5 vjet Bukinist – 5 surpriza per lexuesit tane

_MG_9173

Platforma më e madhe online e librit në Shqipëri feston 5-vjetorin e themelimit të saj: Rruga e bukur për promovimin e librit dhe leximit, lexuesit dhe partnerët që e kanë mbështetur dhe ofertat e muajit korrik të këtij viti.

Albert Gjoka*

Më 21 korrik platforma online e librit shqip, Bukinist.al bën 5 vjet. Sigurisht, 5 vjet janë pak në jetën e një kompanie, por për një librari dhe për librin shqip janë shumë: Ne e nisëm rrugëtimin tonë si pjesë e Nettrade Albania, asokohe kompania më e madhe e shitjeve online në Shqipëri, – me të njëjtën filozofi dhe ambicje që edhe Bukinist.al të bëhej më i miri në tregun e librit shqip. Dhe, sot, pas 5 vitesh ne ndihemi të përmbushur në ëndrrën tonë të vogël. Filozofia jonë për të pasur në fokus promovimin e librit dhe leximin dëshmoi qartë se kjo ishte rruga e duhur. Bukinist.al për momentin është kompania që investon më shumë në marketingun e librit në vend. Por, ende kemi ende shumë për të bërë në këtë drejtim.

Sot, pas 5 vitesh pune të gjallë dhe me pasion në shërbim të librit dhe lexuesit, kemi mbi 11000 tituj online: Është ndërtuar një partneritet me mbi 200 shtëpi botuese dhe partnerë që tregtojmë botimet e tyre në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, dhe në Europë; si dhe kemi futur librin në gjuhën angleze, ku deri më tani janë hedhur online rreth 800 tituj. Mes të dhënave me vlerë të çmuar për ne janë edhe dhjetëra e mijëra lexues brenda dhe jashtë Shqipërisë që na kanë besuar shërbimin tonë; dhe, fatmirësisht, ata rriten dhe na mbështesin gjithnjë e më shumë edhe në këto momente. Ata dhe të gjithë ndjekësit tanë në rrjetet sociale meritojnë mirënjohje të pafundme për ndihmesën e pakursyer që kanë dhënë në këtë rrugëtim të bukur.

Këtu është rasti për të falënderuar edhe partnerët tanë strategjikë dhe bashkëpunëtorët, si kompanitë celulare Albtelecom, One, Raiffisen Bank, OTP Bank, Balfin Group, Ministrinë e Kulturës, Bashkinë e Tiranës dhe organizata të ndryshme jo-qeveritare, të cilët na besuan fushata dhe na mbështetën vazhdimisht në nismat tona. Pa miq të tillë do të ishte e vështirë të ishim duke e festuar këtë 5-vjetor, prandaj adresojmë për të gjithë mirënjohje të thellë për secilin prej atyre që kanë ndarë me ne misionin dhe pasionin e bukur për librin dhe dijen.

Ky bilanc do të ishte i mangët nëse nuk do të vlerësoheshin nisma të tilla si: “Pazari i librit”, – i zhvilluar për disa vite në mjediset e qendrës tregtare “TEG”: “Magjia e librit”, – i organizuar me rastin e Ditës Botërore të Librit në mjediset e qendrës tregtare “QTU”; “Panairi i Librit Online”, – i zhvilluar në bashkëpunim me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë gjatë muajit nëntor të vitit 2020, pikërisht në vitin më të vështirë të librit gjatë pandemisë: “Festivalin e Librit Bukinist 2021” – një përpjekje plot vlerë për të promovuar punën e mundishme të autorit dhe përkthyesit; “Librin më të mirë të vitit”, – garën e votimit online tek Leximtari.al që e kemi bërë rregullisht përgjatë pesë viteve, duke nxjerrë librat më të mirë të vitit në gjashtë kategori: Libri për fëmijë, poezia shqipe, romani shqip, romani i përkthyer, libri non-fiction dhe libri i zhvillimit personal.

Përpjekjet tona bëhen çdo ditë, çdo javë dhe çdo muaj, me plane të qarta për të promovuar punën e shtëpive botuese shqiptare, të autorëve, përkthyesve apo për kategori të caktuara. Një ndër vlerat më të veçanta të kësaj platforme është fuqia rekomanduese për lexues të grup-moshave të ndryshme.

Ky 5-vjetor e gjen Bukinist.al me plane dhe ide të reja për ta përmirësuar funksionimin e platformës online; për të rritur standardet e shërbimit ndaj lexuesve, sidomos bashkisë së artë të lexuesve “Mik i Bukinist”; për të rritur llojshmërinë e produkteve tona, ku krahas librave dhe revistave, do të ketë edhe aksesorë apo produkte “bookish”, si dhe për të bashkëpunuar më tej me shtëpitë botuese dhe lexuesit për të rritur më tej standardet e marketingut të librit.

Në këtë 5-vjetor ne kemi bërë 5 oferta për të gjithë ata që na njohin, por edhe për lexuesit që duan të provojnë për herë të parë shërbimin tonë, – si një shenjë modeste falënderimin dhe shpërblimi për miqtë dhe ndjekësit tanë.

_MG_9167

Po i zbulojmë tani, – një e nga një, – të pesë surprizat tona:

1 –  Nëse më datë 21 korrik do të bëni një porosi tek “Bukinist”, do të jeni automatikisht “Mik i Bukinist”. Ju, të dashur lexues, tashmë e dini se çdo të thotë ta kesh këtë status: Ulje e përhershme -10%, oferta ekskluzive, informim dhe shërbim të vazhdueshëm, etj….

me-cdo-blerje-bohu-mik-i-bukinistit_ad

 

2 – Nëse gjatë këtij viti ju keni blerë tek Bukinist.al pesë libra, mjafton një kujtesë nga ana e juaj tek shërbimi ynë për lexuesit, dhe ne ju bëjmë menjëherë “Mik i Bukinist”.

mik i bukinist

 

3-  Për të gjithë ata që janë “Mik i Bukinist” gjatë muajit korrik fitojnë ulje ekstra edhe 10% për të gjithë librat.

_MG_9112

 

4- Të gjithë personat që janë regjistruar në platformën tonë dhe nuk kanë bërë asnjëherë porosi, gjatë muajit korrik do të kenë mundësi që të kenë ulje -20% të çmimit të kopertinës për vetëm një porosi.

IMG_6791

 

5- Duke nisur nga data 22 korrik do të ketë një ulje 5-ditore për të gjithë librat tek Bukinist.al. Ju, do të thoni se sa do të jetë kjo ulje? Por më shumë, prisni deri në ditën e lindjes së Bukinist.al

pazari-okus

Ky mesazh nuk mund të mbyllej pa një falënderim të përzermërt për mijëra e mijëra lexues që na kanë mbështetur në mënyrë të vazhdueshme; na kanë besuar dhe mirëkuptuar; dhe na e kanë lehtësuar punën tonë për të promovuar më mirë librin shqip dhe leximin. Ky është një moment reflektimi për ne, – prandaj mirëpresim idetë dhe propozimet tuaja që të përmirësojmë më shumë shërbimin ndaj jush. Me ju, përvjetorët që do të vijnë do të jenë shumë herë më të bukur dhe të suksesshëm.

*Autori është menaxher i Bukinist.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *