Panairi i Librit Online 2020 – ja 10 librat më të shitur

event-card_post

Platforma më e madhe online e librit, Bukinist.al, në bashkëpunim me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë dhe botuesit organizoi Panairin e Librit Online 2020, – eventi më i madh i organizuar ndonjëherë për shitjen online të librit shqip. Panairi u hap më 12 nëntor dhe përfundoi më 30 nëntor 2020, ku kishte oferta 15-60% për libra të kategorive të ndryshme. Veç uljeve masive, panairi u zhvillua edhe me promovime online dhe biseda me autorë, përkthyes dhe botues përgjatë 19 ditëve të tij. Njëherësh, Bukinist zhvilloi lojëra shpërblyese dhe konkurse me lexuesit.

Në përfundim të tij, Bukinist nxorri një bilanc me librat më të kërkuar, ku të bën përshtypje një rikthim tek shijet e letërsisë klasike, por pati rritje të vazhdueshme për librat e motivimit dhe zhvillimit personal. Librat e Napoleon Hill, Mark Manson, Rhonda Byrne vazhdojnë që të jenë të preferuar nga lexuesit. Sigurisht, kryeson Paulo Coelho me Alkimisti dhe vazhdon të ketë kërkesa për librin “Gjuetari i balonave” të Khaled Hossenit. Surpriza e këtij panairi ka qenë ribotimi i tretë në shqip i romanit distopik “1984” i George Orwell-it, i përkthyer nga Sokol Cunga dhe i hedhur në qarkullim nga botimet Pegi. Po ashtu, nga kjo shtëpi botuese pati sukses edhe libri më i ri në shqip i Elena Ferrantes, “Jeta e gënjeshtërt e të rriturve”.

Klasikët modernë si Erich Maria Remarque me librin “Harku i triumfit” dhe “Dashuria në kohërat e kolerës” vazhdojnë të pëlqehen nga lexuesit shqiptarë.

Ky panair i organizua nga Bukinist.al, pjesë e kompanisë Nettrade Albania, lider në tregun e shitjeve online me pakicë.

Më poshtë gjeni listën e librave më të kërkuar gjatë panairit më të madh online të librit që është zhvilluar përgjatë 30-viteve të fundit.

  1. “Alkimisti” nga Paulo Coelho

alkimisti

Ky është një nga romanet më të suksesshme të Paolo Coelhos dhe një prej librave më të shitur në botë përgjatë këtij shekulli. Briliant në rrëfim, magjik dhe i thjeshtë në mënyrën sesi komunikon me lexuesin. Është një gjetje fantastike për dhurata për të dashurit apo miqt tuaj. Alkimisti nuk duhet humbur kurrësesi

  1. “1984” nga George Orwell

1984-pegi

“1984” është një roman distopik i shkrimtarit anglez George Orwell, i cili ka receptimin më të çuditshëm mes veprave letrare. Me shtimin e formave autokratike ka pasur edhe rritje të interesit, sidomos gjatë zhvillimit të teknologjisë dhe përdorimit të saj nga pushteti për të kontrolluar qytetarët, – fenomen mbi të cilin ngrihet gjithë ky roman i fuqishëm alegorik. “Vëllai i madh po të vëzhgon” është parulla që lindi prej këtij libri, i cili shumë shpesh është   quajtur   “roman   despotik”,   ku   një   qeveri   autoritare   shikon   dhe   kontrollon gjithçka. Ai është një vizion i zymtë i së ardhmes, që shpie në pasojat ekstreme të kushteve dhe prirjeve totalitare të botës aktuale.

  1. “Tatuisti i Aushvicit” nga Heather Morris

tatuisti-i-aushvicit

Një roman i bazuar në një histori të vërtetë, nga Heather Morris! Një histori dashurie në një kamp përqendrimi, ajo e Lejli dhe Gita Sokolovit, jo vetëm që do t’i mbijetonte ditëve të vështira, por do të dokumentohej me detaje shumë vite më pas. Një histori e mbetur peng për shtatëdhjetë vjet me radhë, e cila do t’ju bëjë për të qarë, por edhe do t’ju falë optimizëm. Janë shkruar libra pa fund për Holokaustin, por asnjë si ky që keni në dorë.

  1. “Arti i brishtë i not giving a f.ck” nga Mark Manson

arti-i-brishte-i-not-giving-a-fck

Autori Mark Manson argumenton se – mbështetur nga studimet akademike dhe shakatë në kohën e duhur, – përmirësimi i jetës nuk varet nga aftësia jonë për të bërë limonadë nga limonët, por të mësojmë si të tresim më mirë limonët. Qeniet njerëzore kanë të meta dhe kufizime – siç shkruan ai: “Jo të gjithë mund të jenë të jashtëzakonshëm; – në shoqërinë tonë ka fitues e humbës dhe pjesërisht, kjo nuk është as e drejtë dhe as faji yt”. Manson na këshillon të mësojmë kufizimet tona dhe t’i pranojmë ato. Ai thotë se ky është burimi i vërtetë i forcës. Kur përqafojmë frikën, fajet dhe pasiguritë tona – kur nuk u largohemi dhe nuk u shmangemi të vërtetave të dhimbshme, por përballemi me to – mund të gjejmë guximin dhe vetëbesimin, të cilat i kërkojmë me aq dëshpërim. “Në jetë kemi një numër të caktuar gjërash për të cilat mund ta çajmë trapin. Ndaj, duhet t’i zgjedhim me mençuri”. Manson sjell një diskutim të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë, të mbushur me histori argëtuese dhe me një humor profan e të pamëshirshëm. Ky manifest është një shuplakë rifreskuese për të gjithë, në mënyrë që të nisim një jetë më të kënaqshme dhe më me këmbë në tokë.

  1. “Jeta e gënjeshtërt e të rriturve” nga Elena Ferrrante

jeta-e-genjeshtert-e-te-rriturve

“Jeta e gënjeshtërt e të rriturve” ka të bëjë para së gjithash me adoleshencën – një periudhë kur mashtrimi dhe vetëmashtrimi janë në shkallën e tyre më të lartë dhe, të rritesh, do të thotë t’i nxjerrësh të palarat në shesh vetes dhe të tjerëve. Por jo vetëm kaq. Personazhet e Elena Ferrante-s jetojnë me emocione të jashtëzakonshme, pasione përpirëse dhe, sado ata bëjnë çmos të fshehin gënjeshtra të dhimbshme, jeta u nxjerr në pah të vërteta tronditëse.

  1. “Harku i triumfit” nga Erich Maria Remarque

harku-i-triumfit

Harku i Triumfit është një roman i fuqishëm, i bukur, dramatik. Ai është shkruar me nerv, me ngjyra të forta, dhe faqet e tij pasionante, të përkthyera me mjeshtëri nga Robert Shvarc, e rrëmbejnë lexuesin në universin që shpalosin.

  1. “Mendo dhe bëhu i pasur” nga Napoleon Hill

mendo-dhe-behu-i-pasur

Libri është një shtysë e shkëlqyer motivuese për zhvillimin e intelektit personal. Autori shpjegon se filozofia që mësohet në libër mund të përdoret për t’i ndihmuar njerëzit që të kenë sukses në të gjitha fushat dhe të bëjnë ose të arrijnë të jenë pothuajse çdo gjë që duan.

  1. “Sekreti” nga Rhonda Byrne

sekreti

Për herë të parë, të gjitha pjesët e sekretit bashkohen në një zbulim të pabesueshëm, që do t’ia transformojë jetën gjithkujt që do ta përjetojë.  Në këtë libër do të mësoni si ta përdorni sekretin në çdo aspekt të jetës – me paratë, pasurinë, lidhjet, lumturinë dhe në çdo ndërveprim që keni në botë. Sekreti përmban mençuri nga mësuesit e ditëve moderne – burra e gra që e kanë përdorur për të pasur shëndet të mirë, pasuri dhe lumturi. Duke përdorur njohuritë e sekretit, ata nxjerrin në dritë histori mahnitëse për mënyrën si zhduken sëmundjet, si fitohen pasuritë e mëdha, si kalohen pengesat dhe si arrihen gjërat që shumëkush i cilëson si të pamundura.

  1. “Gjuetari i balonave” nga Khaled Hosseini

gjuetari-i-balonave

Nga çdo libër mësojmë diçka, shumë! Tek “Gjuetari i balonave” gjejmë shenja të një besnikëria të hatashme, të papërsëritshme! Shohim dhe një dashuri, një marrëdhënie të pakushtëzuar nga feja, rraca, gjinia, ngjyra, pozicioni shoqëror……. Kapitujt e fundit janë të dhimbshëm, të rëndë, ashtu si është vetë jeta e një jetimi, ashtu si vetë lufta!

  1. “Dashuria në kohërat e kolerës” nga Gabriel Garcia Marquez.

dashuria-ne-koherat-e-koleres

Garcia Márquez ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër, ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta ruajnë thellë në zemër si diçka të shtrenjtë dhe do ta kujtojnë sa të kenë jetë në këtë botë.

Të gjitha librat i gjeni online tek Bukinist.al

Për më shumë, na shkruani tek: info@bukinist.al ose na telefononi: 044508282

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *