Platforma online e librit shqip, Bukinist.al shpalli sot fituesit e konkursit #JamLiber – #Ismail Kadare, i organizuar në bashkëpunim me shkollën private “Ernest Koliqi”, në kuadrin e 83-vjetorit të lindjes së shkrimtarit tonë të shquar. Me dhjetëra nxënës morën pjesë në garë, me përshtypjet e tyre, ku kishin përzgjedhur për objekt – leximi një vepër të Ismail Kadaresë.
Me vendin e parë u vlerësua Ralfi Salihi me një përshtypje për romanin “Pallati i ëndrrave”; në vendin e dytë Emida Qafa, me një review për romanin “Prilli ï thyer”. Në vendin e tretë doli Wendy Lera me review-n për romanin “Hija”.
Për fituesit, Bukinist ndau çeçe librash (gift cards) ndërsa për të gjithë nxënësit e shkollës dhuroi kuponë. Të gjithë gjimnazistët që do të përdorin kuponët tek www.bukinist.al, do të bëhen automatikisht Mik i Bukinist.
Vlerësimi i përshtypjeve që morën pjesë në konkurrim u bë nga menaxheri i Bukinist, Dr. Albert Gjoka. Sistemi i vlerësimit u bë mbi nivelin e leximit të veprës së përzgjedhur, kulturën e shkrimit të përshtypjes dhe raportin që ndërton lexuesi me ngjarjen apo personazhin tek vepra e lexuar.
Bukinist ka krijuar një traditë në organizimin e konkursve me review, ku ka vendosur në fokus kryesisht nxënës dhe studentë.
Libraria oline e librit shqip “Bukinist” është themeluar në korrik të vitit 2016, si një nga platformat më të suksesshme të tregtimit të librit tek “Nettrade Albania”, lidër në tregun e shitjeve online, e cila tashmë është pjesë e “Balfin Group”.
Foto nga momentet e organizimit të aktivitetit më datë 1 shkurt 2019 në mjediset e shkollës Ernest Koliqi, ku u bë edhe ndarja e çmimeve dhe certifikatave për tre fituesit.
One thought on “Konkursi #jamliber, shpallen fituesit e shkollës Ernest Koliqi”