10 librat më të shitur gjatë vitit 2020 tek Bukinist.al

1-ap

1-ap

Blogu Leximtari publikon listën e librave më të kërkuar në platformën më të madhe online të librit, Bukinist.al gjatë vitit të kaluar. Kryesojnë librat e motivimit. Rikthehet kërkesa e lexuesit tek librat e vlerave

Viti 2020 ka qenë një vit i vështirë për të gjithë për shkak të pandemisë së Covid-19, por për tregun e librit pati disa zhvillime domethënëse: Ngujimi i gjatë në shtëpi i njerëzve e riktheu vëmendjen tek libri, si dhe pati një rritje të interesit tek letërsia e vlerave, kryesisht tek klasikët dhe autorë të rëndësishëm të letrave.

Gjithësesi, tregu i botimeve pati ulje dratike të botimeve të hedhura në qarkullim nëse e krahasojmë me vitet e kaluara, si dhe ndërprerje të kontratave me agjencitë dhe autorët, shoqëruar edhe me probleme të tjera.

Në vitin e pestë të aktivitetit të tij, Bukinist shënoi rritje të rëndësishme të portofolit të lexuesve të tij dhe të shitjeve të librave në tërësi, pavarësisht situatave të krijuara nga pandemia. Tashmë, Bukinist.al është jo vetëm kompania më e madhe e shitjeve online të librit shqip, por edhe një nga operatorët më të rëndësishëm të tregtimit të librit në Shqipëri. Kjo platformë është kthyer në destinacionin numër NJË të informimit për librat që hidhen në qarkullim.

Organizimi i Panairit të Librit Online së bashku me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë ishte dëshmi e rritjes dhe e seriozitetit të Bukinist dhe të kompanisë që e mbështet, Nettrade Albania. Ky ishte panairi më i madh online i organizuar ndonjëherë në Shqipëri dhe hapi rrugën për nisma të tjera të suksesshme së bashku me botuesit.

Fundviti që sapo lamë pas shënoi edhe një tjetër shërbim për lexuesit: Ardhjen e librit në gjuhën angleze, ku fillimisht ka një fokus tek libri i biznesit, motivimit, zhvillimit personal në gjuhën angleze, si dhe tek autorët klasikë.

Ne duam të ndajmë me ju librat më të kërkuar nga lexuesit gjatë vitit 2020, ku kryesojnë botime të zhvillimit personal dhe të motivimit. Edhe për shkak të pandemisë, por edhe të nevojës për më shumë motivim, kjo kategori po shënon rritje domethënëse të kërkesës së lexuesit nga viti në vit. Po ashtu, autorët bestsellër botërorë mbeten të tillë edhe për lexuesit shqiptarë.

Më poshtë gjeni dhjetë librat më të kërkuar nga lexuesit shqiptarë gjatë vitit 2020 në platformën online të librit, Bukinist.al

1.“Mendo dhe bëhu i pasur” nga Napoleon

mendo

Ky libri ka ndihmuar shumë njerëz të ndryshojnë rrjedhën e jetës së tyre. Ai mbetet një shtysë e shkëlqyer motivuese për zhvillimin e intelektit personal. Napoleon Hill shpjegon se filozofia që mësohet në libër mund të përdoret për t’i ndihmuar njerëzit që të kenë sukses në të gjitha fushat dhe të bëjnë ose të arrijnë të jenë pothuajse çdo gjë që duan. Sipas revistës “Forbes” (mars 2011) “ky libër është shitur në më shumë se 70 milionë kopje që prej botimit të tij të parë dhe vazhdon të shitet vrullshëm edhe sot”.

  1. “Tatuisti i Aushvicit” nga Heather Morris

tatuisti

Një roman i bazuar në një histori të vërtetë nga Heather Morris! Një histori dashurie në një kamp përqendrimi; ajo e Lejli dhe Gita Sokolovit, jo vetëm që do t’i mbijetonte ditëve të vështira, por do të dokumentohej me detaje shumë vite më pas. Një histori e mbetur peng për shtatëdhjetë vjet me radhë, e cila do t’ju bëjë për të qarë, por edhe do t’ju falë optimizëm. Janë shkruar libra pa fund për Holokaustin, por asnjë si ky që ka në dorë lexuesi shqiptarë prej dy vitesh, – i pasuar edhe me librin e dytë të kësaj autoreje, “Rrugëtimi i Silkes”.

  1. “Gjuetari i balonave” nga Khaled Hosseini

gjuetari

Pa frikë, ky libër mbetet ndër më të pëlqyerit nga lexuesit shqiptarë, të cilët përgjithësisht janë të pasionuar pas historive me fund tragjik dhe realiteteve që përkojnë me ato të një mjedisi tipik shqiptar Ky roman është i shkëlqyer; ka një fabul tronditëse e cila e bën këtë libër të paharrueshëm jo vetëm si një kronikë politike, por edhe si një rrëfenjë të thellë personale… Ndodh rrallë që një libër t’i përshtatet kaq shumë kohës dhe njëkohësisht të ketë cilësi kaq të lartë letrare. Ky roman dhe të gjithë romanet e tjera të Khaled Hosseini mbeten bestseller-a absolutë edhe për lexuesit shqiptarë.

Ky libër ka vetëm një të metë, – mbaron shpejt, – thotë Amazon. Prandaj edhe në Shqipëri ka mbi 12 ribotime si roman.

  1. “Baba i pasur, baba i varfër” nga Robert Kiyosaki

baba

Çuditërisht, gjatë periudhës së pandemisë ky ka qenë ndër librat më të kërkuar nga lexuesit shqiptarë. “Baba i pasur baba i varfër” është një pikë fillestare për secilin që dëshiron të marrë kontroll mbi të ardhmen e tij financiare. Ky botim do t’ua rrëzojë mitin se keni nevojë për të ardhura më të mëdha për tu bërë i pasur; ta sfidojë besimin se shtëpia juaj është burimi financiar; t’u tregojë prindërve përse ata nuk mund të mbështeten në sistemin shkollor për të mësuar fëmijët e tyre rreth parasë; t’iu mësojë si t’i harxhoni burimet dhe shpenzimet financiare; t’iu udhëzojë si t’i mësoni fëmijët tuaj me paratë që të jeni më të sukseshëm financiarisht në të ardhmen. Robert Kiyosaki është një biznesmen, investitor, autor librash dhe mësues. Ai i mëson njerëzit që të bëhen milionerë. Për këtë arsye ata e quajnë mësues shkolle për milionerë…

  1. “Dashuria në kohërat e kolerës” nga Gabriel Garcia Marquez

dashuri

Një klasik modern që shitet në çdo lloj kohe, por gjatë vitit 2020 pati një rikthim të fuqishëm nga lexuesi shqiptar. Sikundër nënkuptohet nga titulli, Gabriel Garcia Márquez ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër, ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta ruajnë thellë në zemër si diçka të shtrenjtë dhe do ta kujtojnë sa të kenë jetë në këtë botë. Kjo kryevepër e letërsisë botërore vjen në mënyrë dinjitoze falë shqipërimit mjeshtror nga gjuha origjinale prej Mira Meksit

  1. “Murtaja” nga Albert Kamy

murtaja

Ky libër ishte një ndër tre librat më të kërkuar në botë gjatë vitit të pandemisë. Sigurisht, kjo falë meritës së  gjenisë së nobelistit Albert Kamy dhe natyrës specifike të receptimit të veprave të gjithëbotshme letrare. Përmes kësaj vepre mësojmë më shumë për çeshtje thelbësore etike sesa ato që kanë të bëjnë me titullin, të cilat përkuan edhe me dramën e Covid-19 gjatë vitit që lamë pas: E keqja në botë vjen pothuajse gjithmonë nga padija, teksa vullneti i mirë, nëse nuk është qartëpamës, mund të shkaktojë po aq dëme sa edhe ligësia. Njerëzit janë më “tepër të mirë sesa të ligj, por në të vërtetë çështja nuk qëndron aty. Njerëzit janë më pak apo më shumë të paditur dhe kjo është ajo që quhet virtyt ose ves, ndërsa vesi më dëshpërues është ai i padijes që pandeh se i di të gjitha dhe atëherë i jep vetes të drejtën për të vrarë. Shpirti i vrasësit është i verbër dhe as mirësi të vërtetë dhe as dashuri të bukur nuk mund të ketë nëse mungon e gjithë qartëpamesia e mundshme.

  1. “Arti i brishtë i not giving a f.ck” nga Mark Manson

arti

Ky libër mbetet ndër më të kërkuarit nga lexuesit shqiptarë që kur është hedhur në qarkullim për herë të parë. Dhe a e dini se pse?! Mark Manson e sheh realitetin me qartësinë dhe sinqeritetin maksimal, duke e parë atë si një mjedis plot sfida dhe probleme për individin. Këtu nis edhe aventura narrative e autorit, i cili ka një optikë të kundërt me atë të të menduarit pozitiv.

Në këtë guidë për zhvillimin personal, blogeri shumë i njohur na këshillon që të përmirësohemi përmes përballimit të vështirësive. Prandaj ky libër përcjell mesazhin e fort: “Ik, pirdhu pozivitet!”

Manson na këshillon të mësojmë kufizimet tona dhe t’i pranojmë ato. Ai thotë se ky është burimi i vërtetë i forcës. Kur përqafojmë frikën, fajet dhe pasiguritë tona – kur nuk u largohemi dhe nuk u shmangemi të vërtetave të dhimbshme, por përballemi me to – mund të gjejmë guximin dhe vetëbesimin, të cilat i kërkojmë me aq dëshpërim.

  1. “Sekreti” nga Rhonda Byrne

sekreto

Autorja Rhonda Byrne ka goditur në shenjë, duke përmbushur thelbësisht anën shpirtërore të lexuesit, prandaj ai konsiderohet si një Sekret i Madh që zbulohet pareshtur nga miliona lexues edhe sot. Ky Sekret shekullor është kuptuar nga disa prej njerëzve më të mirënjohur në histori: Platoni, Galilei, Bet’hoveni, Edisoni, Karnegi, Ajnshtajni – bashkë me disa shpikës të tjerë, teologë, shkencëtarë, dhe mendimtarë të mëdhenj. Tani Sekreti po i zbulohet botës.

Për herë të parë, të gjitha pjesët e sekretit bashkohen në një zbulim të pabesueshëm, që do t’ia transformojë jetën gjithkujt që do ta përjetojë.

Në këtë libër do të mësoni si ta përdorni sekretin në çdo aspekt të jetës – me paratë, pasurinë, lidhjet, lumturinë dhe në çdo ndërveprim që keni në botë.

  1. “Friend Request” nga Laura Marshall

friend

“Kërkesë për miqësi” është romani që do t’ju mbërthejë që në faqen e parë dhe do t’ju lërë pa frymë deri në të fundit. Romani i Laura Marshall është konsideruar si trilleri më i bukur i vitit dhe pa frikë është sot thrilleri më i kërkuar edhe nga lexuesit shqiptarë. Për këtë arsye vazhdon të ketë kërkesa të shumta edhe sot, gati dy vjet pas hedhjes në qarkullim nga shtëpia botuese Living.

  1. “Të bëhesh” nga Michelle Obama

te behesh

Nuk ka një biografi të dytë që të jetë kaq e kërkuar sa “Të bëhesh” e Michelle Obama. Ky libër kërkohet jo vetëm nga lexueset femra, por edhe nga meshkuj dhe çuditërisht ka kapërcyer paragjykimet se ka një kosto të lartë. Librat me vlera i kërkon lexuesi shqiptarë pavarësisht çmimit apo pengesave të tjera.

Në këtë libër, për herë të parë, Michelle Obama përshkruan jetën e saj, që nga fëmijëria, raportet me prindërit, fillimet e martesës, vështirësitë për të gjetur një ekuilibër mes karrierës, familjes dhe ngjitjes së vrullshme të të shoqit në politikë. Na zbulon debatet e tyre lidhur me mundësinë për të konkurruar për presidencën e Shteteve të Bashkuara dhe na rrëfen për popullaritetin që përjetuan dhe për kritikat që morën përgjatë fushatës elektorale. Me finesë, sens humori dhe një sinqeritet të pazakontë, Michelle Obama përshfaq gjithë jetën e një familjeje që, krejt befasisht, u ndodh nën dritat e projektorëve dhe përballë gjithë botës, si dhe tetë vitet më domethënëse në Shtëpinë e Bardhë, ku ajo e njohu më mirë vendin e saj, por edhe vendi i saj e njohu më mirë atë.

Becoming – Të bëhesh, na shoqëron në një udhëtim nga kuzhinat modeste të Jovas te sallat e ballos në Buckingham Palace, nëpër çaste dhimbjesh therëse dhe provash qëndrueshmërie këmbëngulëse, duke na zbuluar shpirtin e një gruaje të veçantë dhe revolucionare, e cila lufton për t’u ndjerë mirë me veten, plotësisht e zonja për të vënë gjithë forcën dhe zërin në shërbim të idealeve më të larta.

Materialin e përgatiti Albert Gjoka, menaxher i Bukinist.al

Të gjithë librat i gjeni tek Bukinist.al

Për sugjerime apo informacione na shkruani tek: info@bukinist.al ose na telefononi: 044508282

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *