Ja 10 romanet e botuara nga autorët shqiptarë gjatë vitit 2019

romanet
romanet
Ne foto: Gjate promovimit te librave ne panairin e nentorit ne Tirane

Viti 2019 do të mbahet mend për prurjet më interesante në prozën e gjatë. Këtë vit u shfaqen me romane para lexuesve shqiptarë jo vetëm autorë të njohur si Mira Meksi, Bashkim Shehu apo Fatos Kongoli, por edhe emra të rinj si Tom Koka, Anisa Makarian, Mimoza Hysa apo Kliton Nesturi. Krahasuar me zhanre të tjera, ky vit shfaqi një garë të fortë mes romancierëve shqiptarë. Ajo që të bën përshtypje është fakti se pjesa më e madhe e autorëve e kanë fokusuar tematikën e tyre tek periudha e komunizmit apo edhe tranzicioni shqiptar i pas viteve ’90. Janë të paktë ata që rimarrin tema historike. Këtu bën përjashtim Tom Kuka, i cili edhe këtë vit i është rikthyer personazheve nga bota ccame, – Sali Kamati, dhe përmes të cilit depërton thellë tek bota paradoksale e shqiptarit që jeton mes jetës dhe vdekjes, dalldisë dhe tmerrit, si rrallë kudshdo tjetër.

Njëherësh, konstatohet një përmirësim i ndjeshëm i teknikave narrative në shkrimin e romanit. Përvecc Mira Meksit apo Bashkim Shehut, të cilët tashmë gërshetojnë përvojat e leximeve dhe përkthimeve me talentin e tyre, autorë si Mimoza Hysa sjellin risi në roman përmes ndërtimit të narracionit përmes dy pika pamjesh. Mjeshtri i prozës së shkurtër, Ylljet Alicckaj sjell në roman regjistrat e tij të ironisë, sarkazmës apo tragjikes së një realiteti paradoksal si ai i Shqipërisë së pas viteve ’90.

Përgjithësisht, pjesa më e madhe e romaneve janë të zhanrit psikologjik, por aplikohen edhe metoda të tjera të realizmit magjik, romanit thriller, atij modernist, etj.  

Leximtari ka përzgjedhur 10 romane, por sigurisht, ka shumë autorë të tjerë të cilët kanë botuar gjatë këtij viti. Disa prej tyre kanë ardhur si ribotime apo përkthime nga gjuhë të huaja në shqip: Konkretisht, Mimoza Ahmeti apo Ornela Vorpsi vijnë me romane të cilët janë botuar më parë jashtë vendit.  

Duke qenë të sigurtë se romani shqip ka shënuar një rritje cilësore gjatë këtij viti, po rekomandojmë 10 romanet tona për tu lexuar gjatë vitit 2020.

1.  “Diktatori në kryq nga Mira Meksi

diktatori-ne-kryq

Me një penë mjeshtërore dhe me detaje nga më fantastiket, Mira Meksi ka ndërtuar prototipin e Diktatorit të Luftës së Ftohtë dhe Vetminë e tmerrshme të pushtetit absolut. Satira, ironia e thellë, thrilleri, suspensi policesk dhe rrëfimi magjik kanë mbrujtur lëndën e mrekullueshme të këtij romani me dramacitet të lartë.

Diktatori përjeton ditët e fundit të jetës. Përpara syve të mendjes i shfaqet e gjithë ekzistenca e tij, që nga dashuria në Paris, lufta, pushteti, krimet, tradhtitë, vrasja e Fesë, izolimi, hipokrizia e pamatë dhe deri te makthi rrëqethës nga hijet e të vdekurve dhe të gjallëve…Ai projekton kthimin nga Vdekja. Nëpërmjet Reliktes së Shenjtë të Ringjalljes. Kërkon një mundësi të dytë në tokë. Për të qenë ndryshe.

  1. “Ora e ligë” nga Tom Kuka (Pseudonim i Enkel Demit)

ora-e-lige

Në një kohë të pakohë, kur ligjin e bënte gjashtarja, kur hakmarrja ishte nder dhe dashuria turp, mjafton që ky rend të përmbyset dhe të ndodhë gjëma. Sali Kamati, bir i një dere të madhe, i detyruar nga doket e vendit, niset të marrë gjakun e të vëllait të vrarë nga Çelo Mezani. Në një duel të egër burrash sypatrembur, Sali Kamati e shtrin Çelon me një të shtënë, por kënga e do që ta vrasë me goditjen e tretë. I bindur që tashmë është me një këmbë në varr, Sali Kamati niset të ujdisë punët dhe kamjen e vet që kur t’i vijë ora e vdekjes, t’i lërë të tërë të rregulluar. Me një gjuhë kuteliane, ku përzihen atmosfera epike dhe ajo lirike, vdekja dhe dashuria, paragjykimi dhe liria, idhnimi dhe ngrohtësia, magjia dhe mallkimet, sutat dhe figura mitologjike, Tom Kuka e shtyn rrjedhën e rrëfimit në një epokë më të largët se te “Gurët e vetmisë”, në gjenezë të motit.

  1. “Triptiku i magjistarëve” nga Bashkim Shehu

triptiku-i-magjistareve

Rrëfimet e këtij triptiku nuk vijnë njëri pas tjetrit në mënyrë drejtvizore. Struktura e tij i ngjan asaj të ndërthurjes së serialeve televizive të ndryshme. Për shembull, të hënën jepet episodi i parë i një seriali, të martën jepet episodi i parë i një seriali tjetër, të mërkurën, i një tjetri, e kështu me radhë, të enjten, të premten, të shtunën, të dielën; pastaj, të hënën e javës së dytë jepet episodi i dytë i serialit të parë, të martën jepet episodi i dytë e serialit të dytë… e kështu me radhë gjer në mbarim të javës, dhe në të njëjtën mënyrë gjatë javës që pason… Ose me ndryshim radhe, sikurse në këtë libër, i cili, si çdo triptik, përbëhet nga tri rrëfime, por që ndërpriten nga njëri-tjetri më se një herë.

  1. “Metamorfoza e një kryeqyteti” nga Ylljet Aliçka

metamorfoza-e-nje-kryeqyteti

Ylljet Aliçka vjen me nje roman te ri, – me nje sage te diteve tona, me nje realitet sa tragjik, aq edhe komik. Ai senderton nje realitet te mbushur plot paradokse, ku çirren maska, duke perdorur disa regjistra te ironise Sipas shkrimtarit Visar Zhiti, “romani më i ri i shkrimtarit Ylljet Aliçka, “Metamorfoza e një kryeqyteti”, është me të vërtetë i ri për prurjet dhe të shkruarin, ku ngërthehen ndryshimet e befta sociale me humorin gri, ngjarjet që duket sikur mbërrijnë deri në çastin që po lexojmë, me personazhe që na ngjajnë se i njohim, aq sa mëdyshemi se mos janë vetvetet tona të maskuara. Çështjet që shpalos, realizmi çehovian, ironia e pamëshirshme ndaj alienimeve dhe shtirjeve, stili i veçantë e shpotitës etj., e çojnë këtë roman mes arritjeve më të mira të të gjitha botimeve në letërsinë e postdiktaturës, kohë e cila bën anti- heronj dhe që ata me groteskun e tyre e zhbëjnë. Po, po, dëshmohet këtu me një buzagaz të dëshpëruar”.

  1. “Gënjeshtarë të vegjël” nga Fatos Kongoli

genjeshtare-te-vegjel

“Gënjeshtarët e vegjël” i Fatos Kongolit vjen pas një periudhe të vështirë jete të autorit, i nisur 3 vjet më parë, por që u ndërpre për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Por, pas botimit, mori vlerësime nga lexuesit dhe kritika, si Romani i vitit në Panairin e Prishtinës. Në këtë roman autori sjell shqetësimin e madh të arratisjes së shqiptarëve nga vendi i tyre.  Por, personazhi kryesor i romanit, nuk ikën nga vendi i tij. I ngjashëm me romanin “I humburi” edhe në aspektin strukturor, por pas 15 romanesh të tjera, rikthehet në gjenezën e romanit të suksesit të autorit. Personazhi braktis ferrin kryeqytetas dhe shkon në vendin e tij të lindjes.

  1. “Valsi i një dasme fantazmë” nga Thanas Medi

valsi-i-nje-dasme-fantazme

Thanas Medi rikthehet pas disa vitesh me nje roman te ri para lexuesit. Fitues i ccmimit vjetor për romanin më të mirë, dhënë nga Ministria e Kulturës, kësaj radhe, Medi vjen me një tjetër roman, i konsideruar si vepra më e mirë e këtij autori. Këtu shfaqet një përmirësim i ndjeshëm i teknikave të romanit psikologjik, i cili lëvrohet gjerësisht nga ky autor dhe  autorë të tjerë shqiptarë. Sipas Oana Anca Mihaela Glasu, autori i referohet vetves dhe na tërheq dhe neve në këtë aventurë, në një kohë të gjallë, një kohë të rimëkëmbjes, të cilën ai me mjeshtëri e përdori për të drejtuar fatet e personazheve të romanit dhe pikërisht aty qëndron aftësia për të përdorur teknikat e tij të veçanta. Të lidhura me portretin, dialogun, përshkrimin e atmosferës dhe monologun.  Sipas saj, Thanas Medi përpiqet të hapë me këtë roman dyert e mbyllura të qenieve të gjymtuara nga tragjeditë e historisë. Gjithashtu, mundohet për të thyer kasafortën e sekreteve të jetës së devijuar nga kursi natyror, fluturimeve të thyera dhe ëndrrave të varrosura, të cilat bëhen simbolet e shtypjes së nevojave të natyrshme të individit në kushtet e regjimeve totalitare. Kemi të bëjmë me një polifoni, një tufë zërash të dallueshëm dhe të theksuar, të cilët në fund kompozojnë simfoninë e fatit dramatik të çiftit ose çifteve.

  1. “15 ditë prilli” nga Anisa Markarian

15-dite-prilli

Romani rrëfen ngjarje të një kohe që duket si e pakohë, por që i referohet qartë kohës së një sistemi totalitar, siç ishte Shqipëria e një të shkuare të afërt: nëpërmjet elementeve bashkëkohore përfshirë nga autorja vendngjarja mund të ishte Shqipëria, po edhe cilido vend tjetër i një kohe të përjetshme, ku e tashmja dhe e shkuara bashkëjetojnë e përsëriten fatalisht.

Romani shtillet si një kronikë ngjarjesh që ndodhin brenda 15 ditëve, të cilat me gjithë zymtinë e përgjithshme, të bëjnë të vesh buzën në gaz me notat e humorit që ka fund e krye. Personazhet e romanit: Ida, studentja e mjekësisë, ëndërrimtare dhe rebele, Vladi, shkrimtari më i rëndësishëm i vendit në kërkim të guximit për të qenë vetvetja, Teo, pacient i “Kosheres”, spitalit për sëmundje të papërcaktuara, dhe Bulëza, balerina e hajthme e tragjike, e shoqërojnë lexuesin në vende të trilluara, si Kosherja, Kalaja me Zyra apo Vargmalet e Urthit, por që jehoj.

  1. “Bijat e gjeneralit” nga Mimoza Hysa

bijat-e-gjeneralit

“Bijat e gjeneralit”, historia e Marsinës dhe Martinës, dy binjakeve, bija të një ushtaraku të lartë në karrierë në kohën e diktaturës në Shqipëri. Ndajnë po të njëjtat dashuri për dy burrat e jetës së tyre: për babanë komunist dhe Jetonin “me kleçkë” në biografi.

Dy zgjedhje të vështira që përgatisin një tragjedi. Një roman psikologjik turbullues, i shkruar në vetë të dytë, si kërkim ngulmues i fajtorit tek tjetri, krejt i ngjashëm me veten. Personazhe të dyzuara, me zhvillime dhe përfundime të befasishme. Një rrëfim intim për seksin dhe dhunën, për sistemin dhe kaosin, për ndjenjën dhe detyrën, për ambicien dhe rivalitetin.

  1. “Dead End” nga Virion Graçi

dead-end

“Dead End” është histori dashurie midis dy të rinjve, studentë nga fillimi i viteve nëntëdhjetë, kur në Tiranë dhe në Shqipërinë e pllakosur nga kriza e gjithanshme ideologjike, morale e shpirtërore, po ndodhin ndryshime të thella – secili po ekspozohet në përmasat e tij reale, të mjerueshme. Viktimë e parë e këtij zgjimi ndërgjegjësues janë të rinjtë e të rejat, studentët shqiptarë të kohës të cilët, në pak muaj e vite kaosi biblik, pësojnë metamorfozën groteske: nga shpresa e një vendi bëhen mjerimi i tij dhe i vetvetes. Roman dashurie e zhgënjimesh rinore, shkruar me nota të ndjera lirike dhe humor të zi, ku pafajësia rinore, ankthi dashuror, etja për shpëtim nga ferri i ri social-kulturor, ndërthuren mjeshtërisht duke krijuar dhe duke rrënuar utopitë autentike të një tjetër brezi të rinjsh e të rejash, humbur pa adresë dhe shfytyruar keq nëpër rrugët pa krye të historisë sonë moderne.

  1. “Në Tiranë bie shi” nga Kliton Nesturi

ne-tirane-bie-shi

Një roman ku jeta e pērditshme shpaloset bukur në ndërthurrjen kompozicionale që u bëhet temave: të miqësisē së sinqertë, të egos së paskruptull të karierës në punë, të lidhjes shpirtërore midis babait e vajzës së tij, si dhe të dilemave sociale në familje. Të gjitha këto ngjarje zhvillohen në Tiranë, pikërisht në një kohë ku shiu, ka ditë që nuk ka të pushuar. Jeta është me të papritura. Mund të ndodhë që një ditë të humbas shikimin, zërin, të humbas ndonjë pjesë të trupit, të humbas komoditetet dhe pasuritë dhe të jetoj guvave dhe shpellave pa ujë e dritë, të humbas qytetin ku jam lindur dhe rritur, atdheun dhe familjen, por kurrësesi nuk do të humbas dashurinë që kam për ty!…

Përgatiti: A. Gjoka

Të gjitha romanet i gjeni tek platforma më e madhe e librit shqip, Bukinist.al. Libri vjen tek ju, pa kosto transporti, përmes një KLIKIMI, ose duke telefonuar tek: 044508282

 

2 thoughts on “Ja 10 romanet e botuara nga autorët shqiptarë gjatë vitit 2019

  1. Libri NE TIRANE BIE SHI I autorit Kliton
    Nesturi eshte vertet nje liber me Shume vlere
    E kam lexuar dhe me ka pelqyer Shume!
    Faleminderit bukinist qe me mundesove per blerjen e librit! Jeni nje website e shkelqyer !

  2. Linda says:
    December 18, 2019 at 12:03 pm
    Your comment is awaiting moderation.

    Libri NE TIRANE BIE SHI I autorit Kliton
    Nesturi eshte vertet nje liber me Shume vlere
    E kam lexuar dhe me ka pelqyer Shume!
    Faleminderit bukinist qe me mundesove per blerjen e librit! Jeni nje website e shkelqyer !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *