Re – Debate 5. 1 – konkursi i pershtypjeve JAM LIBER me gjimnazistet

lib-buk

Bukinist dhe Liburnetik zhvillojnë garën me nxënësit e shkollave të mesme pjesëmarrëse në Re – Debate 5.1 – Kampionati Kombëtar i Debatit

NJOFTIM – Platfoma më e madhe online e librit në Shqipëri, Bukinist.al dhe Organizata LIBURNETIK, në kuadër “Re-debat 5.1” të Kampionatit Kombëtar të Debatit, të zhvilluar mes 100 shkollave të mesme në të gjithë vendin, organizon konkursin me përshtypje rreth librave që keni lexuar.

Nëse ke lexuar së fundi një libër, apo nëse ke ndonjë libër që të ka lënë mbresa të veçanta, na dërgo përshtypjen tënde!

Organizatorët e konkursit vlerësojnë tek nxënësit pjesëmarrës në garë kulturën e shkrimit të përshtypjes, raportin personal që ndërtojnë me veprën gjatë leximit dhe vlerat që evidentojnë tek libri.

Përshtypja duhet të jetë më e gjatë se sa ½ faqe, me gërm 12, times new roman, – por jo më e gjatë se 4 faqe kompjuterike.

Dërgoje deri më datë 28 maj 2021, tek e-mail-i: info@bukinist.al dhe fito:

  1. Vendi i parë – një çek librash (gift card) me vlerë 5000 lekë.
  2. Vendi i dytë – një çek librash (gift card) me vlerë 3000 lekë.
  3. Do të ketë tre fitues të vendit të tretë, ku secili do të përfitojë një çek librash (gift card) me vlerë 1000 lekë.

Të gjithë pjesëmarrësit në konkursin e përshtypjeve do të bëhen automatikisht “Mik i Bukinist”, nëse regjistrohen tek platforma Bukinist.al.

Përshtypjet fituese do të përzgjidhen nga një juri profesionale e ngritur nga platforma Bukinist.al dhe Organizata LIBURNETIK.

Të gjitha përshtypjet tuaja do të publikohen në blogun Leximtari.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *