Krishtlindjet, – ja 7 librat magjik për lexuesit e vegjël

The-Best-Christmas-Ever-book
The-Best-Christmas-Ever-book
Foto ilustruese

Botimet për festat e fundvitit që Bukinist rekomandon për lexuesit e vegjël.

Nata e Krishtlindjeve është magjike – dhe librat e bëjnë më të bukur këtë moment. Aq më tepër për lexuesit e vegjël të cilët i besojnë më shumë se askush tjetër fantazitë. Prandaj, Bukinist rekomandon 7 librat që i kushtohen Krishtlindjeve, të cilat i përkasin moshave të ndryshme të lexuesve të vegjël. Këto botime sjellin rrëfenja, aktivitete zbavitëse, tinguj muzikor dhe shumë elemente të tjera.

Libri “Gëzuar Krishtlindjet” vjen si rekomandim i parë. Ai është për moshat deri në 3 vjeç dhe përmban pesë butona muzikor për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, – një botim i Edualbës.

KRISHTLINDJE-0

Krishtlindja e Olivias” nga Ian Falconer është rekomandimi i dytë, i cili është për moshat 3-6 vjeç. Këtu vijnë  historitë gazmore të një derrkuceje të vogël me emrin “Olivia”.

KRISHTLINDJE-2

Një libër me funksion të trefishtë që i dedikohet festës së fundvitit është edhe “Po vjen babagjyshi” i autores Rovena Rrozhani. Këtu ka vjersha, lojëra dhe vizatime të cilat autorja i ka bërë për lexuesit e vegjël në kohën e prindërimit për herë të parë.

KRISHTLINDJE-1

Përrallat e Babagjyshit të Vitit të Ri” është një libër tjetër që e rekomandojmë. Në këtë libër ka përralla të përzgjedhura me kujdes e dashuri për vogëlushët.

KRISHTLINDJE-3

Lexuesit e Stiltonit janë të shumtë, sepse Jeronim Stilton ka ç’të rrëfejë: Festa do punë, por mund të dalin edhe gjëra të paparakishuara. Të tilla i dalin edhe Stiltonit gjatë gjithë ditës, derisa në mbrëmje i merr flakë edhe shtëpia. Këto periperci do t’ju zbavisin, deri në momentin që miushi i zgjuar mblidhet me miqtë e tij për të festuar Krishtlindjet. Për këtë arsye e kemi rekomanduar librin “Janë Krishtlindjet, Stilton!

KRISHTLINDJE-4

Ç’natë e mrekullueshme” është libri i radhës që kemi rekomanduar për fëmijët ku janë tetë rrëfenja për Krishtlindjen.Nata e saj është plot me pritje, entuziazëm dhe me shpresa, që e bën të veçantë çdo gjë që është e përditshme dhe e zakonshme. Në një natë si kjo gjithçka mund të ndodhë: mund të gjesh shpresën, kur çdo gjë të duket e errët; mund të hedhësh dritë mbi ndonjë sekret të kohëve të largëta; mund të gjesh diçka apo dikë që e mendoje përgjithmonë të humbur dhe, madje, mund edhe të jetë koha për të ndryshuar.

KRISHTLINDJE-5

Autorja rumune Maria Mañeru na sjell të njëjtat rrëfenja magjike tek libri “Përrallat e Krishtlindjeve” ku janë përfshirë edhe 7 aktivitete argëtuese për vogëlushët në këtë prag festash.

KRISHTLINDJE-7

Librat i bëjnë më të bukura festat e Krishtlindjeve. Prandaj Bukinist rekomandon këto shtatë libra të cilat i sjellim tek ju në çdo kohë, pa kosto transporti në Tiranë dhe në rrethe për të gjithë lexuesit që zgjedhin Posta Shqiptare.

Të gjithë këto libra janë pjesë e rekomandimeve tona “Përrallat e babagjyshit”, të cilat janë në ofertë -10% deri më datë 31 dhjetor 2018.

Përgatiti: Albert Gjoka

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *