Cilat janë problemet më të mëdha që po përballemi në shekullin e XXI

bill gates - harari
Biznesmeni dhe filantropi Bill Gates duke dhene rekomandimet per lexim librash, ku mes tyre eshte edhe “21 leksione per shekullin e 21”

Review për librin bestseller botëror “21 leksione për shekullin e XXI” të historianit Yuval Noah Harari, i sjellë në shqip nga Botart

Bill Gates

Mendja njerëzore dëshiron të shqetësohet. Kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe: – përtej të gjithave nëse një ari po ju sulmon, shqetësimi rreth këtij fakti mund t’ju shpëtojë jetën tuaj. Megjithëse shumica prej nesh nuk ka nevojë rri pa gjumë për arinj këto kohë, sepse jeta moderne paraqet mjaft arsye të tjera për tu shqetësuar: Terrorizmi, ndryshimi i klimës, rritja e Inteligjencës Artificiale, cënimi i privatcisë tonë; madje, edhe rënia e dukshme e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në librin e tij magjepsës, “21 leksione për shekullin e XXI” historiani Yuval Noah Harari krijon një strukturë të përdorshme për t’i përballuar këto frikëra. Nëse në bestsellerat e mëparshëm, – “Sapiens” dhe “Homo Deus” trajton përkatësisht të shkuarën dhe të ardhmen, – në librin e tij më të ri gjithçka është për të tashmen.

Për marifetin për t’iu dhënë fund anktheve tona, ai sugjeron se nuk duhet të ndalojmë së shqetësuari. Është e ditur se për cilat gjëra duhet të shqetësohemi dhe sa shumë duhet të shqetësohemi rreth tyre: Cilat janë sfidat më të mëdha të ditëve tona dhe ndryshimet më të rëndësishme? Kujt duhet t’i kushtojmë vëmendje? Çfarë duhet t’u mësojmë fëmijëve tanë?

harari -21 lesson
Foto ilustruese

Këto janë padyshim pyetje të mëdha dhe ky është një libër gjithëpërfshirës. Ka kapituj mbi tregun e punës, luftën, nacionalizmin, emigrimin, edukimin dhe 15 çështje të tjera të rëndësishme. Por, titulli i tij është një “emërtim i gabuar”. Edhe pse do të gjeni disa leksione konkrete, Harari përgjithësisht i reziston dhënies së recetave të dobishme. Ai është më i interesuar të përcaktojë kushtet e diskutimit dhe t’u japë një këndvështrim historik dhe filozofik.

Për shembull, ai sjell një eksperiment të zgjuar ideor për të nënvizuar se sa larg kanë shkuar njerëzit në krijimin e një qytetërimi botëror. Ai thotë: Imagjinojeni përpjekjen për të organizuar Lojëra Olimpike në vitin 1016. Është krejtësisht e pamundur: Aziatikët, afrikanët dhe europianët nuk e dinë nëse ekzistojnë amerikanët. Perandoria kineze Song nuk mendon se ndonjë etnitet tjetër në botë është afër të qenit i barabartë me të. Nuk ka flamuj për tu valëvitur apo himn për t’u kënduar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Çështja e garës së sotme mes kombeve, – qoftë në pistën e vrapimit apo fushën tregtare, në të vërtetë përfaqëson një marrëveshje globale mahnitëse. Dhe që kjo marrëveshje globale e bën më të letë si bashkëpunimin edhe konkurrencën. Mbajeni këtë në mendje herën tjetër kur ju nisni të dyshoni nëse ne mund të zgjidhim një problem global si ndryshimi klimatik. Bashkëpunimi ynë global mund të ketë shkuar disa hapa prapa këto dy vitet e fundit, por përpara kësaj ne kemi bërë mijëra hapa para.

Atëherë, pse duket sikur bota është në përkeqësim? Kryesisht, sepse jemi shumë më pak të gatshëm që të tolerojmë fatkeqesinë dhe mjerimin. Madje, edhe pse dhuna në botë është ulur ndjeshëm, ne përqendrohemi tek numri i njerëzve që vdesin çdo ditë për arsye se është rritur, – tamam siç duhet, – zemërimi ynë ndaj padrejtësisë.

Këtu është edhe në tjetër shqetësim me të cilin merret Harari: Në një botë gjithnjë e më komplekse, sa mund të kemi secili prej nesh informacione mjaftueshëm për të marrë vendime për arsimimin. Është joshëse për tu drejtuar tek ekspertët, por si e kuptoni ju se ata nuk janë duke shkuar pas tufës? Problemi i të menduarit në grup dhe i injorancës individuale nuk prek vetëm votuesit apo klientët e zakonshëm, – shkruan ai, – por gjithashtu edhe presidentët apo CEO-t. Kjo është më se e vërtetë, parë nga përvoja ime tek Microsoft dhe Fondacioni Gates. Unë duhet të jem i kujdesshëm që të mos mashtroj veten duke menduar se gjërat janë më mirë apo më keq sesa ato janë realisht në të vërtetë.
Çfarë mendon Harari se ne duhet të bëjmë rreth gjithë kësaj? Çështja trajtohet përciptas përmes një këshille praktike duke përfshirë strategjinë “three-pong” për të luftuar terrorizmin, dhe disa këshilla në lidhje me fake news. Por kjo ide e madhe valon tek “Medito”: Sigurisht, që ai nuk sugjeron se të gjitha problemet e botës do të zhduken nëse shumë prej nesh do të ulemi në pozicionin e lotuesit dhe do të këndonim OM. Por, ai këmbëngul se jeta në shekullin e XXI kërkon që të jesh i vetëdijshëm – të njohim veten tonë më mirë dhe të shohim sesi të kontribuojmë për të pasur më pak vuajtje në jetët tona. Kjo është e lehtë për të bërë shaka, por ashtu siç dikush që ndjek një kurs mbi vetëdijen dhe meditimin, unë konstatoj se është bindëse.

Aq shumë sa unë e admiroj dhe shijoj librin “21 leksione për shekullin e XXI” unë nuk jam dakord me çdo gjë në libër. Unë isha i gëzuar të shikoja kapitullin për pabarazinë, por jam skeptik rreth parashikimit të tij se në shekullin e XXI “të dhënat (data) do të eklipsojnë tokën dhe makinerinë si aseti më i rëndësishëm”, duke veçuar njerëzit e pasur nga çdokënd tjetër. Toka do të jetë gjithmonë një aset i jashtëzakonshëm, veçanërisht teksa popullsia e botës po i afrohet 10 miliardshit.  Ndërkohë, do të jenë më të disponueshme të dhëna, si për shembull, si rritet ushqimi apo si prodhohet energjia. Thjeshtë, duke pasur infomacion nuk ofron përparësi konkurruese; edhe duke e ditur se çfarë do të bësh me të.

Ngjashmërisht, unë dëshiroj të shoh më tepër nuanca në diskutimin e Hararit për të dhënat (data) dhe privacinë.

harari tek
Foto ilustruese

Ai konstaton me të drejtë se sot po mblidhet më shumë informacion se kurrë më parë për individin. Por, ai nuk bën dallim mes llojeve të tjera të të dhënave që mblidhen – lloji i këpucëve që ti dëshiron të blesh; kundrejt cilave sëmundje ju jeni të predispozuar gjenetikisht, apo kush i mbledh ato, apo si ata i përdorin këto të dhëna. Historia e juaj e blerjeve dhe historia juaj shëndetësore nuk janë mbledhur nga të njëjtët njerëz; nuk ruhen nga të njëjtët ruajtës të të dhënave; apo nuk përdoren për të njëjtat qëllime. Pranimi i këtij dallimi do ta bënte diskutimin e tij më hapur.

Unë jam gjithashtu i zhgënjyer me kapitullin mbi komunitetin. Harari argumenton se media sociale, duke përfshirë Facebook-un, ka kontribuar në polarizimin politik duke i lejuar përdoruesit të krijojnë çifligjet e tyre, vetëm duke ndërvepruar me ata që ndajnë pikëpamjet e tyre. Kjo është një pikë e drejtë, por ai nënçmon përfitimet e të lidhur të familjes dhe miqve kudo nëpër botë. Ai gjithashtu krijon një “straë man” (burrë kashte) duke pyetur nëse vetëm Facebook-u mund të zgjidhë problemin e polarizimit. Në vetvete sigurisht ai nuk mundet por nuk është për t’u habitur duke marrë në konsideratë se sa i thellë është problemi. Qeveritë, shoqëria civile dhe sektori privat, që të gjithë, kanë një rol për të luajtur dhe unë mendoj se Harari kishte për të thënë më shumë rreth tyre.

Por, Harari është i tillë, një shkrimtar ngacmues, edhe kur unë nuk pajtohesha, dëshiroja ta mbaja leximin dhe mendimin. Të tre librat e tij mund të rrokin në disa versione të njëjtën pyetje: Çfarë do t’i japë kuptim jetëve tona në dekadat dhe shekujt në vijim? Deri më tani historia njerëzore ka qenë e orientuar nga një dëshirë për të jetuar një jetë më të gjatë, më të shëndetshme dhe më të lumtur. Nëse shkenca është në gjendje që ta plotësojë atë ëndërr për pjesën dërrmuese të njerëzve dhe që më shumë njerëz nuk kanë nevojë të punojnë më gjatë për t’u ushqyer dhe veshur çdokush, atëherë për çfarë arsye ne do të duhemit të ngrihemi në mëngjes?

Nuk është kritikë kur themi se Harari ende nuk ka prodhuar një përgjigje të kënaqshme. Por, nuk e ka bërë askush tjetër. Unë shpresoj që ai të rikthehet më plotësisht tek kjo çështje në të ardhmen. Në të njëjtën kohë, ai ka lartësuar një bisedë thelbësore globale sesi të trajtosh problemet e shekullit të XXI.

Përgatiti materialin Leximtari.al

21-leksione-per-shekullin-e-21

 

 

 

 

 

 

 

 

Librin e gjeni tek Bukinist.al

OFERTE SPECIALE NGA BUKINIST.AL

Tre librat e Yuval Noah Hararit “Sapiens”, “”Homo Deus” dhe “21 leksione për shekullin e XXI” i gjeni në SET, në ofertë speciale -15% deri më 12 janar 2019.

bota-sipas-yuval-noah-hararit

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *