Pazari i librit në TEG, oferta deri në -60%

Panairi zhvillohet më 18-28 tetor 2019 në qendrën tregtare TEG.

Të gjitha uljet e çmimeve për librat e rinj, bestseller-at, botimet në seri dhe aktivitetet që do të zhvillohen përgjatë tetorit të librit.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm që pati “Pazari i librit” në TEG në edicionin e tetorit të vitit të kaluar, apo “Magjia e librit” në QTU gjatë prillit të këtij viti,  vjen sërish, edhe këtë tetor, – para lexuesve shqiptarë, me plot oferta dhe supriza të reja. Edicioni i këtij viti synon të themelojë një traditë të munguar në tregun e librit shqip, – ku të gjithë ata që duan të krijojnë bibliotekat e tyre, kanë mundësi të shumta zgjedhjeje, me çmime fantastike.
Edhe kësaj radhe, ofertat arrijnë deri në -60%, dhe për këtë arsye, organizatorët i janë tej mase mirënjohës të gjithë atyre botuesve që iu bashkuan kësaj nisme dhe po u krijojnë këtë mundësi për lexuesit. Kësaj radhe janë shtuar edhe botuesit nga Kosova, librat e të cilëve do ti gjeni në stendat e eventit që zhvillohet më 18 – 28 tetor 2019 në TEG. Autorët shqiptarë si Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Fatos Kongoli apo Ben Blushi, do të jenë në fokus të promovimit në stenda, si një mundësi për t’i dhënë mbështetje letërsisë shqipe. Po ashtu, librat e autorëve ndërkombëtar më të shitur në Shqipëri, si Paulo Coelho, Gabriel Garcia Marquez, Erich Maria Remarque, Khaled Hosseini, Rhonda Byrne do të jenë në ofertë edhe kësaj radhe për të pasionuarit pas tyre. Një tjetër risi e këtij eventi janë edhe librat që sapo janë hedhur në qarkullim nga shtëpitë botuese: Stendat me librat e rinj janë të ndara veçmas për lexuesit e vegjël dhe ata të rriturit. Përderisa jemi në muajin tetor, ky event ka krijuar këndin e nobelistëve që janë përkthyer në gjuhën shqipe, ku, – mes tyre padyshim, – do të gjeni edhe nobelisten e saposhpallur, Olga Tokarczuk, me librin “Sonatë për shumë tamburë”. Po ashtu, ideatorët kanë menduar të sjellim edhe romanet në seri, si rekomandime më vete, ku spikasin “Saga Napoletane” e Elena Ferrantes, saga Tatiana dhe Aleksandri, seria e “Shtatë motrat”, etj. Shqiptarët janë të pasionuar pas romaneve, prandaj janë përzgjedhur mes zhanreve më të njohura, një listë titujsh të kuruar me kujdes, për kategoritë “Romancë & pasion”, “Sagë & Histori” apo “Mister & Thriller” Për lexuesit që duan librat e sipërmarrjes, motivimit apo zhvillimit personal, do të kenë ishullin e tyre me librat më të mirë dhe me çmime fantastike. Biznesi kërkon ide dhe mjete të reja prandaj, ky event vjen me një listë të kuruar rekomandimesh. Tani është koha për të krijuar këndin e librave të biznesit në kompaninë tuaj! Ofertat 50-60% kësaj radhe iu janë dedikuar kryesisht letërsisë për fëmijë; librave me përralla, enciklopedive, botimeve speciale për moshat 1-5 vjeç. Po ashtu, në pazarin e librit të këtij viti nuk mund të mungojnë edhe seritë fantastike për lexuesit e vegjël si Nikolasi i vogël, Ditaret e Peshkopes, Ditari i Gregut, Ditaret e Alisës, Kapiten Brekushi, etj. Një surprizë fantastike do të jetë në këtë panair “Vendi i rrëfenjave”, streha fantastike ku vogëlushët mund të përjetojnë magjinë e përrallave.

Librat e kuzhinës, biografitë e njerëzve të shquar vijnë të përzgjedhura me kujdes nga organizatorët e panairit.

Meqënëse jemi në muajin e librit, dhe Bukinist.al ka Dritëro Agollin si autor në fokus, kësaj radhe do të shpallen fituesit e konkursit #JamLibër – Dritëro Agolli. Po ashtu, pritet të ketë në stenda edhe disa autorë të njohur të letrave shqipe përgjatë ditëve të panairit.
Po ashtu, ata që janë të pasionuar pas librit si mënyrë jetese, tek online zone mund të gjejnë objekte të stampuara, si bluza, filxhane,  gota, etj., me thënie librash dhe për leximin. Për të gjithë ato libra që nuk gjenden nëpër stenda, sigurisht, ofrohen porosi online, përmes Bukinist.al dhe Aladini. Shumica e ofertave janë të vlefshme edhe tek platforma online Bukinist.al për të gjithë ata që nuk kanë mundë të vijnë në TEG. Përvoja gati 4-vjeçare e stafit të “Bukinist.al”, libraria më e madhe online e librit shqip dhe e organizatorëve të këtij eventi; Nettrade Albania shpk dhe Qendra Tregtare TEG e bën më të bukur tetorin e librit. Falë investitorit, Balfin Group, po krijohen mundësi të reja për librin shqip, për lexuesit dhe botuesit shqiptarë. Albert Gjoka/ Menaxher i Bukinist.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *