Ja 11 librat më të mirë për fëmijët tuaj gjatë pushimeve verore

femije-veras

Gjatë pushimeve verore librat janë një ndër zgjedhjet më zbavitëse për fëmijët e vegjël. Prandaj, Bukinist rekomandon për lexuesit e grupmoshës 5 – 12 vjeç librat më të përshtatshëm për t’i marrë me vete kudo ku shkojnë me pushime gjatë verës. Përzgjedhja është bërë bazuar mbi prurjet e reja por edhe ato që tashmë e kanë fituar besimin e lexuesit të vogël; po ashtu, ka një përzgjedhje mes autorëve shqiptarë dhe të huaj; Gaqo Bushaka, Mark Tëain, Mitrush Kuteli, Joane Roëling,  René Goscinny, Jeff Kiney tashmë kanë fituar zemrat e vogëlushëve dhe janë pjesë e pandarë e bibliotekave të tyre. Disa prej këtyre autorëve kanë ardhur me botimet më të fundit. Prandaj, po rekomandojmë këto tituj, të cilat i gjeni në ofertë gjatë pushimeve të verës.

 

Happy children of three sitting with books
Happy children of three sitting with books
  1. “Nikolasi i vogël në pushimet verore” nga René Goscinny, Jean- Jacques Sempé

nikolasi-i-vogel-ne-pushimet-verore

Vazhdon seria e Nikolasit të vogël: Kësaj radhe në fokus janë pushimet. Me aventurat e tij gjatë pushimeve veorre do të zbaviteni dhe do të shkriheni përsëri së qeshuri. “Vendimin se ku do t’i kalojmë pushimet e merr babi, edhe pse në fund shkojmë aty ku dëshiron mama”.

  1. Tregime të moçme shqiptare nga Mitrush Kuteli

tregime-te-mocme-shqiptare

Një kryevepër e magjisë popullore shqiptare që vjen në filitrin rrëfimtar të Mitrush Kutelit: Një nga librat më të shitur të dy dekadave të fundit; një rekomandim i përhershëm për fëmijët dhe një zgjidhje briliante për të kuptuar ashtin e fantazisë shqiptare

  1. Pushimet e Çufos nga Gaqo Bushaka

pushimet-e-cufos

Leximi i “Çufoja dhe bubi Kaçurrel”, “Çufoja në shtëpinë e çudirave”, “Filmi i gjeneral Çufos” dhe “Pushimet e Çufos” ka bërë që ky personazh të mbijetojë dhe të bëjë prapësira për afro tre dekada. Por, besoj se shumëkush do ta shijojë edhe pjesën e aventurave të personazhit tonë aq të dashur gjatë pushimeve verore.

  1. “Aventurat e Tom Sojerit” nga Mark Twain

aventurat-e-tom-sojerit

Është shumë e vështirë që të gjesh një fëmijë që të ketë kaluar moshën e fëmijërisë pa Tom Sojerin. Nëse je prind, këtë libër duhet ta lexosh edhe vetë, por duhet t’ia rekomandosh së pari fëmijës tënd…. Ç’pret!

  1. “Ditari i Gregut 9 – Çomeni ne shtepi” nga Jeff Kinney

ditari-i-gregut-9-comeni-ne-shtepi

Një udhëtim me familjen, mendohet si një ngjarje shumë dëfryese…..me përjashtim të rastit kur je me Heflet. Ky libër është një bombë për lexuesit ngurrues dhe këdo që kërkon një libër për të qeshur pa fund..!

  1. “Vendi i rrefenjave – Paralajmerimet e vellezerve Grim” nga Chris Colfer

vendi-i-rrefenjave-paralajmerimet-e-vellezerve-grim

Libri i tretë i serisë së shumëshitur “Vendi i Rrëfenjave” i vë binjakët në sprovë, ndërsa ata bëjnë bashkë të dyja botët!

  1. Agjencia Prindërore nga David Baddiel

agjencia-prinderore

Eja në agjencinë tonë dhe zgjidh mamin dhe babin e përkryer. Ky është ndër librat më të suksesshëm në Britaninë e Madhe që tashmë vjen edhe para lexuesve të vegjël shqiptarë: Ju garantojmë se ky libër do të ndikojë për mirë në harmoninë dhe lumturinë e familjes tuaj. Dhe, a e dini se pse?!!

  1. Konradi – ose djali i kutisë së konservës nga Christine Nostlinger

konradi-ose-djali-konserves

“Konradi – ose djali konservës” i shkrimtares austriake Christine Nöstlinger është një sukses botëror i jashtëzakonshëm, i përkthyer në më shumë se 20 gjuhë, tanimë vjen edhe në shqip, për të na rrëfyer historinë e një djali të dorëzuar gabimisht te dikush, që nuk dëshiron ta kthejë më mbrapsht. Ky libës konsiderohet si një leksion i shkëlqyer për mënyrën sesi prindërojmë dhe për raportet e fëmijës me prindërit.

  1. “Nevërmur Sprovat e Morigana Krout” nga Jessica Townsend

nevermur-sprovat-e-morigana-krout

“Nevërmur” i Jessica Townsend-it: Spriovat e Morigana Krout nuk është thjesht një debutim i jashtëzakonshëm. Tërheqës, magjepsës, dhe i shkruar në mënyrë të mrekullueshme, ky libër sjell një aventurë të jashtëzakonshme që me siguri do të bëhet libri i preferuar për shumë lexues..” – Trenton Li Stjuart, autor bestseller i serisë Mysterious Benedict Society

  1. “Kafshët fantastike” nga Joanne K. Rowling

kafshet-fantastike

Kafshët fantastike dhe ku mund të gjenden – vepër e J. K. Rowling, autore e librave të Harry Potterit, e dashur dhe e njohur për të gjithë lexuesit në botë, shënon debutetin e saj si skenariste. Një dhuratë e përsosur për bibliotekën e çdolloj lexuesi, qoftë një fans i hershëm ose i ri në botën magjike.

  1. “Eksploruesi” nga Katherine Rundell

eksploruesi

Një roman klasik i aventurës shkruar nga Katherine Rundell dhe frymëzuar nga fëmijëria e saj në Afrikë dhe Evropë. Një libër ku prindër e fëmijë ftohen të bëhen pjesë e një aventure në natyrën e egër të Amazonës. Waterstone dhe BBC e kanë shpallur si librin më të mirë për fëmijë të vitit 2014.

vogelushe

Të gjithë këto libra dhe serinë me 60 rekomandime “Shokët e verës” e gjeni në ofertë tek LINKU

Librat vijnë tek ju në kohë të shpejtë. Paguani në momentin që merrni librat në duar.

Përgatiti: Albert Gjoka

2 thoughts on “Ja 11 librat më të mirë për fëmijët tuaj gjatë pushimeve verore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *