Çmimet vjetore kombëtare të letërsisë – ja 6 veprat fituese të vitit 2018

fituesit
Momenti i fotografise se fituesve ne ceremonine e ndarjes se cmimeve vjetore te letersise nga Ministria e Kultures

Më 22 janar 2020 u zhvillua ceremonia e ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2018. Juria e përbërë nga Visar Zhiti, Dhurata Shehri, Brikena Çabej, Riza Braholli dhe Alda Bardhyli përzgjodhi librat fitues në 6 zhanre të ndryshme: për romanin më të mirë, përmbledhjen me tregime, vëllimin poetik, veprën më të mirë eseistike, krijimtarinë letrare për fëmijë e të rinj dhe përkthimin nga gjuha e huaj.

1.Për çmimin e romanit më të mirë u shpall romani Gurët e vetmisë i Tom Kuka, pseudonimi i Enkel Demit, novelistit dhe gazetarit të njohur dhe hedhur në qarkullim nga Shtëpia Botuese Pegi. Ky roman sjell përmes një mënyre të veçantë dramën e Çamërisë. Ky nuk është një roman sagë, por është një konfigurim narrativ që vjen si kujtesë, ndjesi dhe dhimbje e thellë. I ndikuar fort nga realizmi magjik dhe shkolla kuteliane e rrëfimit, “Gurët e vetmisë” ofron një pasuri të madhe leksikore.

enkel demi
Fituesi i cmimit kombetar te letersise per zhanrin e romanit shqip, Enkel Demi duke mbajtur fjalen e rastit

Për këtë zhanër, ishin në garën finale tre autorë:

a.Andreas Dushi me“Marrja e gjakut

b.Virion Graçi me “Pëllumbat i vrasin natën

c.Tom Kuka me “Gurët e vetmisë

2. Për çmimin e tregimit më të mirë fitues i shpall Roland Gjoza me librin me tregime “Për shkak të vajzave nga Parisi”, i botuar nga Uegen. Gjoza është lëvrues i romanit, por edhe i prozës së shkurtër dhe esesë. Në këtë vëllim me tregime sjell dramën e individit-emigrant, pa rrënjë, – në një botë që mbetet e huaj dhe për një botë që i tëhuajtësohet.

roland gjoza
Roland Gjoza, gjate fjales se tij me rastin e marrjes se cmimit te pare ne zhanrin e tregimit

Për këtë zhanër dolën në garën finale tre tregimtarë:

a.Daut Gumeni me“Qershia e egër”

b.Roland Gjoza  me “Për shkak të vajzave nga Parisi

c.Faruk Myrtaj me “Këpucë për gjyqin e fundit

3. Për vëllimin poetik më të mirë u shpall fitues Havzi Nela, poeti i varur nga regjimi komunist me librin “Shtatë fletore – Vepra poetike e plotë”, i hedhur në qarkullim nga Botimet Klubi i Poezisë. Libri është përgatitur nga Rexhep Shahu, autor i cili ka sjellë edhe tre libra të tjerë për Havzi Nelën. Të gjitha fletoret me poezi të shkruara nga autori janë sjellë në këtë botim voluminoz, njëherësh edhe anastasik, ku janë vënë edhe poezitë e shkruara në origjinal.

havzi nela
Rexhep Shahu, botuesi dhe pergatitesi i vellimit poetik te Havzi Neles qe mori cmimin vjetor per zhanrin e poezise

Për këtë zhanër ishin në garë autorët:

a.Sabri Hamiti  me ”Kukuta e Sokratit”

b.Flutura Açka me “Roja i dritës

c.Havzi Nela me “Shtatë fletore – Vepra poetike e plotë

4.Për veprën eseistike më e mirë e vitit” fitues është Ismail Kadare me veprën “Kur sunduesit grinden”, i botuar nga Onufri. Shkrimtari i shquar shqiptar sjell në këtë roman një bisedë mes nobelistit Boris Pasternak dhe diktatorit rus Stalini. Ky bisedë vjen e sjellë në 13 variante të ndryshme. Vlera e kësaj vepre qëndron në raportin që diktatura ndërton me artistin, dhe në përpjekjen e diktatorit për të gjunjëzuar shkrimtarin si një qenie që përfaqëson vlerat e individualitetit të qenies njerëzore.

bujar hudhri - kadare
Botuesi i Onufri, Bujar Hudhri duke marre medaljen ne emrin e shkrimtarit Ismail Kadare per vepren fituese ne zhanrin e eseistekes, “Kur sunduesit grinden”

Për këtë zhanër konkurruan autorët:

a.Mateo Mandala me “Jeronim De Rada “Portret artisti në rini”

b.Ismail Kadare me “Kur sunduesit grinden

c.Arian Leka me “Në kërkim të këmishës së humbur

Për veprën letrare për fëmijë dhe të rinj u shpall fituese Mimoza Hafizi, me profesion fizikante, me librin Pika trendafil. Ky është një roman fantastiko-shkencor që sendërton raportet e qenies me universin, eksplorimin në botë përtej universit tonë dhe në raportet e qenieve njerëzore me ato jo-njerëzore. Kjo është një sprovë tej mase interesante e cila ka arritur që të fitojë zemrat e lexuesve të vegjël dhe të rinj, jo thjeshtë për shkak të vlerave shkencore, prurjeve më të fundit në kërkim të universeve të tjera, por edhe për shkak të mënyrës sesi është rrëfyer bota e sendërtuar nga autorja Mimoza Hafizi.

mimoza hafizi
Mimoza Hafizi, fituese e cmimit te pare per letersine per femije duke marre medaljen ne ceremonine e zhvilluar me 22 janar 2020

Për këtë zhanër u përzgjodhën në garën finale tre autorë:

a.Mimoza Hafizi me “Pika trëndafil

b.Skënder Hasko me “S’ka si shoku im”

c.Shkëlzen Zalli me “Gjergji takon Skënderbeun”

6. Për përkthimin më të mirë u shpall fitues studiuesi dhe përkthyesi Luan Topçiu, i cili solli në shqip librin “Shtëpia me brisqe rroje”, të poetes rumuno-franceze, Linda Maria Baros. Ndonëse është një poete pak e njohur për lexuesit shqiptarë, përkthyesi Topçiu ka shpalosur mjeshtri në sjelljen e vargut të saj në gjuhën shqipe.

Në garë finale për këtë zhanër u përzgjodhën tre autorë.

a.Erion Karabolli me “Abadoni, engjëlli i skëterrës” të Ernesto Sabatos

b.Agron Tufa me “Flokëboret e zeza” të Paul Celan

c.Luan Topçiu me “Shtëpia me brisqe rroje” i Linda Maria Baros

cmimet-1
Medalje qe u ndane ne ceremonine e cmimeve vjetore kombetare ne fushen e letersise nga Ministria e Kultures.

Çdo fundviti Ministria e Kulturës shpall autorët më të mirë të vitit pasardhës. Për këtë qëllim ngrihet një juri, në përbërje të së cilës janë 5 studiues, përkthyes, publicistë, pedagogë të njohur në fushën e letrave. Në ndryshim nga vitet e tjera kur kishte vetëm dy çmime letrare, këtë vit u futën edhe zhanret e reja si letërsia për fëmijë, eseistika, tregimi dhe poezia.

Përgatiti: Bukinist.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *