10 librat me te shitur gjate muajit korrik 2021

aaaaaaa

Platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist publikon librat më të kërkuar nga lexuesit gjatë muajit korrik. Librat e rinj, – më të kërkuarit….

Platforma më e madhe online e librit në Shqipëri, Bukinist.al nxjerr çdo fillim-muaji librat më të kërkuar nga lexuesit për muajin paraardhës. Këto të dhëna dalin nga sistemi i shitjeve mujore dhe synon që të informojë lexuesit në lidhje me kërkesat, shijet dhe prirjet e lexuesve sipas kategorive, grup-moshave dhe zhanreve të ndryshme.

Gjatë muajit korrik 2021 ka pasur një vëmendje të shtuar të lexuesve për librat e rinj, – në ndryshim nga shitjet e muajve të tjerë: Librat e Barack Obamës, Johanne Lindsey, Matt Burgess, u pëlqyen nga lexuesit. Po ashtu, librat non-fiction kanë fituar terren. Ndër autorët shqiptarë nuk shihet një interes i madh, – ku përjashtim bën romani “Kronikë në gur” i Ismail Kadaresë, i pëlqyer gjatë kësaj periudhe edhe për faktin se qyteti i gurtë tashmë po kthehet në një destinacion turistik.

Përgjatë muajit korrik të vitit 2021 librat më të kërkuar i gjeni më poshtë:

1. “Tatuisti i Aushvicit” nga Heather Morris

tatuisti-i-aushvicit

Një roman i bazuar në një histori të vërtetë, nga Heather Morris! Një histori dashurie në një kamp përqendrimi, ajo e Lejli dhe Gita Sokolovit, jo vetëm që do t’i mbijetonte ditëve të vështira, por do të dokumentohej me detaje shumë vite më pas. Një histori e mbetur peng për shtatëdhjetë vjet me radhë, e cila do t’ju bëjë për të qarë, por edhe do t’ju falë optimizëm. Janë shkruar libra pa fund për Holokaustin, por asnjë si ky që keni në dorë.

2. “Princi i vogël” nga Antoine De Saint – Exupery

princi-i-vogel

Një libër që fiton zemrat e fëmijëve me historinë e thjeshtë, por plot me mesazhe të thella e të larmishme për të gjithë. Në shqip ka disa botime të Princit të vogël, por kësaj radhe kjo kryevepër e letërsisë botërore vjen me shqipërimin e Diana Çulit

3. “E gjelbër smeraldi” nga Kerstin Gier

e-gjelber-smeraldi

“E gjelbër smeraldi” është vëllimi i tretë i trilogjisë së gurëve të çmuar: ai vjen pas “E kuqe rubini” dhe “Blu safiri”.

Një roman për të rinj, me një ritëm të jashtëzakonshëm, me personazhe të mahnitshme, që mund të udhëtojnë në kohë, plot me hollësi historike që s’duhen humbur.

4. “Arti i brishte i not giving a f.ck” nga Mark Manson

arti-i-brishte-i-not-giving-a-fck

Një libër bestseller ndërkombëtar. Në këtë guidë për zhvillimin personal, një bloger shumë i njohur na tregon se çelësi për të qenë më të lumtur, është të mos përpiqemi të jemi gjithë kohën “pozitivë”, por të përmirësohemi në përballimin e vështirësive. Manson sjell një diskutim të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë, të mbushur me histori argëtuese dhe me një humor profan e të pamëshirshëm. Ky manifest është një shuplakë rifreskuese për të gjithë, në mënyrë që të nisim një jetë më të kënaqshme dhe më me këmbë në tokë.

5. “Tokë e premtuar” nga Barack Obama

toke-e-premtuar

Ky libër kaq i fuqishëm e i shkruar me mjeshtëri, pasqyron më së miri bindjen e Barak Obamës se demokracia nuk është një dhuratë nga lart, por një frymë që bazohet tek ndjeshmëria dhe mirëkuptimi, e cila duhet të ndërtohet ditë pas dite

“Tokë e premtuar” është një rrëfim jashtëzakonisht intim dhe i brendshëm,  – rrëfimi i një njeriu që vë bast me historinë i një organizatori për komunitetin që vë në provë besimin e tij në skenën botërore.

Obama është mjaft i çiltër për mënyrën e barazpeshuar të drejtimit të Zyrës si një afro-amerikan, për barrën e rëndë të pritshmërive të një brezi të tërë, të ngritura peshë nga mesazhet e “shpresës dhe ndryshimit” dhe për përballimin e sfidave të mëdha morale gjatë marrjes së vendimeve të rëndësishme.

Ai tregohet mjaft i drejtpërdrejtë për forcat që e kundërshtonin si brenda vendit, ashtu edhe jashtë tij; krejt i hapur mbi ndikimin që jetesa në Shtëpinë e Bardhë kishte mbi bashkëshorten dhe vajzat e tij, dhe nuk ngurron të rëfehet për dyshimet e tij mbi veten dhe zhgënjimet e pësuara. Megjithatë, ai, për asnjë çast, nuk heq dorë nga besimi i tij se brenda eksperimentit madhështor amerikan, në zhvillim e sipër, përparimi është gjithnjë i mundur.

6. “Atje ku këndojnë karavidhet” nga Delia Owens

atje-ku-kendojne-karavidhet

Deri më tani ky roman është shitur mbi 6 milionë kopje në mbarë botën, duke kryesuar për shumë javë me radhë listat e shitjeve të Amazon-ën. Njëherësh, platforma më e madhe online e lexuesve “Goodreads” e ka vlerësuar si një ndër librat që ka marrë më shumë yje dhe pëlqime. Po ashtu, “Atje ku këndojnë karavidhet” është vlerësuar si një nga 100 librat më të mirë më botë, i botuar gjatë vitit 2019

7. “Kronikë në gur” nga Ismail Kadare

kronike-ne-gur

Ky roman shënon një nga veprat më të rëndësishme të autorit; sepse rrok raportin që fëmija krijon me botën, përmes një projeksioni autobiografik, ku qyteti i Gjirokastrës ka ngjyra magjike, të cilat vijnë mjeshtrisht në romanin e Kadaresë.

8. “Mendo si murg” nga Jay Shetty

mendo-si-murg

Jay Shetty, super yll i mediave sociale dhe drejtuesi i podkastit numër 1 “Qëllimisht”, ka përmbledhur këtu mençurinë e përjetshme që mësoi si murg, duke e përkthyer në hapa praktikë, të cilët mund t’i ndjekë çdo ditë kushdo që dëshiron të ketë jetë me më pak ankth e me më tepër kuptim.

Në këtë libër frymëzues, Shetty na tregon për kohën që kaloi si murg i traditës vedike, për të na mësuar si të pastrojmë rrugën e jetës nga pengesat, drejt një potenciali e fuqie të plotë. Duke shfrytëzuar mençurinë e lashtë dhe përvojat e tij të pasura në ashram, “Mendo si murg” na tregon si të kapërcejmë mendimet dhe zakonet negative, si të gjejmë qetësinë dhe qëllimin që kemi brenda vetes.

9. “Na ishte një princeshë” nga Johanna Lindsey

na-ishte-nje-princeshe

Një tjetër romancë që të bën të mbash frymën nga autorja e romancave historike Johanna Lindsey: Tanja, valltarja misterioze me flokë të zinj si korbi e një taverne në Misisipi, nuk e dinte se ishte princesha e vërtetë Tatiana e mbretërisë së largët të Kardinias. Kur princi guximtar Stefan erdhi dhe e gjeti, i vendosur ta merrte me vete për të përmbushur porosinë e babait në shtratin e vdekjes, Tanja nuk e pranoi dashurinë e tij, por njëherësh ia ndezi gjakun mbretëror me një pasion të zjarrtë.

Edhe pse u përpoq të ikte prej tij, prapë ndiente se princi e tërhiqte në mënyrë të papërmbajtshme, derisa princesha e re, më në fund, iu dha shpirtërisht princit këmbëngulës dhe zbuloi fatin e saj të vërtetë.

10. “Inteligjenca artificiale” nga Matt Burgess

inteligjenca-artificiale

Botimet Leke po sjellin në tregun shqiptar një libër të momentit nga WIRED: “Inteligjenca artificiale”, nga autori Matt Burgess. Ky libër, botuar në mars të vitit 2021, është një udhërrëfyes i jashtëzakonshëm për inteligjencën artificiale nga WIRED. Ky botim vjen në shqip vetëm tre muaj pas botimit origjinal.

Libri jep përgjigjet e momentit:

Si funksionon inteligjenca artificiale?

Si po e ndryshon botën?

Si parashikohet e ardhmja, duke pasur parasysh ritmin e zhvillimit të inteligjencës artificiale?
Të gjithë librat i gjeni online tek BUKINIST

Për çdo informacion, na shkruani tek: info@bukinist.al

Telefononi tek: 044508282

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *