8 libra që i duhen biznesit shqiptar gjatë vitit 2020

busins ok
busins ok
Foto ilustruese

Në një botë në ndryshim të vazhdueshëm, libri mund të jetë një mik i mirë në ndihmë të bizneseve për të përcjellë njohuritë, për të zhvilluar praktika të mira tek sipërmarrjet e produkteve dhe shërbimeve dhe për të motivuar dhe trajnuar stafin.

Librat në ditët tona shërbejnë si mjete të fuqishme për të marrë njohuri praktike në fushat e marketingut, menaxhimit, motivimit, zhvillimit personal në një kompani. Botime të këtij lloji në Shqipëri janë shtuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Sidomos gjatë vitit 2019 janë hedhur në qarkullim botime të cilat do t’u vlejnë sipërmarrësve shqiptarë për të mirëmenaxhuar kompanitë e tyre dhe për të zhvilluar dhe motivuar stafet e tyre.

Në morinë e botimeve që janë hedhur në qarkullim, ne kemi përzgjedhur këto titujt të cilat mendojmë se do të duhet të jenë në tryezat e punës së një biznesmeni gjatë vitit 2020:

1.“Fillo me pse” nga Simon Sineku

fillo-me-pse

Ky libër vlen shumë sidomos për ata që duan të nisin një biznes të ri, por kanë shumë se çfarë të mësojnë prej Simon Sinek të gjithë biznesmenët shqiptarë. Në thelb të këtij libri qëndron fakti se nuk ka rëndësi se çfarë bëjmë në jetë, por pse po e bëjmë një gjë të tillë. Në momentin që do të arrijmë ti japim përgjigje një pyetje të tillë, rrugët tona drejt suksesit bëhen më të lehta. PSE-ja nuk ka të bëjë me paratë ose fitimin – këto janë gjithmonë rezultate. Pse ekziston organizata juaj? Pse i bën ato gjëra që bën? Pse klientët blejnë nga një kompani e caktuar? Pse njerëzit janë besnikë ndaj disa liderëve, dhe jo ndaj të tjerëve? Ata që fillojnë me PSE nuk manipulojnë kurrë, vetëm frymëzojnë. Dhe njerëzit i ndjekin jo sepse janë të detyruar, por sepse duan. Duke marrë nga histori të vërteta në fusha të ndryshme, Sinek thur një vizion të qartë të asaj që duhet për të udhëhequr dhe frymëzuar.

2.“Shitësi i këpucëve” nga Phil Knight

shitesi-i-kepuceve

Biografitë apo autobiografitë e njerëzve të biznesit janë gjithmonë të vlefshme për një sipërmarrës sepse ato na tregojnë modele dhe histori suksesi apo dëshmtimi. E tillë është edhe saga fantastike e themeluesit të kompanisë së atleteve Nike, Phil Knight, i cili e nisi biznesin e tij me 50 dollarë që ia mori borxh  babait të tijdhe themeloi një kompani me një mision të thjeshtë: të importonte këpucë sportive me cilësi të lartë dhe kosto të ulët nga Japonia. Sot, shitjet e kompanisë Nike e kalojnë vlerën 30 miliardë dollarë. Në këtë epokë start-up-esh, kompania Nike e Knight-it është standardi i artë, dhe logoja e saj është simbol i elegantes dhe madhështisë, një nga ikonat e pakta që njihen menjëherë në çdo cep të botës.

  1. “Kryeçelësi i pasurive” nga Napoleon Hill

kryecelesi-i-pasurive

Napoleon Hill është një prej mjeshtrave të ligjit të suksesit në biznes dhe në çdo fushë tjetër të jetës. I njohur për veprat e tij “Mendo dhe bëhu i pasur””, “Mposhtja e djallit”, “Ligji i suksesit”, “Një vit drejt pasurimit”, “Zakonet e suksesit”, të cilat kanë dalë nga një proces i gjatë studimi i mbi 500 njerëzve më të shquar të SHBA-ve dhe 25000 sipërmarrjeve, në këtë libër- testament, ai lë të gjithë përvojën e tij për ata që duan të bëhen realisht të pasur.

  1. “Si të bëhesh udhëheqës i zoti” nga Dale Carnegie

si-te-behesh-udheheqes-i-zoti

Edhe Dale Carnegie është një prej mendjeve brilante, themelues i disiplinës së motivimit. Prandaj e rekomandojmë këtë libër për ata që duan të përmirësojnë aftësitë e tyre në lidership. Në këtë libër do të gjeni përgjigje për pyetje thelbësore të funksionit të sipërmarrjeve tona: Cili është thelbi i lidershipit? Si mund t’i transformojnë rolet menaxherët apo udhëheqësit? Si t’i motivosh punëtorët sa më efektivisht, duke i mbajtur përgjegjës në të njëjtën kohë? Si mund t’i punësojnë njerëzit e duhur udhëheqësit? Si mund të arrihen performancat dhe menaxhimet e jashtëzakonshme? Si t’i trajtojmë konfliktet dhe negativitetet?

Suksesi varet nga aftësia jonë për t’u ballafaquar me sfidat dhe njerëzit e vështirë, për t’i mbajtur përgjegjës njerëzit për synimet dhe zotimet e tyre, por duke i mbajtur në të njëjtën kohë të motivuar dhe duke i zgjidhur konfliktet.

  1. “Forca e faktit” nga Hans Rosling

forca-e-faktit

Ky është një nga bestseller-at absolut botëror të momentit, por nuk e rekomandojmë vetëm për këtë arsye: Perceptimi ynë për botën varet shpesh nga ajo që ndodh përtej nesh. Çdo ditë jemi të bombarduar me informacione të cilat janë të pavërteta. Për rrjedhojë, ne gabojmë shpesh kur flasim apo mendojmë për njerëz dhe procese që na rrethonë. Këtu jepen 11 ligjësi të cilat na ndihmojnë t’i afrohemi faktit dhe të vërtetës. Pas leximit të këtij libri, besoj se nuk do t’u nevojiten syze për ta parë realitetin dhe për ti kuptuar njerëzit.

  1. “Klubi 5 e mëngjesit” nga Robin Sharma

 

Robin Sharma me Akademinë e Titanëve konsiderohet si një prej mjeshtrave më të shquar të motivimit dhe zhvillimit personal në ditët tona. Në këtë libër revolucionar, zbulohet një pjesë e platformës së tij që adreson për njerëzit e suksesshëm. Pas një pune rigoroze 4-vjeçare nga ana e autorit, ju do të zbuloni zakonin e të ngriturit herët, i cili ka ndihmuar kaq shumë njerëz të arrijnë rezultate të mahnitshme, duke rritur lumturinë, dashamirësinë dhe ndjesinë e të qenit gjallë. Ky libër ka ndryshuar jetën e shumë njerëzve, – pse jo mund të ndryshojë diçka edhe në jetën tuaj.

  1. “Menaxhimi i cikleve të jetës së korporatave” nga Ichak Adizes

menaxhimi-i-cikleve-te-jetes-se-korporatave

Libri i tij “Menaxhimi i cikleve të jetës së korporatave”, konsiderohet si një ndër dhjetë librat më të mirë në fushën e biznesit në ditët tona. Ichak Adizes, konsiderohet një ndër ekspertët më të rëndësishëm në botë në fushën e menaxhimit të sipërmarrjeve dhe të korporatave, duke qenë njëkohësisht një autor librat e të cilit janë përkthyer në më se 31 gjuhë. Për arritjet e tij në fushën e metodologjisë së drejtimit të korporatave, ai është shpallur një ndër 30 mendimtarët më të rëndësishëm të SHBA-ës. Vepra e tij përbën një kontribut tejet të rëndësishëm në fushën e menaxhimit të ekonomisë.”

  1. “21 leksione për shekullin e 21”” nga Yuval Noah Harari

21-leksione-per-shekullin-e-21

Bota është në një ndryshim të jashtëzakonshëm, prandaj qenia njerëzore duhet të përshtatet me këto procese dinamike. Ata që nuk dinë të përshtaten me ndryshimin, do të mbeten pas. Një këshillë e tillë, me vlerë për këdo, del edhe nga ky libër që përmban 21 leksione në fusha të ndryshme si teknologjia, punësimi, mjedisi, inteligjenca artificiale, edukimi, gjeopolitika etj. Autori i dy librave më të shitur të momentit në mbarë botën, “Sapiens” dhe “Homo Deus”, Youval Noah Harari analizohen sfidat globale në të cilat gjen zgjidhje çdo individ në epokën tonë. Padyshim, edhe njerëzit e biznesit kanë shumë për të mësuar prej kësaj mendje brilante të kohës tonë.

libra - biznes

Librat i gjeni tek platforma me e madhe e librit shqip, Bukinist.al, mund ti porositni direkt online, edhe me një KLIKIM, por edhe duke telefonuar tek: 044508282

One thought on “8 libra që i duhen biznesit shqiptar gjatë vitit 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *