Disa pyetje për Mark-Alemin

pallati
pallati
Foto ilustruese

Përshtypje për romanin “Pallati i Endrrave” i shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare.
konkursiRalfi SALIHI*
Nisem nga titulli, një titull gjithmonë do të sjellë goditjen e parë për lexuesin. Kjo “goditje” qe e beftë pasi nuk po vendosja dot a kisha të bëja me një libër filozofik apo, përtej titullit qëndronte ndonjë simbolikë e fshehur, ashtu si tek “Ferma e kafshëve” e George Orwell. Kjo ngjalli interesin tim të parë.

Emri i autorit është gjithmonë gjëja e fundit që unë lexoj tek kopertina e librit. Nuk ka aspak ndikim tek une emri i autorit apo “shtatlartësia” e tij , qoftë një autor i madh apo i vogël, kështu që e lë për në fund.
Filloj ta lexoj dhe kuptoj ndërlikimin e parë, një situatë ankthi e një nëne për të ardhmen e birit të tij. Stopova , e dija që do të ishte diçka interesante pasi në këtë botë nuk ka gjë më të pastër dhe më të dëlirë se lidhja nënë-bir, një lidhje që po të krahasohej do të ishte më e fortë se çdo lidhje kimike që bashkon elementin në ato substanca që formojnë çdo gjë.

Duke vazhduar leximin, ama kuptoj se ekziston një mesazh i fshehur për këtë lidhje; çfarë kuptoj unë me këtë, dua të them që në momentin kur Mark-Alemi futet në departament, në Pallatin e Ëndrrave, ai përballet me diçka përtej empirikes dhe racionales. (Mos vallë kështu ndodh kur nëna i përcakton një rrugë fëmijës së saj për në jetë?)
Ka momente të shumta që unë do të doja të përmendja në këtë shkrim për vetë konceptin e Pallatit të Ëndrrave, por do të më pëlqente të ndalesha tek njëri prej tyre i cili më bëri të mendoja e të reflektoja.
Po flas për momentin kur Mark-Alemi shkëputet nga “stacioni” i Ëndrrave. Pas lë Pallatin e Ëndrrave, bota çuditërisht i duket ndryshe atij, më e zymtë, më gri dhe më mediokër. Këtë situate dua ta paraqes me anë të një grafiku :

mark-alemi Deri tek pika A, ndjenja paraqitet drejt një maksimumi, dhe këtu paraqitet kur ai qëndronte në pallat, ndërsa pjesa tjetër, është kur ai largohet, shohim një zbritje të madhe, që bie menjëherë në sy. Humultojmë nga ka ardhur kjo zbritje; ky zhgënjim e lëndim?

Çfarë është Pallati i Ëndrrave, një departament që kujdeset për ëndrrat; ato të vërteta, ato të pastra pa furça të njerëzve!. E çuditshme apo jo? Mediokriteti i njerëzve ka rënë si një mjegull gri që ka verbuar sytë e njerëzve, të cilët kanë humbur sensin e të ëndërruarit, asaj që vërtetë i jep ngjyra realitetit që jo gjithmonë është aq i ëmbël për ne qeniet njerëzore që po harrojmë gjithmonë e më shumë se jeta nuk jetohet vetëm.

Si lexues, do ta konsideroja veten një lexues të keq  sepse gjithmonë dua të gjej diçka në libra autorësh, diçka e cila do të ballafaqojë filozofinë time, të më ndryshojë mendim, të më motivojë pasi shoh që aspekti njerëzor paraqitet gjithmonë e më pak në çdo pjesë.

Mendoj se edhe letraret dhe gjuhëtarët këtë kërkojnë të bëjnë, apo jo zoti Kadare? Ty të them që me “Pallatin e Ëndrrave” më kujtove që ka shumë për të parë, të cilat shihen në shtetin social, ose aty ku shija për jetën të shijon më shumë se shija për pushtet.

Një mish-mash i ëndrrave për realitetin dhe realiteti për ëndrrat, kam shumë pyetje për këtë gjendje:
-Çfarë ndjeu Mark-Alemi kur kontrollonte ëndrra; çfarë i shkonte ndërmend kur prekte aq ëndrra?
-A ishte rastësore që familja e tij e punësoi në këtë institucion apo fshihet diçka tjetër?
-A do e konsideronte shkrimtari, o Ismail Kadare,  që ëndrra jote do të përbënte një kërcënim për shtetin totalitar dhe a mund të thuash që kjo ëndërr tanimë ka fituar kundrejt tij?
-Si pajtohet autori me konceptin mitik të kohës dhe si munde ti ti ndërlidhesh konceptet filozofike në një vepër të tillë?
Stili i veçantë, imagjinata që përban diçka zgjuese, provokative deri diku, çliruese, art që nxit rezistencën e shpirtit njerëzor kundrejt çdo shtypjeje, e bën këtë vepër dhe çdo tjetër që ofron Ismail Kadare një vepër që ja vlen te lexohet dhe të perceptohet nga rinia e sotme, sidomos shqiptare dhe jo vetëm.

*Kjo review u shpall fituese e vendit të parë në konkursin e organizuar nga Bukinist dhe shkolla e mesme jo-publike Ernest Koliqi, “#jamliber – #ismailkadare, me rastin e 83-vjetorit të lindjes së shkrimtarit tonë të shquar

One thought on “Disa pyetje për Mark-Alemin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *