Librat në anglisht, – shërbimi i ri tek Bukinist.al

header

Platforma më e madhe online e librit lançon shërbimin me libra në gjuhën angleze: Në fokus librat e biznesit, motivimit, zhvillimit personal, lidershipit dhe autorët shqiptarë

Pas më shumë se 4 vjet shërbimi të librit shqip për lexuesit shqiptarë, platforma më e madhe online, Bukinist.al tashmë vjen edhe me librin në gjuhën angleze. Ne do ta nisim këtë shërbim të ri, duke u fokusuar kryesisht tek kategoritë e librave non-fiction, autorët shqiptarë në gjuhë të huaj dhe në një të ardhme të afërt edhe me librin për fëmijë.

Ekipi ynë e ndërmori këtë hap të vështirë, së pari, të nxitur nga kërkesat e shumta të lexuesve tanë. Gjatë gjithë këtyre viteve iu kemi kthyer përgjigje negative mijëra lexuesve, por që sot ne do të jemi më pranë tyre në përmbushjen e kërkesave, duke i dhënë njëherësh një vlerë të shtuar edhe vetë platformës tonë.

Së dyti, ne kemi ambicjen maksimale që të ndërtojmë bibliotekën më të mirë të librave për sipërmarrësit. Për këtë arsye, ne e kemi pasuruar këtë listë rekomandimesh me botimet më të fundit në fushën e marketingut, marketingut digjital, motivimit, zhvillimit personal, të shitjeve, lidershipit, etj.. Ky investim po bëhet që t’ju vijë në ndihmë kompanive shqiptare, të cilat këtë dije do ta përkthejnë me shërbim më të mirë për konsumatorin dhe me qasje më inovative dhe më kreative ndaj tregut. Ne e kemi pasuruar bibliotekën e biznesit me mbi 120 libra të rinj në gjuhën angleze, të papërkthyer ende në gjuhën shqipe.

Së treti, kemi konstatuar se disa prej librave non-fiction nuk i përmbushin në nivelin e kënaqshëm standardet e shqipërimit. Ne jemi treguar të kujdesshëm që ta rregullojmë këtë hendek për lexuesit që e duan librin në gjuhën angleze.

Dhe, së fundi, ne duam t’ju sjellim lexuesve tanë në kohë rekord titujt më të rinj që hidhen në qarkullim në tregun botëror, kryesisht në kategoritë non-fiction.

Bazuar mbi kërkesat që kemi nga lexuesit jashtë Shqipërisë, ne do të vendosim në fokus edhe autorët shqiptarë që janë të përkthyer në gjuhën e huaj, duke dhënë kështu një kontribut modest në promovimin e kulturës dhe letërsisë shqiptare jashtë vendit.

Ne jemi të sigurtë se do të ketë kërkesa të shumta nga lexuesit tanë besnikë, por, në ato raste kur nuk do të jenë librat në magazinën tonë, do të merren kërkesat e tyre dhe në një kohë relativisht të arsyeshme do të përmbushim kërkesat e tyre. Në këtë periudhë të vështirë pandemie, ku transporti jashtë Shqipërisë po kalon probleme serioze, ne dhe partnerët tanë do të bëjmë më të mirën për miqtë e Bukinist. Ne i mirëpresim propozimet dhe sugjerimet tuaja, të cilat jeni të lutur që t’i kanalizoni përmes shërbimit që kemi për lexuesit ose në pikat e kontaktit.

Të gjithë librat në anglisht i gjeni tek BUKINIST.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *