Bukinist.al dhe blogu Leximtari kanë përzgjedhur libra të kategorisë non-fiction – tituj të hedhur në qarkullim së fundi, autorë bestseller si Barack Obama, Jay Shetty, Joe Dispenza, Jordan B. Peterson, etj.
Për të gjithë të pasionuarit pas librave non-fiction platforma më e madhe online e librit në Shqipëri, Bukinist.al dhe blogu Leximtari.al kanë përzgjedhur disa rekomandime të nxehta në këto ditë plazhi. Ne kemi marrë në konsideratë të gjithë botimet e reja, – librat më të kërkuar nga lexuesit, – dhe ata që janë tashmë bestseller edhe në tregjet ndërkombëtare dhe që kanë ardhur së fundi në shqip. Padyshim, kjo listë kryesohet nga libri “Tokë e premtuar” i ish-presidentit amerikan Barack Obama, i ardhur në shqip pak javë më parë nga Botimet Dudaj. Ne kemi listuar edhe libra të tjerë si “12 rregulla për jetën” i Jordan B. Petersonit, “Ti je placebo” i Joe Dispenza, “Mendo si murg” i Jay Shetty-t, etj. Fatkeqësisht, literatura shqipe e kategorisë non-fiction nuk ka pasur këto kohë ndonjë libër për tu veçuar.
Por, ne po vijojmë me rekomandimet tona, të cilat do t’ua bëjnë më të bukura pushimet tuaja verore. Për më shumë, na ndiqni!
1. Tokë e premtuar nga Barack Obama
Ky libër kaq i fuqishëm e i shkruar me mjeshtëri, pasqyron më së miri bindjen e Barak Obamës se demokracia nuk është një dhuratë nga lart, por një frymë që bazohet tek ndjeshmëria dhe mirëkuptimi, e cila duhet të ndërtohet ditë pas dite
“Tokë e premtuar” është një rrëfim jashtëzakonisht intim dhe i brendshëm, – rrëfimi i një njeriu që vë bast me historinë i një organizatori për komunitetin që vë në provë besimin e tij në skenën botërore.
Obama është mjaft i çiltër për mënyrën e barazpeshuar të drejtimit të Zyrës si një afro-amerikan, për barrën e rëndë të pritshmërive të një brezi të tërë, të ngritura peshë nga mesazhet e “shpresës dhe ndryshimit” dhe për përballimin e sfidave të mëdha morale gjatë marrjes së vendimeve të rëndësishme.
Ai tregohet mjaft i drejtpërdrejtë për forcat që e kundërshtonin si brenda vendit, ashtu edhe jashtë tij; krejt i hapur mbi ndikimin që jetesa në Shtëpinë e Bardhë kishte mbi bashkëshorten dhe vajzat e tij, dhe nuk ngurron të rëfehet për dyshimet e tij mbi veten dhe zhgënjimet e pësuara. Megjithatë, ai, për asnjë çast, nuk heq dorë nga besimi i tij se brenda eksperimentit madhështor amerikan, në zhvillim e sipër, përparimi është gjithnjë i mundur.
2. “Mendo si murg” nga Jay Shetty
Jay Shetty, super yll i mediave sociale dhe drejtuesi i podkastit numër 1 “Qëllimisht”, ka përmbledhur këtu mençurinë e përjetshme që mësoi si murg, duke e përkthyer në hapa praktikë, të cilët mund t’i ndjekë çdo ditë kushdo që dëshiron të ketë jetë me më pak ankth e me më tepër kuptim.
Në këtë libër frymëzues, Shetty na tregon për kohën që kaloi si murg i traditës vedike, për të na mësuar si të pastrojmë rrugën e jetës nga pengesat, drejt një potenciali e fuqie të plotë. Duke shfrytëzuar mençurinë e lashtë dhe përvojat e tij të pasura në ashram, “Mendo si murg” na tregon si të kapërcejmë mendimet dhe zakonet negative, si të gjejmë qetësinë dhe qëllimin që kemi brenda vetes.
Mësimet e murgjve janë të thella, por shpesh duken si abstrakte. Shetty i shndërron ato në këshilla dhe ushtrime, të cilat mund t’i vëmë në zbatim për të pakësuar stresin, përmirësuar përqendrimin dhe marrëdhëniet me të tjerët, për të identifikuar aftësitë e fshehura, për të rritur disiplinën dhe për t’i dhuruar vetes dhe të tjerëve dhuratat që na jep bota. Shetty vërteton se të gjithë munden dhe duhet të mendojnë si murgjit.
3. “12 rregulla për jetën – një antidot ndaj kaosit” nga Jordan B. Peterson
Bashkoju kujt ka gjetur tashmë frymëzim dhe udhërrëfim te mësimet e dr. Peterson-it. Zbulo në këtë libër me fuqi të pazakontë rregullat sa të thjeshta aq edhe të thella për të ftilluar vetveten, për të vënë shtëpinë në rregull dhe për të mbarësuar botën duke mbarësuar më së pari veten.
“Figura atërore” që spikat YouTube-it është zëri i arsyes, që një brez i tërë e ka pritur me etje ta dëgjojë.
Në vitin 2017 dr. Jordan B. Peterson u bë njëri prej mendimtarëve publikë më popullorë në botë, dekada pasi u kishte shërbyer klientëve të tij si psikolog klinik dhe kishte frymëzuar studentët e tij si profesor i dëgjuar në Universitetin e Harvardit dhe atë të Torontos. Leksionet e tij në YouTube që ravijëzojnë lidhjet e thella midis neuroshkencës, psikologjisë dhe rrëfenjave më të vjetra të njerëzimit tërheqin mbi njëqind milionë shikues prej mbarë botës, ashtu siç bëjnë edhe kumtet e tij sa të prera aq edhe të nuancuara për përgjegjësinë personale dhe kuptimin që ajo i dhuron jetës. Në një kohë ndryshimesh të papara, kur strukturat familjare vijnë e shkërmoqen, edukimi degjeneron në indoktrinim dhe shoqëria politike polarizohet rrezikshëm, 12 rregulla për jetën ofron një antidot: të vërtetën – atë të vërtetë tejet të moçme, që u ndih problemeve moderne të jetës.
Në këtë libër informativ, befasues, por edhe hokatar, dr. Peterson na rrëfen se çfarë mund të mësojmë prej sistemit nervor të gaforreve të thjeshta për të qëndruar drejt (me shpatullat dyst) dhe për të ecur me vetëbesim në jetë; përse të mos i lejojmë fëmijët të bëjnë kurrgjë që do të na bënte t’i merrnim zët; përse egjiptianët e lashtë e nderonin aq fort aftësinë për të përqendruar vëmendjen, saqë e adhuronin si të ishte perëndi. Peterson-i diskuton këtu për disiplinën, guximin dhe domosdoshmërinë e të menduarit të kthjellët e të sinqertë, duke i distiluar ashtu zbulimet e shkencës dhe kumtet e miteve të mëdha të botës në dymbëdhjetë udhëzime të thella, që të rrëfejnë si të jetosh për së mbari brenda rregullit dhe kaosit të jetëve tona.
4. “Një histori e Zotit” nga Karen Amstrong
Ky libër është një “vështrim provokues” për Zotin në zemër të tri religjioneve të mëdha monoteiste, nga koha e Abrahamit e deri më sot. Çfarë apo kush është Zoti? A ekziston vërtet Ai dhe, nëse po, pse? Çfarë sjell ekzistenca ose mosekzistenca e Tij për qenien njerëzore?
Një histori e Zotit nga Karen Armstrong-u, një figurë e padiskutueshme në studimin e religjioneve, kryesisht në religjionin e krahasuar, shqyrton imazhet e njohura të Zotit, siç paraqiten në Bibël (Dhiatën e Vjetër dhe Dhiatën e Re) dhe në Kuran. Si e kanë formuar dhe si e kanë ndryshuar tri religjionet mbizotëruese monoteiste – Judaizmi, Krishterimi dhe Islami – kuptimin e Zotit? Si kanë ndikuar këto religjione te njëra-tjetra?
Përmes analizës së ekuilibruar të teksteve të shenjta dhe historike, si dhe përdorimit të gjerë të artit dhe të artefakteve antike do të ndjekim rrugën e gjatë drejt kuptimit që kemi sot për Zotin.
Ky udhëtim – si dhe destinacioni i tij – na tregon për njerëzimin dhe për kërkesën e tij të vazhdueshme për të gjetur kuptim dhe qetësi.
Nga filozofia klasike dhe misticizmi mesjetar te Reformacioni, Iluminizmi dhe epoka moderne e skepticizmit, Karen Armstrong-u thuajse si me magji distilon historinë intelektuale të monoteizmit në një libër tejet të lexueshëm, i paracaktuar të zërë vend në mesin e veprave klasike.
5. “Ti je Placebo” nga Joe Dispenza
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Të gjithë frymëzohemi nga histori të “shërimeve të magjishme”, por ajo që Joe Dispenza na rrëfen në këtë libër fantastik është se të gjithë kemi potencialin për të ndërmarrë shërime të tilla të mrekullueshme. Joe Dispenza na e dëshmon shkencërisht se përtëritja është e instaluar në secilën pore të trupit tonë, kështu që sëmundjet dhe degjenerimet janë përjashtime, e jo rregulla.
Gjëja më intriguese është se Joe në këtë libër, mbi të gjitha, na e sjell përvojën e vet të shërimit të frakturave të shumëfishta në boshtin kurrizor pa pasur nevojë për ndihmë mjekësore – vetëm me fuqinë e mendjes.
6. “Perandoritë e detit” nga Roger Crowley
“Perandoritë e Detit” është një histori me ngjyra e ndodhi të jashtëzakonshme dhe ofron një kontekst thelbësor rreth përplasjes sonë të qytetërimeve.
Në vitin 1521, Sulejmani i Madhërishëm, sundimtari mysliman i Perandorisë Osmane, dërgoi një flotë pushtuese në ishullin e krishterë të Rodit. Kjo do të shënonte goditjen hapëse të një përplasjeje epike midis perandorive dhe besimeve rivale për kontrollin e Mesdheut dhe të qendrës së botës.
Në librin Perandoritë e Detit historiani i mirënjohur Roger Crowley ka shkruar një rrëfim intrigues të kësaj lufte brutale disadekadëshe midis botës së krishterë dhe asaj islame për shpirtin e Evropës, një rrëfim i shpejtë, me intensitet në rritje, që arrin nga Stambolli deri në Portat e Gjibraltarit.
Crowley thërret në skenë një kast të egër piratësh, kryqtarësh dhe luftëtarësh fetarë, që luftojnë për epërsi dhe mbijetesë në një rrëfenjë skllavërie dhe lufte galerash, trimërie të dëshpëruar dhe brutaliteti të skajshëm.
7. “Ushtria e askujt” nga Paul Scharre
“Epoka e armëve autonome ka mbërritur. Tek “Ushtria e askujt”, Scharre kombinon përvojën e tij si luftëtar me mprehtësinë politike si hulumtues, për të përshkruar një pamje të plotë dhe me saktësi se si do të duket kjo epokë. Ai i end fijet me shumë mjeshtëri, duke lidhur të ardhmen e sistemeve autonome, inteligjencës artificiale dhe të interesave politikë për të na sjellë një libër që lexohet dhe kuptohet nga kushdo që interesohet për teknologjinë ushtarake dhe implikimet e saj në shkallë të gjerë.”
8. “Inteligjenca artificiale” nga Matt Burgess
Libri jep përgjigjet e momentit:
Si funksionon inteligjenca artificiale?
Si po e ndryshon botën?
Si parashikohet e ardhmja, duke pasur parasysh ritmin e zhvillimit të inteligjencës artificiale?
Matt Burgess është redaktor i përmbajtjes dixhitale në revistën “WIRED UK”. Sa i përket raportimit të tendencave, ideve dhe teknologjive të reja që po përcaktojnë mjedisin tonë, revista “WIRED” gëzon autoritet dhe respekt të madh në gjithë botën.
Të gjithë librat i gjeni online tek BUKINIST.AL
Për më shumë, na shkruani tek: info@bukinist.al
Telefononi tek: 044508282