Është viti i katërt radhazi që platforma më e madhe e librit shqip, Bukinist.al organizon panairin e librit në “shtëpinë e lexuesit”. Kështu e kemi quajtur vitet e kaluara, ndërsa këtë vit vjen me emrin “Panairi online i librit – 2019” dhe do të jemi me ju deri më datë 25 nëntor 2019.
Kjo nismë e jona, e kthyer tashmë në një traditë të bukur, diktohet nga kërkesat e tregut, dhe synon për t’ju ardhur në ndihmë dhjetëra e mijëra lexuesve të cilët nuk kanë mundësi që të vijnë fizikisht në mjediset e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, për të ndjekur festën më të madhe të librit shqip. Pamundësinë fizike e kanë edhe emigrantët shqiptarë; por për të gjithë lexuesit që duan të gëzojnë këto ditë festash me libra, jemi ne të gatshëm si platformë online për ta përcjellë këtë magji të bukur; duke sjellë të gjithë informacionet për botimet e reja që hidhen në qarkullim, për të sjellë oferta speciale, për të dhënë rekomandime për titujt që duhen lexuar, etj.
Kësaj radhe, në ndryshim nga herët e tjera, do të jemi tej mase aktivë në rrjetet tona sociale si //Facebook.com/bukinist.al dhe në //Instagram.com/bukinist.al ku do të përcillet e gjithë atmosfera e panairit, do të jepen informacione për librat e sapohedhur në qarkullim dhe ofertat, do të zhvillohen biseda me autorë, botues dhe përkthyes, si dhe do të jepen rekomandime.
Ditët e librit janë festa të veçanta për botuesit të cilët sjellin prurjet e tyre më të fundit para lexuesve; dhe, ne si Bukinist.al gjejmë rastin t’i falënderojmë përzemërisht dhe t’ju urojmë suksese në këto 5 ditë të Panairit të Librit Tirana 2019. Kemi bërë një rrugë të gjatë, me plot sfida dhe sakrifica me secilin prej tyre, por kemi shumë plane dhe ide për të ecur përpara, për ta zhvilluar tregun e librit më tej, për ta bërë më kreativ marketingun e librit dhe për të mirëmenaxhuar më mirë këtë industri të madhe të shpirtit dhe të mendjes.
Edhe Panairi online i librit është një gjetje e tillë, për t’ju ardhur në mbështetje botuesve për promovimin e titujve të rinj dhe për rritjen e shitjeve. Ne, përgjatë një viti zhvillojmë dy panaire; “Magjia e librit” në QTU gjatë muajit prill, me rastin e ditëve botërore të librit për fëmijë dhe të librit dhe “Pazari i librit” në TEG gjatë tetorit, i konsideruar edhe si muaji i librit. Kanë qenë dy evente të mëdha, të cilat kanë mbështetur fuqimisht ambicjen tonë për të qenë lidër, jo vetëm në informim, por edhe në tregtimin e librit shqip.
Edhe nisma “Panairi online i librit 2019” është pjesë e këtij misioni, por njëherësh synon që të jetë pranë lexuesve, brenda dhe jashtë Shqipërisë, në realizimin e dëshirës së tyre për të pasur botimet më të reja, dhe për të përfituar nga ofertat.
Po ashtu, librat e rinj që sapo janë hedhur në qarkullim, janë në ofertë edhe tek Aladini.al, platforma më e madhe e shitjeve online në Shqipëri.
Ky vit nuk shënoi një rritje sasiore të botimeve në gjuhën shqipe, por pati një rritje cilësore; letërsia shqipe vjen me emra të rinj që kanë hyrë me pretendime në botën e madhe të fiction-it. Po ashtu, ka pasur rritje librave të përkthyer, shtim të llojshmërisë së librave, ku spikat edhe letërsia për fëmijë, dhe sjelljen e botimeve më të fundit që janë në qarkullim në tregjet ndërkombëtare.
Bukinist.al është pjesë e Nettrade Albania, kompania më e madhe e shitjeve online në Shqipëri. Që prej vitit 2018 jemi pjesë e Balfin Group.
Albert Gjoka
Menaxher i Bukinist.al
Big Like Bukinist
Te pakten mos genjeni qe vijne per 24 ore.
kam porositur online ne faqen tuaj 4 libra qe te shtunen mbasdite. Askush nuk me ka kontaktu deri me tani.
kam lene dhe nje shenim ne formular qe ditet e javes me gjejne ne shpi mbas ores 5 e 30