Bukinist shpall librat më të mirë, botuar gjatë vitit 2018

konkursi-me i mire

konkursi-me i mire

Në vitin e tretë të tij, Bukinist organizon votimin online për librat më të mirë që janë hedhur në qarkullim nga shtëpitë botuese. Edhe këtë vit janë organizuar votime për 6 kategori: për librat për fëmijë, poezinë shqipe, romanin shqip, romanin e përkthyer, librin non-fiction dhe librin e zhvillimit personal.

Fituesi i librit për fëmijë u shpall “Një elefant elegant” i Rudina Çupit më datën 2 prill, në Ditën Botërore të Librit për Fëmijë. Ndërsa më 23 prill ka përfunduar votimi për kategoritë e tjera.

Fituesit, sipas kategorive, janë si më poshtë:

1.VOTIMI ONLINE – ROMANI SHQIP

romani shqip- me i mire libri me i mire - romani shqip

Romani më i mirë shqip i botuar gjatë vitit 2018 është shpallur “Ciklopi” i Brajan Sukaj, botuar nga Ombra GVG.

 

2.VOTIMI ONLINE – ROMANI I PERKTHYER

libri me i mire - romani i perkthyer romani perkthyer

Romani më i mirë i përkthyer, i botuar gjatë vitit 2018, është shpallur “City” i Alessandro Baricco, përkthyer nga Mimoza Hysa dhe botuar nga Dudaj

LINKU:

3.VOTIMI ONLINE – POEZIA SHQIPE  

libri me i mire - poezia shqipe poezia shqipe

Vëllimi poeti i botuar gjatë vitit 2018, shpallet “Një udhëtim e gjysmë” nga  Manjola Nasi, botuar nga Argeta LMG.

LINKU:

4.VOTIMI ONLINE – LIBRI NON-FICTION

Libri më i mirë non-fiction,  i botuar gjatë vitit 2018, shpallet “Letrat e mia Kredenciale” i  Besnik Mustafajt, në një rrëfim me gazetaren Arta Marku, botuar nga Toena.

libri me i mire - libri nonfiction non-fiction

5.VOTIMI ONLINE – ZHVILLIM PERSONAL  

jack-ma-ali-baba libri me i mire - zhvillimi personal

Libri më i mirë i zhvillimit personal,  i botuar gjatë vitit 2018, shpallet “Jack Ma & Ali Baba” nga  Yan Qicheng, botuar nga Minerva.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *