Platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al dhe Leximtari u rekomandojnë për lexim 10 thrillerat më të bukur bashkëkohorë
Romanet e zhanrit mister & thriller po bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e leximit në Shqipëri; njëherësh kjo i ka nxitur botuesit që të kërkojnë dhe të sjellin romanet më të mira në gjuhën shqipe.
Pikërisht, duke parë këtë fenomen në rritje, sidomos gjatë 3-4 viteve të fundit, referuar edhe të dhënave të përditshme të platformës më të madhe online të librit shqip, Bukinist.al, vendosëm që të bëjmë një listë me rekomandime për lexuesit e pasionuar pas romaneve mister & thriller.
Kjo paketë me thrillerat më të arrirë lançohet në muajin tetor, të cilin Bukinist ia ka kushtuar këtij zhanri, që kulmon edhe me festën e Hallowinit.
Më poshtë gjeni 10 romanet më të mira që rekomandojmë ne: Por, po ju paralajmërojmë: Nëse do të shfletoni faqet e para, kini kujdes, sepse libra të tillë nuk iu lëshojnë më deri në fletën e fundit.
1.“Sytë e errësirës” nga Dean Koontz
Romani i autorit të shquar amerikan Din Kunc (Dean Koontz) parashikoi koronavirusin kinez 40 vjet më parë që sot shkatërroi ekonominë e gjithë botës. Mega-bestselleri botëror i New York Times, u rikthye me shitje në nivelet rekord në të gjithë botën sapo shpërtheu pandemia e Covid-19, dhe tashmë sapo është hedhur në qarkullim edhe në shqip
Një nënë merr vesh në mënyrë të papritur se djali i saj ka humbur jetën në një aksident. Por, asaj i ndodhin gjëra të çuditshme teksa ndodhej në zyrë ose në shtëpi; kur ajo lidhet me një avokat, kërkon ndihmën e tij për të hapur varrin dhe parë nëse djali ndodhej aty. Këtu nis një kalvar i vërtetë aventurash për gruan dhe të dashurin e saj. Kërkimi për djalin e saj përfundon në një ndërtesë të nëndheshme ku bëheshin eksperimente me trupa njerëzorë, të cilëve iu injektoheshin viruse të rrezikshme. I frikshëm, plot tensione, me shenja paranormale dhe me aventura, ky roman të trondit dhe nuk të lëshon pa i shkuar në faqen e fundit.
2.“Gruaja midis nesh” nga Sarah Pekkanen dhe Greer Hendricks
I ngatërruar, i akullt dhe i zjarrtë njëkohësisht, Gruaja midis nesh, shkruar nga Greer Hendricks dhe Sarah Pekkanen eksploron ndërlikimet e fshehta të një martese të lakmueshme dhe të vërtetat e rrezikshme, që ne i shpërfillim në emër të dashurisë. Kjo është historia e një ish-bashkëshorteje xheloze, e brejtur nga ankthi për gruan që i ka zënë vendin. Por është edhe ajo e vajzës që pret të martohet me burrin e ëndrrave të saj, e përkundur në shpresat e një nuseje të re. Pra, është historia e një trekëndëshi ku është e vështirë ta kuptosh cilit t’i zësh besë. Një histori dashurie dhe urrejtjeje, joshjeje dhe frike, tradhtie dhe lojërash pushteti, ku, njëlloj si në realitet, asgjë nuk është ashtu siç duket, sepse s’mund të ketë dashuri pa sekrete. Ka vetëm thërrime të vërtete pas gënjeshtrave. Apo gënjeshtra të vogla që, të mbledhura tok, bëjnë një të vërtetë. Një thriller me një mijë fytyra, që do t’ju mbajë të gozhduar me befasitë e tij.
3.“Gruaja në dritare” nga A. J. Finn
Ana Foks jeton e vetme në shtëpinë e saj në Nju Jork, pa guxuar të hedhë këmbën jashtë saj. Ajo e kalon ditën duke pirë verë (ndoshta duke e tepruar pak), duke parë filma të vjetër, duke kujtuar kohët e vjetra dhe… duke spiunuar fqinjët… Derisa në shtëpinë përballë shpërngulet familja Rasëll, e përbërë nga nëna, babai dhe djali i tyre adoleshent. Një familje e përsosur! Por një mbrëmje, kur Ana pikas diçka të pazakontë nga dritarja, të cilën nuk duhej ta kishte dëshmuar, bota e saj nis të shembet dhe sekretet e errëta dalin në sipërfaqe.
Ky roman konsiderohet si triller diabolik: askush dhe asgjë nuk është ashtu si duket. Lexuesi mbahet peng në çdo faqe të tij përmes agorafobisë, ankthit, depresionit, substancave abuzuese, vrasjeve, vdekjeve, etj. Që nga viti 2018, kur u hodh në qarkullim vazhdon të bëjë për vete qindra-mijëra lexues me fuqinë e tij.
4.“Dhe nuk mbeti me askush” nga Agatha Christie
Dhjetë vrasës, të izoluar, viktima tashmë të një vrasësi të padukshëm. Të gjithë personazhet gjenden përballë njëri-tjetrit: fajtorë, akuzues, hetues dhe njëkohësisht vrasës. Derisa, në mënyra nga më të çuditshmet, vriten të gjithë dhe në ishull nuk mbetet më askush
Dhjetë persona krejt të panjohur për njëri-tjetrin janë ftuar të kalojnë një javë pushimi në një vilë të bukur në Ishullin Indian, pa ditur madje as emrin e mikpritësit bujar. E, megjithatë, secili prej tyre, dikush për kërshëri, dikush nga nevoja për pushim, dikush ashtu kot, e kanë pranuar ftesën. Dhe tashmë janë të gjithë aty, në atë ishull në mes të detit. Por kur mbërrijnë, nuk e gjejnë të zotin e shtëpisë t’i presë. Gjejnë vetëm një poezi të futur në kornizë dhe të varur mbi oxhakun e secilës dhomë. Gjatë darkës së parë të gjithë dëgjojnë nga dhoma ngjitur nëpërmjet gramafonit, një zë çnjerëzor e depërtues që buçet, duke i akuzuar të gjithë të ftuarit si vrasës. Për mysafirët e mbyllur si në një grackë, është fillimi i një ankthi pa fund.
Duke i mbajtur si rrallëkush në zgrip emocionet e lexuesit në faqet e këtij trilleri të ri e të fuqishëm, Harlan Coben-i zhbiron sekretet e mëdha dhe gënjeshtrat e vogla që mund të shkatërrojnë një marrëdhënie, një familje e madje një qytet të tërë.
“Ne mund të vijojmë e ta bëjmë litar këtë lojën e fajësisë, Leo, apo s’është kështu? Është faji i saj, sepse të rrëfeu ty që Diana donte ta prishte lidhjen tuaj, është faji im se nuk t’u gjenda pranë kur pate nevojë, është faji i Ogit, është i Henkut, është i Reksit, është i Bethit; djalli ta marrë, është faji i presidentit të Shteteve të Bashkuara, që e miratoi atë qendër të operacioneve të zeza. Po a e di çfarë, Leo? Mua kjo nuk më shqetëson aspak, në fakt. Nuk është se jam duke të folur vërtet. Ti nuk rron më. Unë të dua dhe gjithmonë do ta ndiej mungesën tënde, por ti ke pesëmbëdhjetë vjet i ikur nga kjo jetë. Kaq është një kohë e gjatë për të mbajtur zi, apo e kam gabim? Ndaj kam vendosur të të lejoj të shkosh tani dhe unë vetë të kapem në diçka më të qëndrueshme. Tani e di të vërtetën. Dhe ndofta, tek vështroj këtë femër të guximshme e të bukur në krahët e mi, e vërteta më ka çliruar, më në fund, edhe mua vetë.”
6.“Friend Request” nga Laura Marshall
“Kërkesë për miqësi” është romani që do t’ju mbërthejë që në faqen e parë dhe do t’ju lërë pa frymë deri në të fundit. Romani i Laura Marshall është konsideruar si trilleri më i bukur i vitit.
Maria Ueston do të bëhet shoqe me mua… Ndoshta ky ka qenë gjithmonë problemi: Maria donte që të ishim shoqe, por unë e zhgënjeva. Ajo ngjarje më ka shoqëruar gjatë gjithë jetës sime si e rritur. Sado që jam përpjekur ta harroja, pavetëdija ime e ka ruajtur në një skutë të thellë. Maria Ueston do të bëhet shoqe me mua… …por ajo ka më shumë se njëzet e pesë vjet që ka vdekur.
Dhoma është letërsi e shkëlqyer klasike! Një roman i veçantë që flet për Xhekun, një djalë pesëvjeçar, bota e të cilit kufizohet në një zgëq tre metra katrorë. Dhoma është vendi ku ai ka lindur dhe është rritur; aty jeton së bashku me Manë.
Historia rrëfehet nga këndvështrimi i Xhekut, një fëmije i cili nuk e ka ndier kurrë ngrohtësinë e rrezeve të diellit, nuk ka thithur kurrë ajër të pastër dhe sigurisht, nuk ka takuar askënd tjetër veç vetes, nënës së tij dhe Plakut Nik, njeriu që ka rrëmbyer dhe përdhunon vazhdimisht Manë prej shtatë vitesh. Me vendosmërinë, zgjuarsinë dhe dashurinë e paepur të nënës, Maja i ka dhënë një jetë Xhekut. Por, ajo e di se kaq nuk mjafton… as për të, as për të birin. Sapo Xheku mbush pesë vjeç, Maja i tregon për botën e jashtme. Por ai mendon se ato janë thjesht përralla të pavërteta; megjithatë, Maja këmbëngul se ato janë të vërteta. Por, Xheku ende s’e rrok idenë e ekzistencës së një bote të jashtme, kështu që, kur Maja i thotë se duhet të arratisen, bota e tij bëhet copash.
Ajo harton një plan të vështirë arratisjeje, i cili bazohet në trimërinë e të birit, por edhe në shumë fat. Pa e ditur se është e papërgatitur që plani të funksionojë si duhet. “Do ta zë me shkelma Plakun Nik, derisa t’ia bëj kurrizin më të butë se barkun. Pastaj, do hap Derën me Telekomandë dhe do rrëshkas si shigjetë në Hapësirën e Jashtme, për të blerë shumë gjëra në dyqanet e vërteta e do t’ia sjell Masë.
Një roman trallisës që i mban lexuesit të mbërthyer pas librit deri në faqen e fundit. Nuk ke nga ia mban. Osloja është e shtrënguar në darën e një prej verave më përvëluese që mbahet mend në histori. Në një apartament të qendrës një grua e re dergjet e vdekur, në një pellg gjaku. Një gisht i është prerë nga dora e majtë dhe brenda qepallave i është fshehur një diamant i vockël pesëcepësh, ylli i djallit. Po atë çast, në një tjetër pikë të qytetit, Herri Holi dergjet në apartamentin e tij krejt i dehur. Gjithsesi, është pikërisht shefi i policisë, Bjarne Mølleri, që e detyron të dalë nga izolimi ku e ka futur veten. Nuk ka shumë personel në dispozicion, por, mbi të gjitha, dëshiron t’i japë Holit një mundësi të fundit.
Në Barcelonën e pasluftës, Daniel Sempere, ende fëmijë, mrekullohet nga Varreza e Librave të Humbur. Në raftet e panumërta ai tërheq një libër: “Hija e erës” nga Julian Karaks. Pasi e lexon librin me një frymë, Daniel vihet në kërkim të librave të tjerë të Karaksit, kërkim që do të zgjasë me vite, duke zbuluar një nga një ngjarje të dhimbshme dhe fate të humbura. Pra, libri rrëfen jetën e Danielit dhe ndërthurjen e historive të tij personale me ato të shkrimtarit Hulian, që shëmbëllen pothuajse si një alterego e djaloshit. Në këtë mënyrë gërshetohen lloje të ndryshme letrare: trilleri, romani (dashuri dhe pasion), saga familjare dhe një meditim për letërsinë dhe rolin e librave në jetën e njerëzve, por pa rënë në pedantizëm. Struktura qarkore e librit, në fund arrin t’i qetësojë ankthet e lexuesit, por gjithsesi lë pas boshllëkun e krijuar nga gjithë ato personazhe të cilat mund t’i prekim me dorë pasi janë krijuar me shumë mjeshtëri nga një shkrimtar që i shtriu rrënjët në letërsinë për të rritur.
Faqet e librit janë të mbushura me vrasje, intrigë e histori dashurie, që lexohen me një frymë. Si vetë qyteti i New Orleans, edhe Claire Laurent është një bukuri të gjallë me një bukuri të pakapshme. Themeluese e French Silk, një kompani e famshme, ajo ka luftuar shumë për ta bërë atë të suksesshme në të gjithë botën. Pastaj një shoumen evangjelist sulmon veshjet e saj erotike të gjumit të French Silk. Dhe kur vritet drejtuesi i TV, Claire bëhet e dyshuara kryesore. Prokurori i distriktit Robert Cassidy di Claire është duke e dënuar veten me gënjeshtra pas gënjeshtrassh rreth vrasjes, edhe pse ai ndjen tërheqjen e saj brenda botës së tij, brenda shpirtit të tij. Por as Cassidy, e as protestat e saj për pafajësi nuk mund ta shpëtojnë Claire derisa ajo zbulon një të vërtetë tronditëse
Të gjitha romanet e kategorisë Mister & Thriller i gjeni tek linku tek BUKINIST.AL
Gjatë muajit tetor janë në ofertë
Për më shumë, telefononi tek: 044508282, ose dërgoni mesazh tek info@bukinist.al
Përgatiti materialin Albert Gjoka, menaxher i Bukinist.al