10 gjëra që mësoni nga leximi i librit “Të shesësh gjithçka”

An employee walks through an aisle at Amazon.com's 1.2 million-square foot fulfillment center in Phoenix, Ariz., in November 2012.

Cilido lexues që do të njihet me Amazon-ën, më së shumti, dhe me jetën e themeluesit të tij brilant, Jeff Bezos, duhet të kalojë patjetër përmes librit “Të shesësh gjithçka” të Brad Stone. Ky libër ka vlera për çdo sipërmarrës, e sidomos, për ata që operojnë në biznesin online, për arsye se autori ka ndjekur nga afër, hap pas hapi zhvillimin e këtij gjigandi botëror të biznesit, dhe ka studiuar thellësisht pasionet dhe aftësitë e themeluesit të saj, Jeff Bezos. Prandaj ne kemi kapur dhjetë gjetjet më interesante të cilat do t’ju në sipërmarrjet dhe sfidat tuaja, ashtu siç i kapërceu në mënyrë sifdante edhe vetë Bezos gjatë jetës së tij plot ulje-ngritje.

bezos

  1. Pse nisi me librat

Bezosit përzgjodhi fillimisht rreth 20 kategori produktesh për të tregtuar, por mendoi se libri ishte opsioni më i mirë në fillimet e Amazon-ës. Ato sjellin një komoditet shumë të mirë për një biznes. Një kopje e librit në një dyqan është identike me të njëjtin libër që shitet në një dyqan tjetër, kështu që blerësit e dinin gjithmonë se çfarë blinin.

Në atë kohë ekzistonin dy distributorë kryesorë librash: Ingram dhe “Baker and Taylor”, kështu që nuk ishte e nevojshme që një tregtar i ri librash të lidhej individualisht me mijëra botues. Dhe ajo që ishte më e rëndësishmja, në nivel botëror kishin dalë nga shtypi 3 milionë libra, shumë më tepër sesa ç’mund të mbajë një superdyqan si Barnes & Nobel apo Borders.

  1. Kuadri i minimizimit të keqardhjeve i Jeff Bezos

Kur Jef Bezos vendosi për të lënë një punë të qëndrueshëm dhe me pagë të mirë për të ndërtuar një start –up, ai e quajti “kuadri i minimizimit të keqardhjeve”.

“Kur je në kulmin e veprimit, mund të ngatërrohesh me gjërat e vogla”, – thoshte Bezos disa vjet më vonë. E dija se kur të bëhesha 80 vjeç, nuk do të pyesja asnjëherë veten, për shembull, pse hoqa dorë në vitin 1994 nga shpërthimi im në Wall Street, pikërisht në mes të vitit, në momentin më të papërshtatshmëm. Kur je 80 vjeç, thjeshtë nuk të preokupojnë më këto lloj gjërash. Dhe në të njëjtën kohë, e dija që sinqerisht mund të pendohesha se nuk kisha marrë pjesë në këtë gjë që quhet Internet, për të cilin kisha menduar se do të bënte revolucion në botë. Kur mendova në këtë mënyrë e pata jashtëzakonisht të lehtë që të merrja vendimin”.

  1. Gjërat mund të jenë më mirë

Shumë nga veprimet e Bezos, përfshirë edhe suksesin e Amazon, janë ndërmarrë në momente të vëshira për mënyrën sesi janë bërë gjërat në ato momente.

  1. Starbucks u përpoq që të marrë pronësinë e Amazon

Starbucks i kishte propozuar Amazon-ës vendosjen e disa produkteve në vendin e kasës në kafeteritë e tij të shumta, kudo në SHBA, – dhe kjo në këmbim të aksioneve në kompaninë e tij.

… Bezos vizitoi CEO-n e Starbucks, Howard Schultz në zyrat qendrore dhe Schultz i tha atij se Amazon kishte një problem të madh, të cilin mund ta zgjidhte Starbucks. “Ju nuk keni prani fizike,” – tha themeluesi imcak i Starbucks, teksa po iu ofronte kafenë miqve të tij në zyrë. “Kjo gjë do t’ju lërë pas.”

Bezos nuk ishte dakord. Ai vështroi djathtas tek Schultz dhe i tha atij: “Ne do ta marrim këtë gjë në hënë.” Ata vendosën të punojmë mbi një marrëveshje por ajo ra pak javën më vonë, kur drejtuesit ekzekutivë të Schultz-it i kërkuan 10% të aksioneve të Amazon-ës dhe një vend në bordin drejtues.

  1. Fokusi tek konsumatorët, jo tek konkurrentët

Një gjë të tillë Bezos e thoshte në çdo takim. “Shikoni, ju duhet të zgjoheni të shqetësuar, të tmerruar çdo mëngjes, – iu tha Bezos punonjësve të tij. Por mos u shqetësoni për konkurentët tanë sepse ata, sido që të jetë, nuk do të na dërgojnë kurrë para. Le të merakosemi për klientët tanë dhe të qëndrojmë me kokën poshtë të fokusuar”.”

  1. Pse dështojnë zyrtarët?

Ata nuk kanë dëshirë të humbin para. Vëllezërit Reggios ( drejtuesit e Barnes & Noble) nuk ishin të gatshëm të humbnin para në një pjesë relativisht të vogël të biznesit të tyre dhe nuk donin t’i vinin punonjësit e tyre më të shkathët pas një përpjekjeje që do të largonte shitjet nga dyqanet më fitimprurëse. Për më tepër, operacioni i shpërndarjes së kompanisë së tyre ishte i orientuar mirë dhe ishte drejtuar për të shërbyer tek dyqanet fizike, duke çuar dërgesa të mëdha librash në një numër të caktuar vendndodhjesh. Alternativa për dërgimin e porosive të vogla për klientët individualë ishte e gjatë, e dhimbshme dhe plot gabime në shërbimin ndaj klientit. Për Amazon-ën, ky ishte biznesi i vetëm i përditshëm. Kur Bezos hyri në tregun e-book, ai mori një vendim të rëndësishëm: Bezos caktoi dikë që të drejtonte përpjekjet për ebook dhe i kërkoi që të “vriste” biznesin e tregtimit të librit fizik në Amazon. Nuk do të kishte ‘më të mirët nga të dy botët’ në këtë garë darviniane.

  1. Si mendon Amazon për lidershipin

Nëse ju jeni një individ kontributor apo menaxher i një ekipi të madh, ju jeni në lider në Amazon. Këtu gjenden disa parime të lidershipit të Amazon-ës. Çdo amazonian është i orientuar nga këto parime:

Duhet të kesh një shtyllë kurrizore; të dish të thuaj “jo” dhe të marrës përsipër detyrime.

Liderët janë të detyruar të kundërshtojnë vendimet me vendosmëri atëherë kur nuk janë dakord me to, edhe kur ky qëndrim është i sikletshëm apo rraskapitës.

Liderat kanë bindje dhe janë këmbëngulës. Ata nuk bëjnë kompromis për hir të kohezionit social. Sapo të merret një vendim, ata angazhohen plotësisht.

Kanë sens vetë-kritik

Liderët nuk e besojnë erën e parfumit në trupin e tyre apo të ekipit të tyre. Udhëheqësit ecin para me problemet ose informacione; madje, edhe kur e bëjnë këtë të vështirë apo të pamundur. Liderët krahasojnë veten dhe ekipet e tyre me më të mirët.

Think Big

Të menduarit në mënyrë të vogël është një profeci e vetë-përmbushjes. Drejtuesit krijojnë dhe komunikojnë një orientim të guximshëm që frymëzon rezultate. Ata mendojnë ndryshe dhe shikojnë gjithandej mënyra për t’iu shërbyer klientëve.

Paragjykim për veprimin

Shpejtësia ka rëndësi në biznes. Shumë vendime dhe veprime janë të kthyeshme dhe nuk kanë nevojë për studim të gjerë. Ne vlerësojmë përllogaritjen për marrjen e rrezikut.

  1. Është më e vështirë të jesh i mirë sesa i zgjuar

Gjyshërit e Bezosit i dhanë atij një mësim për dhembshurinë…

Në një nga këto udhëtime kur Bezos ishte dhjetë vjeç dhe po e kalonte kohën në ndenjësen e pasme të makinës, ai u mor me disa statistika mortaliteti, për të cilat kishte dëshuar në një fushatë kundër duhanit të radios publike dhe llogariti se zakoni i duhanpirjes së gjyshes së tij do t’ia shkurtonte jetën asaj me nëntë vjet. Kur zgjati kokën mes ndenjësve të përparme për ta njoftuar gjyshen për këtë ajo shpërtheu në lot dhe Pop Gise ndaloi makinen menjëherë.

Bezos e përshkroi se çfarë ndodhi më pas në fjalimin e tij në Princeton.

“Ai doli nga makina, erdhi të hapte derën time dhe priti që unë ta ndiqja. Isha në telashe?! Gjyshi im ishte një njeri shumë inteligjent dhe i qetë. Nuk më kishte thënë kurrë asnjë fjalë të ashpër, por ndoshta kjo do të ishte hera e parë? Apo ndoshta do të më kërkonte të kthehesha në makinë dhe t’i kërkoja falje gjyshes? Nuk kisha aspak përvojë në këtë fushë me gjyshërit e mi dhe asnjë mundësi për të vlerësuar se cilat mund të ishin pasojat. Ndaluam pas rimorkios. Gjyshi më vështroi dhe pas një heshtje të shkurtër, më tha me qetësi dhe ngadalë: Jeff, një ditë do ta kuptosh se është më e vështirë të jesh i mirë sesa i zgjuar”.

  1. Komunikimi mund të jetë një Shenjë e Mosfunksionimit

Në një kantier në ndërtim në mesin e viteve ’90 një ekip me drejtues të rinj qëndronin përpara bazamentit të çeliktë të objektit dhe bënë një prezantim mbi një problem thelbësor tek të gjitha organizatat e mëdha: vështirësinë e koordinimit me divizionet e largëta. Drejtuesit e rinj rekomandonin një larmi teknikash të ndryshme për të nxitur dialogun mes grupeve dhe më pas dukeshin krenar për zgjuarsinë e tyre.

Pastaj foli Jeff Bezos, me fytyrën e kuqe dhe enët e gjakut që dukeshin në ballë.

Unë e kuptoj atë që po thoni ju, por jeni plotësisht gabim, – tha ai. Komunikimi është një shenjë e mosfunksionimit. Do të thotë që njerëzit nuk punojnë së bashku ngushtësisht, në mënyrë organike. Ne duhet të përpiqemi të gjejmë një mënyrë që ekipet të komunikojnë sa më pak me njëri-tjetrin, jo shumë.

  1. Falsiteti narrativ

Kur Brad Stone u takua me Jeff Bezos për ti kërkuar bashkëpunimin e tij për librin, Stone nuk ishte përgattur për t’i dhënë përgjigje një pyetje të Bezosit: Si e planifikoni ta trajtoni falsitetin narrativ?

Falsiteti narrativ, – shpjegoi Bezos, ishte një term i shpikur nga Nasim Nicholas Taleb në librin e tij të vitit 2007 “The Back Swan”, për të përshkruar sesi njerëzit janë të prirë biologjikisht të kthejnë realitetet komplekse në tregime qetësuese, por tepër të thjeshtëzuar. Talebi argumentoi se kufizimet e trurit njerëzor rezultuan në tendecën e specieve tona për të shtrydhur fakte dhe ngjarje të ndryshme në ekuacione shkak-pasojë dhe pastaj për ti kthyer ato në rrëfime lehtësisht të kuptueshme. Këto tregime, – shkruan Taleb, – mbrojnë njerëzimin nga rastësia e vërtetë e botës, kaosi i përvojës, dhe deri në njëfarë mase, nga elementi demoralizues i fatit që ndikon në të gjitha sukseset dhe dështimet.

Në librin e Talebit, – të cilin, meqë ra fjala, duhet ta lexonin të gjithë drejtuesit e lartë të Amazon-ës, autori pohoi se mënyra për të shmangur falsitetin narrativ ishte favorizimin i eksperimentimit dhe njohurive klinike në dëm të treguarit të historive dhe kujtimeve.

Librin e gjeni tek LINKU  

Porositeni edhe me një mesazh në rrjetet sociale ose telefonatë tek 044508282

te-shesesh-gjithcka-jeff-bezos-dhe-epoka-e-amazon

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *