8 leksione që dalin pas leximit të librit Zgjoni gjigantin e brendshem

anthony

anthony

Leksioni nr. 1 – Vendimet përcaktojnë fatin tuaj; jo kushtet e tuaja!
Në momentin që nisni të ndryshoni jetën tuaj, nisni të merrni edhe vendime. Por, kujtoni se nëse nuk ka veprim, më pas nuk do të ketë as vendime. Cilësia e jetëve tona është e bazuar mbi vendimet tona. Pesë elemente që përbëjnë një vendim janë: besimet, rregullat, vlerat, referencat dhe gjendjet emocionale.

Leksioni nr. 2 – Besimet e ngjarjeve strukturojnë jetët tona; jo ngjarjet në vetvete!

Besimet janë ndjesi të caktuara rreth diçkaje. Nëse unë e kam ëndërr një punë, ajo është besimi im rreth saj, i cili do të strukturojë jetën time, por jo punën në vetvete. Një punë e ëndërruar nuk kupton asgjë pa besimin. Pjesa më e madhe e besimeve tona janë përgjithësuese rreth të shkuarës tonë, bazuar mbi interpretimet tona rreth përvojave tona; të gëzuara apo të dhimbshme. Nëse ju doni që t’i ndryshoni besimet tuaja, Tony Robbins këshillon që të lexoni libra dhe të mësoni nga përvojat e mentorëve. Përmes përvojave të tyre do të ketë një ndikim më të madh tek besimet tuaja. Nëse ju doni të bëheni milioner, një mentor, që është bërë i tillë, apo një libër që ju tregon sesi të fitoni para, do të përforcojë besimin tuaj se mund të fitoni milionat.

Leksioni nr. 3 – Krijoni rregulla që ua bëjnë më të lehtë jetën për të ndjerë kënaqësi dhe më të vështirë për të ndjerë dhimbje!

Një rregull është një lloji besimi që përshkruan atë që ka ndodhur për ne për t’u ndjerë mirë. Ne të gjithë kemi rregullat tona. Për shembull, dikush ka një rregull të tillë se duke parë video, apo lexuar një libër në ditë do të jetë më produktiv. Çelësi është për të krijuar rregulla për veten tonë që do të na bëjnë të ndihemi shkëlqyeshëm. Ato nuk janë përcaktuar nga ngjarjet që ndodhin jashtë nesh. Asgjë nuk ndodh pa pasur një arsye. Në momentin që ju merrni vendimin për t’u ndjerë mirë, ju i dërgoni një mesazh trurit tuaj, për të ndryshuar reagimin tuaj tek muskujt e fytyrës tuaj, kraharorit dhe trupit, për të ndryshuar frymëmarrjen tuaj dhe për të ndryshuar biokiminë në sistemin tuaj nervor që shkakton tek ju ndjenjën e njdesive që e quajmë kënaqësi. Ky rregull nuk gjendet përtej nesh, tek ngjarjet e ndryshme; pikërisht, ndryshimi i mendimeve tona, të cilat shërbejnë për të vendosur rregullat tona, çon tek fakti i të ndjerit mirë dhe do ta keni më të vështirë për të ndjerë dhimbje.

Leksioni nr. 4 – Vlerat tuaja përcaktojnë cilësinë e vendimeve tuaja!

Drejtimi i jetëve tona është i kontrolluar nga vlerat tona. Kënaqësia afatgjate duhet të gjallojë përmes idealeve tona më të larta. Ne nuk mund ta bëjmë këtë nëse ne nuk e dimë se çfarë vlerash kemi. Çdo vendim është i orientuar nga vlerat tona. Sa herë që ke një vështirësi merr një vendim të rëndësishëm. Po cilat janë vlerat tuaja? Dashuria, shëndeti, rritja (zhvillimi), realizueshmëria.

Pyete veten tënde se cila është gjëja më e rëndësishme në jetën tënde? Shkruaj 10 vlera që janë më të rëndësishme në jetën tënde!

Disa prej tyre janë pasioni, liria, familja, miqtë. Disa prej anti-vlerave janë frustrimi, ankthi, depresioni, uria. Për të pasur sukses në jetën tënde, shkruaj se cilat janë vlerat tuaja dhe përmbaju atyre çdo ditë të jetës tënde!

Leksioni nr. 5 – Zgjeroni referencat tuaja për të zgjeruar jetën tënde!

Duke pasur më shumë referenca do të keni më shumë mundësi në jetën tuaj. Referencat janë thuajse të ngjashme me besimet.

Leksioni nr. 6. – Vendimet e rëndësishme merrini në një gjendje emocionale të qëndrueshme!

Kur merrni vendime në jetën tuaj, në lidhje me një mik apo një biznes, shmangi ato kur jeni në një gjendje të inatosur apo konfliktuale.

Leksioni nr. 7 – Bëni pyetjet e duhura!

Të menduarit është të pyesësh dhe t’ju japësh përgjigje çështjeve. Ato mund të jenë të vërteta ose jo të vërteta.

Leksioni nr. 8 – Kuptoni sistemin e mjeshtrisë tuaj!

Ky sistem ka pesë elemente: gjendjen emocionale, vlerat, pyetjet, referencat dhe besimet.

Vetëm në këtë mënyrë do të jetë më e lehtë për të qenë më të gëzuar dhe më e vështirë për të qenë të shqetësuar në jetën tuaj.

Copyright: Leximtari.al

Librin “Zgjoni gjigantin e brendshëm” të Anthony Robbins e gjeni tek Bukinist.al

Për më shumë informacion, sugjerime apo rekomandime na telefononi tek: 044508282 ose na shkruani tek: info@bukinist.al

zgjoni-gjigantin-e-brendshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *