#jamliber – Ismail Kadare, shpallen fituesit e shkollës Wilson

cmimet-3
Ne foto: Drejtoresha e shkolles Wilson, Adriatike Lami, me nxenesit fitues dhe menaxherin e Bukinist, Albert Gjoka

Platforma online e librit shqip, Bukinist.al shpalli sot fituesit e konkursit #JamLiber – #Ismail Kadare, i organizuar në bashkëpunim me shkollën private “Woodrow Wilson”, në kuadrin e 83-vjetorit të lindjes së shkrimtarit tonë të shquar. Në garë morën pjesë 20 nxënës të cilët kishin përzgjedhur për objekt – leximi një vepër të Ismail Kadaresë.
Nxënësi Arbër Mucaj bën një analizë stilistikore të poezisë Kristal, me një nivel shumë të lartë, ku dëshmon njohje shumë të mirë të teknikave poetike. Era Metaj ndalet në thelbin e dramës së femrës nën regjimin komunist. Erion Isufi bën rolin e fotografit për qytetin e gurtë, si një paralele me përshkrimin që i bën Kadare qytetit në romanin Kronikë në gur. Ndonëse jo aq e arrirë në funksion të temës, por ai përcjell një ide interesante leximi: leximin fotografik i vendit. Henri Kurti rrok idenë e dashurisë dhe fuqinë e saj në marrëdhënien njerëzore;
Hilari Fejza bën një lexim shumë të thelluar të veprës Kronikë në gur, ndërton një raport personal si lexuese me veprën dhe spikat shumë mirë vlerat e këtij romani. Iris Dajti analizon Keshtjella, duke u ndaluar fabulën e romanit, në simbolikën, dhe në vlerat e veprës. Justina Bega vlerëson pikën më të fortë të raportit të njeriut me sistemin, – përmes leximit të veprës Pallati i ëndrrave.
Skerdi Progri shkon thellë në leximin e veprës Prilli i thyer, në përpjekjen e dy personazheve Gjorgu dhe Diana për të ndryshuar destinin, – njëri për ti shpëtuar gjakmarrjes dhe tjetrá për të gjetur dashurinë e vërtetë.
Në mbyllje të vlerësimeve, çmimin e parë e fitoi Era Metaj, me një përshtypje për romanin “E penguara”; në vendin e dytë u rendit Justina Bega, me një review për romanin “Palati i ëndrave”. Në vendin e tretë doli Arbër Muça me analizën e poezisë “”Kristal”.
Vlerësimi i përshtypjeve që morën pjesë në konkurrim u bë nga menaxheri i Bukinist, Dr. Albert Gjoka. Sistemi i vlerësimit u bë mbi nivelin e leximit të veprës së përzgjedhur, kulturën e shkrimit të përshtypjes dhe raportin që ndërton lexuesi me ngjarjen apo personazhin tek vepra e lexuar.
Për fituesit, Bukinist ndau çeçe librash (gift cards) ndërsa për të gjithë nxënësit e shkollës “Wilson” dhuroi kuponë. Të gjithë gjimnazistët që do të përdorin kuponët tek www.bukinist.al, do të bëhen automatikisht Mik i Bukinist.
Bukinist ka krijuar një traditë në organizimin e konkursve me review, ku ka vendosur në fokus kryesisht nxënës dhe studentë.
Libraria oline e librit shqip “Bukinist” është themeluar në korrik të vitit 2016, si një nga platformat më të suksesshme të tregtimit të librit tek “Nettrade Albania”, lidër në tregun e shitjeve online, e cila tashmë është pjesë e “Balfin Group”.

cmimet-2

Foto nga momentet e organizimit të aktivitetit më datë 5 shkurt 2019 në mjediset e shkollës “Woodrow Wilson”, ku u bë edhe ndarja e çmimeve, certifikatave për tre fituesit dhe kuponave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *