjithë misteret e saj. Ka kaq shumë për të thënë për ajsbergët dhe gumat koralore, për peshqit e shumëllojshëm dhe krijesa të tjera detare të jashtëzakonshme, për të cilat nuk kishit dëgjuar kurrë më parë. Do të zbuloni se meduzat kanë jetuar shumë kohë para dinozaurëve, se sfungjerët, në të vërtetë, janë kafshë, do të kuptoni se si ia bëjnë breshkat e peshqit që udhëtojnë në të njëjtat rrugë detare pa humbur asnjëherë… Veç ilustrimeve reale interesante për çdo informacion, ne kemi bërë edhe ca ilustrime humoristike; thjesht, për çlodhje dhe argëtim.

  1. Babi i keq nga David Walliams

babi-i-keq

Novela e dhjetë e David Walliams është historia drithëruese e një babai me të birin në një mision rrëqethës për të ndrequr një gabim dhe ndëshkuar Bigun e ligë. Brenda një viti ka kryesuar të gjitha listat botërore të shitjeve, qoftë të librin për fëmijë, por edhe më tej; mbi 20 milionë kopje, duke u shndërruar në autorin absolut të momentit. Fatmirësisht, tashmë edhe në shqip, për lexuesit e vegjël.

lexime-vocerraket

Pushime të gëzuara, vogëlushë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *