4 surpriza për ty në 4-vjetorin e Bukinist-it

IMG_6778
IMG_6778
Foto nga Panairi i Librit Tirana 2018 ku Bukinist.al kishte stendë në Pallatin e Kongreseve

Albert GJOKA*

Sot Bukinist mbushi 4 vjeç. Jemi ende të vegjël në moshë, por kemi ecur shumë shpejt, me energji dhe plot pasion gjatë këtyre viteve, duke u bërë kështu platforma më e madhe online e librit shqip; pse jo, edhe më inovativja. Pikërisht, për këtë arsye, kjo datëlindje mbetet një gur kilometrik i rëndësishëm në misionin tonë për ta përcjellë librin siç duhet tek ju.

Ekipi drejtues i Bukinist, kompania investitore  Nettrade Albania, së bashku me administratorin Valer Pinderi, kanë plane të qarta për një të nesërme shumë më të mirë, për të rritur në mënyrë cilësore dhe sasiore industrinë e librit, marketingun e tij dhe shërbimet e tjera mbështetëse.

Ne jemi përpjekur parreshtur për t’ju informuar, rekomanduar dhe ofertuar librin, duke përmbushur kërkesat, nevojat dhe pasionet tuaja, – tashmë që jeni një komunitet i madh me rreth 40 mijë anëtarë.

Konstatojmë me kënaqësi se ka rritje të lexuesve të diasporës, sidomos gjatë dy viteve të fundit. Kemi përmirësuar mënyrat e pagesës, ku së fundi kemi futur edhe përdorimin e kartave të kreditit dhe po punojmë për të ngushtuar kohën e dërgimit të librit tek lexuesi. Sot është dita për të kërkuar ndjesë ndaj të gjithë atyre që nuk u kemi realizuar pritshmëritë dhe jemi të gatshëm të mirëpresim kritikat dhe kërkesat për ta përmirësuar më tej shërbimin tonë.

21 korriku është një ditë për t’ju përcjellë mirënjohje të gjithë botuesve të librit shqip, sidomos atyre që kanë ndarë me ne filozofinë tonë për tregtimin e librit dhe na kanë dhënë dorën në momentet më të vështira.

_MG_9209
Foto nga Magjia e Librit, organizuar nga Bukinist.al në QTU në vitin 2019

Sot nisim një fushatë që do të përmbyllet më 31 korrik 2020, ku do të kemi për ju, – të dashur lexues, – shumë surpriza. Le t’i zbulojmë katër prej tyre në këtë 4 vjetor:

  1. Të gjithë lexuesit që bëjnë kërkesë apo porosi më datë 21 korrik 2020, do të bëhen pjesë e komunitetit të artë “Mik i Bukinist”, ku siç e dini, me një status të tillë, përfitoni ulje të përhershme -10%, oferta ekskluzive, informim e rekomandim të vazhdueshme, dhurata etj;
  2. Përgjatë 10 ditëve do të ketë lojëra shpërblyese (giveaway) për ndjekësit tanë në rrjetet tona sociale;
  3. Mini-konkurset: Lexime n’plazh me fotot më të bukura që sjellin pushuesit në momentet e leximit. Fituesi i fotos që ka më shumë pëlqime merr një çek (gift card) me vlerë 3000 lekë.
  4. Dhe tani surpriza më e nxehtë: Deri në fund të muajit korrik të gjithë librat do të jenë në ofertë 20-50%. Botimet e shëpive botuese Toena, Minerva, Onufri, Uegen, Buzuku, Reklama, Plejad, Tirana Times, Papirus, Zenit, Pika pa Sipërfaqe, Ombra GVG i gjeni me -30%. Janë rreth 1500 tituj librash të cilat do ti përfitoni gjatë këtyre ditëve me këtë skonto ekskluzive.
_MG_9135
Foto nga Magjia e Librit organizuar nga Bukinist në QTU në vitin 2019

Me -50% gjeni botimet e Edualba, kryesisht botime për fëmijë. Kini kujdes: Ofertat -30% dhe -50% janë të vlefshme vetëm për stokun që kemi momentalisht në magazinën tonë!

Ndërsa të gjithë librat e tjerë, – rreth 8000 tituj, – janë në ofertë -20% gjatë gjithë fushatës tonë.

Fatmirësisht, ky moment përkon edhe me sezonin e pushimeve verore, prandaj ky mbetet një rast fantastik për të gjithë ata lexues që duan të marrim një shportë  librash të zhanreve dhe kategorive të ndryshme në plazh apo në mal.

Të gjithë po përballemi në një kohë tejet të vështirë, por me librin, dhe përmes dijes, të gjitha sfidat kapërcehen më lehtë dhe më shpejt. Ne jemi këtu për të dhënë ndihmesën tonë, dhe bashkë me ju, besojmë se do ta dyfishojmë komunitetin tonë të lexuesve dhe të anëtarëve “Mik i Bukinist-it” gjatë katër viteve të ardhshme.

Duke ju shprehur edhe një herë për besimin e dhënë, me mirënjohen më të thellë për secilin prej jush, ju ftojmë të përfitoni nga këto oferta ekskluzive, të cilat nuk gjenden në tregun e librit.

IMG_7105
Foto nga Pazari i librit, organizuar nga Bukinist në TEG vitin e kaluar

Autori është menaxher i Bukinist.al

Për më shumë informacion, na kontaktoni edhe përmes telefonit: 044508282 ose e-mailit: info@bukinist.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *