Lexime vere 2020 – Ja 13 romanet e nxehta të pushimeve verore

vera rekomandime
vera rekomandime
Foto ilustruese

Lista me 13 romanet e përkthyera në shqip të cilat Bukinist dhe Leximtari ua rekomandojnë lexuesve gjatë kësaj vere.

Platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al dhe Leximtari, krahas rekomandimeve të autorëve shqiptarë dhe librave non-fiction, ka përzgjedhur edhe romanet më të mira të përkthyera në gjuhën shqipe. Janë saga, romanca, thrillera, që vijnë nga letërsia klasike apo moderne; janë autorë të suksesshëm në vendet ku janë botuar, nobelistë, autorë të shitur në vendet e tyre, njëherësh të pëlqyer edhe nga lexuesi shqiptar.

Kemi përzgjedhur 13 libra të cilët janë të ndryshëm nga rekomandimet që kemi pasur vjet. Kësaj radhe, pjesa më e madhe e listës së rekomandimeve “Lexime vere” janë tituj të sapohedhur në qarkullim nga entet botuese.

Le të fillojmë me prezantimin e secilit prej këtyre romaneve të cilët mendojmë ti keni me vete teksa kaloni pushimet verore pranë detit apo në mal.

  1. “Labirinti i shpirtrave” nga Carlos Ruiz Zafón

labirinti-i-shpirtrave

Labirinti i Shpirtrave është një roman pasionant, plot intriga dhe aventura. Përmes këtyre faqeve do të zbulojmë finalen madhështore të sagës, që ka filluar me Hijen e erës, e cila arrin këtu kulmin e forcës dhe njëkohësisht i ngre një himn madhështor botës së librave, artit të rrëfimit dhe lidhjes magjike midis letërsisë dhe jetës.

  1. “Dashuria në kohërat e kolerës” nga Gabriel Garcia Marquez

dashuria-ne-koherat-e-koleres

“Dashuria në kohën e kolerës” është një tjetër libër i García Márquez-it, që zë vend përkrah asaj vepre të mëparshme të dëgjuar, në tufën e kryeveprave të letërsisë së sotme. Kësaj radhe, kryevepra e Marquez na vjen në shqip përmes rishikimit dhe plotësimit në gjuhën tonë që i ka bërë përkthyesja Mira Meksi. Ky roman ka qenë ndër librat më të kërkuar gjatë periudhës së karantinës.

  1. “Tatuisti i Aushvicit” nga Heather Morris

tatuisti-i-aushvicit

Një roman i bazuar në një histori të vërtetë, nga Heather Morris! Një histori dashurie në një kamp përqendrimi, ajo e Lejli dhe Gita Sokolovit, jo vetëm që do t’i mbijetonte ditëve të vështira, por do të dokumentohej me detaje shumë vite më pas. Një histori e mbetur peng për shtatëdhjetë vjet me radhë, e cila do t’ju bëjë për të qarë, por edhe do t’ju falë optimizëm. Janë shkruar libra pa fund për Holokaustin, por asnjë si ky që keni në dorë.

  1. “Artist i botës fluturake” nga Kazuo Ishiguro

artist-i-botes-fluturake

“Artist i botës fluturake” na vë përpara dilemave morale të artistëve në një botë që është përherë në ndryshim e sipër. Masuxhi Ono është një artist japonez, piktor, tashmë i dalë në pension, i cili ka humbur të birin dhe të shoqen gjatë Luftës së Dytë Botërore. Tashmë, i qetë dhe babaxhan, jeton me të bijat, i përkushtohet të nipit si një gjysh i mirë dhe kopshtit të shtëpisë së tij të bukur. Në pamje të parë, asgjë nuk i trazon ujërat e kësaj pleqërie të bardhë. Mirëpo, bisedimet për martesën e vajzës së dytë, sipas zakoneve japoneze, do të nxjerrin në pah kujtime dhe shqetësime të së kaluarës së tij. Në rininë e tij, si djalosh i talentuar në pikturë, por edhe krenar e i vëmendshëm ndaj mjerimit ku ishte zhytur vendi, artisti Masuxhi Ono, nuk dëshironte t’ia kushtonte artin e tij vetëm kremtimit të bukurisë fizike, asaj “botës fluturake” të jetës së natës, qejfeve dhe zdërhalljeve me miq e geisha. Në vend të kësaj, ai e vuri artin e tij në shërbim të lëvizjes imperialiste që e shpuri Japoninë drejt Luftës së Dytë Botërore.

  1. “Sytë e errësirës” nga Dean Koontz

syte-e-erresires

Romani i autorit të shquar amerikan Din Kunc (Dean Koontz) parashikoi koronavirusin kinez 40 vjet më parë që sot shkatërroi ekonominë e gjithë botës. Mega-bestselleri botëror i Neë York Times, u rikthye me shitje në nivelet rekord në të gjithë botën sapo shpërtheu pandemia e Covid-19, dhe tashmë sapo është hedhur në qarkullim edhe në shqip nga Shtëpia Botuese Fan Noli.

Një producente humbet djalin e saj. I thanë se ka vdekur në aksident bashkë me fëmijë të tjerë teksa po merrej me sporte dimërore. Por, befas, vijnë në jetën e saj ndjesi nga më të çuditshmet si lëvizje objektesh, mesazh, etj. Kur ajo nis një jetë të re me një avokat, kërkon ndihmën e tij për të hapur varrin e djalit, pasi kishte dyshime. Pikërisht në këtë moment nisin aventurat e tmerrshme për gruan dhe të dashurin e saj avokat, që dikur kishte qenë në strukturat e ushtrisë, sepse vihen në ndjekje shërbimet sekrete, derisa ata arrijnë të zbulojnë vendndodhjen e djalit. Ndaj trupit të djaloshit 12-vjeçar ishte testuar virusi Ëuham 400 dhe kishte arritur që të rezistonte.

  1. “Unë e di pse këndon zogu në kafaz” nga Maya Angelou

une-e-di-pse-kendon-zogu-ne-kafaz

Në një botë të egër, ku të qenit zezake dhe grua njëkohësisht ta bën jetën të pamundur, por Maya Angelou arrin të ringrihet si një grua fenomenale. Ky roman, poetik dhe i fuqishëm, do të prekë zemrat dhe do të ndryshojë mendjet për sa kohë që njerëzit do të vazhdojnë të lexojnë. “Unë e di pse këndon zogu në kafaz”(1969), romani i parë autobiografik i Maya Angelou-t, është shndërruar tashmë në një klasik amerikan fort të dashur në mbarë botën.

  1. “Motra e diellit” nga Lucinda Riley

motra-e-diellit

Nga atmosfera frenetike e Manhatanit në fushat e mrekullueshme, të egra e të gjera të Afrikës, Motra e diellit është vëllimi i gjashtë i Shtatë Motrave, serisë epike me miliona kopje të shitura të Lucinda Rileyt. Me rrëfimin përfshirës e hipnotizues dhe me personazhe të paharrueshme e mallëngjyese, seria Shtatë Motrat eksploron se si dashuria mund të kapërcejë edhe kufij në dukje të pamundur…

Më 1939, njujorkezja Sesilia Hantlej-Morgani arrin në Kenia, në përpjekje të shërojë plagët e zemrës pranë kumbarës së saj, grua mondane, zemra e shoqërisë së lartë dhe anëtare e grupit famëkeq Happy Valley. Në brigjet e liqenit të bukur Naivasha, ajo takon Bill Forsajthin, beqar i njohur enigmatik, fermer, me lidhje të ngushta me fisin maasai. Por kur zbulon diçka tronditëse dhe me luftën në prag, Sesilias nuk i mbeten shumë zgjedhje, ndaj vendos të pranojë propozimin e Billit për martesë. Me t’u vendosur në luginën Wanjohi dhe me Billin larg, befas Sesilia e ndien veten të izoluar dhe të vetmuar. Derisa në pyllin fare pranë fermës së saj gjen një foshnjë të sapolindur, të braktisur, që do t’ia ndryshojë jetën përgjithmonë…

  1. “Përçmimi” nga Alberto Moravia

percmimi

“Përçmimi” është një ekzaminim i pamëshirshëm i dëshpërimit dhe i vetëmashtrimit në zbrazëtinë emocionale të shoqërisë moderne të konsumit.

Romani “Përçmimi” u botua për herë të parë më 1954 dhe përfaqëson një prej etapave kryesore të rrugëtimit e kërkimit të Alberto Moravia-s në botën e borgjezisë italiane të shekullit të kaluar.

Miti i “Odisesë” dhe kthimi i Uliksit në shtëpi te Penelopa do të shndërrohet në një përballje dhe analizë të hollë mes qytetarisë dhe barbarizmit, mes normave të nderit dhe njeriut modern.

Më 1963, romani u ekranizua nga regjisori i njohur francez Jean-Luc Godard, me aktorë kryesorë Brigitte Bardot dhe Michel Piçoli.

  1. “Kohë pas kohe” nga Lisa Grunwald

kohe-pas-kohe

Një histori dashurie magjike, e frymëzuar nga legjenda e një gruaje që u zhduk në Terminalin e Madh Qendror, në vitet 20 deri në Luftën e Dytë Botërore dhe më tej. Duke parë në të kaluarën e pasur të Terminalit Qendror, autorja krijon një roman mjeshtror historik rreth një lidhje dashurie që përcakton moshën, klasën, vendin, madje edhe kohën.

Nora, – një artiste frymëzuese, e pavarur dhe e egër, – është e tronditur kur zbuloi se gjendet e izoluar; Ajo nuk mund të kuptojë prania e saj në terminalin e sunduar nga rregulla që nuk i njeh. Ajo nuk e kishte takuar ende Joe që të nisë të kuptojë efektin që koha ka mbi të dhe lidhjet e mundshme me punët në Terminalin Qendror dhe fenomenin diellor të njohur me emrin “Manhatan genge” ku dielli lind apo perëndon midis rrokaqiejve të qytetit, të lidhura në mënyrë të përkryer me rrugët e nëndheshme. Ndërsa mijëra vizitojë kalojnë çdo ditë nën tavalin qiellor, Joe dhe Nora krijojnë një jetë të pangjashme nga çmund ta imagjinonin. Me një dashuri të pafund në një hapësirë të kufizuar, ata shfrytëzojnë plotësisht “qytetin e Terminalit” brenda qytetit, duke ngrënë darkë në restorantin Oyster, duke vizituar Galerinë Whispering, dhe duke e kthyer në shtëpi dhomën në hotel Biltmore. Por, kur ndërtimi i një tjetër landmark-u kërcënon të ardhmen e tyre, Nora dhe Joe detyrohen të testojnë kufijtë e lirisë dhe të dashurisë.

  1. “Jeta e fshehtë e shkrimtarëve” nga Guillaume Musso

 

jeta-e-fshehte-e-shkrimtareve

Nje tjetër roman bestseller i Guillaume Musso, autori me i shitur ne France ne kete periudhe, vjen para lexuesve shqiptare: Një lexim i paharruar, një rebus letrar tërheqës që shfaqet djallëzor kur autori vendos aty pjesën e tij të fundit.

Në vitin 1999, pasi kishte botuar tre romane të shndërruara në kult, shkrimtari i njohur Natan Fawles njoftoi se nuk do të shkruajë më dhe tërhiqet në Bomont, një ishull i egër dhe sublim në brigjet e Mesdheut.

  1. “Hipi” nga Paulo Coelho

hipi

Duke iu referuar përvojës së tij të pasur jetësore, Paulo Coelho na kthen pas në vite për të përjetuar sërish ëndrrën e një brezi që kërkonte paqe dhe guxonte të sfidonte rendin shoqëror të kohës. Nëse dëshiron të njohësh vetveten, fillo të eksplorosh botën përreth teje. Karla është një vajzë holandeze që ëndërron të shkojë në Nepal dhe pret të takojë shokun e duhur për të ndërmarrë udhëtimin. Pauloja është një brazilian i ri që dëshiron të bëhet shkrimtar: ka flokë të gjatë dhe udhëton nëpër botë për të kërkuar lirinë dhe kuptimin më të thellë të ekzistencës. Rrugët e tyre puqen në Amsterdam dhe, së bashku, vendosin të nisen për në Azi, përgjatë një itinerari të njohur hipi. Gjatë udhëtimit nga Europa për në Katmandu me Autobusin Magjik, Karla dhe Pauloja përjetojnë një histori të jashtëzakonshme dashurie, krahas aventurave, historive të bashkudhëtarëve dhe takimeve të rastësishme. Bashkë me shokët e udhëtimit, përjetojnë situata revolucionare dhe pasurohen me vlera të reja jetësore, që do t’i ndryshojnë përgjithmonë.

  1. “Derisa dashuria të na ndajë” nga Anna Premoli

derisa-dashuria-te-na-ndaje

Anna Premoli vjen me një tjetër romancë gjatë kësaj vere për lexuesit shqiptarë; sidomos për adhuruesit që do të lexojnë një tjetër lojë të madhe dashurie mes dy njerëzve që koha i detyroi të rrinë bashkë dhe pasionet i ndezin mes tyre: Një avokate dhe një prokuror, dikur në një auditor universiteti, plot urrejtje ndaj njëri-tjetrit dhe tani që pasioni i bashkon përtej konflikteve dhe interesave…..

Amalia Berger është një avokate e afirmuar njujorkeze, e njohur në qarqet profesionale si “mbretëresha e akullt”. Por prindërit, pasanikë të mëdhenj, i kushtojnë gjithnjë pak vëmendje. Rajëni, me prejardhje irlandeze, është më i madhi ndër katër djemtë e shtëpisë dhe familja e tij e rrëmujshme administron një pab tipik në zemër të Mollës së Madhe. Që të dy janë njohur në shkollën e jurisprudencës në Yale, ku ka lindur antipatia e tyre e ndërsjellë.

Më pas Amalia qëndroi në Nju Jork, kurse Rajëni bëri karrierë në Çikago. Derisa një ditë, oferta për një vend si zëvendës prokuror do ta sjellë në Nju Jork.

Rasti i parë me të cilin do t’i duhet të përballet duket vërtet i rëndomtë: një arrestim për drejtim automjeti në gjendje të dehur nga një vajzë e shoqërisë së lartë.

Dhe çfarë mund të ndodhë nëse dy persona që urrehen nga thellësia e zemrës janë të detyruar nga ligji që të bashkëpunojnë?

  1. “Valsi i lamtumires” nga Milan Kundera

valsi-i-lamtumires

Milan Kundera gërsheton çështje ekzistenciale të tilla si Dashuria, Tradhtia, Pabesia, Miqësia dhe Vdekja, së bashku me një delikatesë të jashtëzakonshme. Në fakt, kjo delikatesë është konstante në të gjitha veprat e Kunderës. Si zakonisht,ai shtron pyetje serioze rreth botës moderne ku jetojmë: çfarë dimë për moralin, jetën dhe vrasjen.

Klima, një instrumentist i njohur i xhazit, merr lajmin se një infermiere e re me të cilën ka kaluar një natë të shkurtër në një qendër termale, është shtatzënë dhe ai është babai. Pas kësaj, fillon një komedi e zezë në të cilën, gjatë pesë ditëve të çmendura, tetë personazhe përqafojnë njëri-tjetrin në vrullin e një valsi marramendës. Nga njëra anë gruaja e bukur, xheloze e Klimës, e bindur se të gjitha gratë janë të destinuara të tradhtohen dhe që do ta nuhasë edhe këtë tradhti të re; djaloshi, i dashuri i infermieres, po aq xheloz; një gjinekolog fanatik që kuron gratë shterpa, por është gati të ndihmojë infermieren të dështojë; një pasanik amerikan, Don Zhuan dhe shenjtor; dhe një i burgosur politik i moshuar, viktimë e spastrimeve, që ka vendosur të emigrojë përfundimisht, i bindur se nuk ka të ardhme. Ai organizon një festë lamtumire në qendrën termale, si një ëndërr e një nate vere.

PUSHIME TE MBARA!

vera

Të gjithë librat e rekomanduara “LEXIME VERE” i gjeni tek Bukinist.al

Librat vijnë tek ju me 1 KLIK, duke shkruar në e-mail: info@bukinist.al ose duke telefonuar tek: 044508282

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *