7 biografi qe rekomandojme per lexim

lapsi

Blogu Leximtari dhe Bukinist.al kanë përzgjedhur 7 libra për jetën e personaliteteve që kanë formësuar kohën tonë

Biografia është zhanri që sjell historinë rreth një personi real. Sigurisht, ky zhanër shkon përtej një historie të një individi. Përmes biografisë ne mësojmë për jetën e një individi, projektimin e jetës së tij në kohë, kontributet që ka dhënë për shoqërinë tonë, momentet kritike që ka kaluar dhe shumë elemente të tjera të cilat na ndihmojnë për të kuptuar shtegtimin në jetë të secilit prej nesh. Përmes biografive ne presim që të marrim ndjesinë se po shohim jetën e personit real në kohë dhe vend tjetër. Qenia njerëzore zakonisht është tejet kurioze për të mësuar sa më shumë rreth qenieve të tjera njerëzore, sidomos për ata personalitete të cilët ndikojnë në fatet e jetëve tona.

Leximtari dhe Bukinist.al menduan të përzgjedhin disa biografi të personazheve, pjesa më e madhe e tyre ende gjallë dhe protagonistë në ditët tona, por edhe të personaliteteve të spikatura të historisë, – me synimin që secili prej nesh të mësojë sa më shumë për këto personazhe, – dhe përmes tyre edhe për kohën tonë. Në fokus ne kemi personalitete të aktualitetit, të cilët kanë ende peshë në fatet dhe zhvillimin e historisë bashkëkohore.

Personazhe të tilla si Jeff Bezos, Elon Musk, Joe Biden, Malala Yousafzai, Steve Jobs, Princeshë Diana vazhdojnë të kenë ndikim të fortë përmes shembullit të tyre, prandaj këto biografi përmbajnë një dimension të fortë aktualizimi rreth ngjarjeve të ditëve tona. Biografët përballen me pyetjet e shumta të lexuesit, si: Pse e ka bërë këtë biografi? Çfarë dëshiron të provojë autori? Kë dëshiron të bindë? Çfarë njohurish të veçanta përfshin ai në këtë biografi? Sa thellë botës së personazhit që ka në qendër të librit ka shkuar? A është një biografi e autorizuar apo jo? A kemi të bëjmë me përzgjedhje që ka ndikuar në jetën e biografit apo me modelin që e duan njerëzit dhe që përfaqëson diçka në fushën në të cilën ai ka dhënë kontribute?

Këto dhe shumë pyetje të tjera sigurisht ngrihen kur do të lexoni këto biografi, të cilat ne i kemi rekomanduar për ju në mënyrë që të kuptoni diçka më tepër nga realiteti që na rrethon. Por këtu vlen një këshillë: Librat që shkruhen për ngjarjet aktuale apo personazhe realë, ne duhet t’i shohim me filtrin e mendjes tonë, dhe jo me atë të autorit.

Në një moment tjetër ne do të donim të rekomandonim edhe autobiografitë më të spikatura për lexuesin e librit shqip, – ku protagonistët vendosin të rrëfehen për jetën e tyre.

Kësaj liste i mungojnë biografi për personalitete shqiptare, por shpresojmë dhe urojmë që të kemi sa më tepër biografi të arrirra, me personazhe që kanë lënë gjurmë reale në jetën e këtij vendi, – sidomos në ndryshimet për mirë të realitetit përgjatë ditëve tona.

Për më shumë, ju ftojmë të ndiqni 7 biografitë që kemi përzgjedhur për ju:

1. “Unë jam Malala” nga Malala Yousafzai dhe Christina Lamb

une-jam-malala

Ky libër ka tronditur botën jo thjeshtë se është shkruar nga një nobeliste, në përpjekjet e saj e saj për të zhvilluar arsimin në Pakistan, por vjen edhe historia e 19-vjeçares e cila është qëlluar nga talebanët.  Kur talebanët morën kontrollin e luginës Suat në Pakistan, një vajzë ngriti zërin e saj. Malala Jusafzai refuzoi që ta bënin të heshtte dhe luftoi për të drejtën e saj për t’u arsimuar.

Në tetor të vitit 2012, kur ishte pesëmbëdhjetë vjeçe, Malala pothuaj e pagoi këtë gjë me jetën e saj. Atë e qëlluan në kokë, kur po udhëtonte me autobus nga shkolla në shtëpi, dhe pak vetë pritnin që ajo të mbijetonte. Por, në fakt, shërimi heroik i Malalës e ka çuar atë në një udhëtim të jashtëzakonshëm nga një luginë e largët në Pakistanin Verior në korridoret e Shteteve të Bashkuara në Nju Jork.

Në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, ajo u shfaq si një simbol global i protestës paqësore. Një vit më vonë ajo u bë fituesja më e re në botë Çmimit Nobel për Paqe. E brohoritur nga Shtypi i Asociuar për “detajin që të rrëmben”, “Unë jam Malala” do t’i bëjë lexuesit të besojnë në fuqinë e zërit të një njeriu të vetëm për të frymëzuar ndryshim në botë.

2. “Joe Biden – enderrimtari amerikan” nga Evan Osnos

joe-biden-enderrimtari-amerikan

Kjo biografi sjell anën e panjohur të Joe Biden, – jetën e tij, sfidat, por edhe prapaskenat që po sillnin përballjen më të madhe në historinë e Amerikës me presidentin Donald Trump.

“Presidenca nuk është thjesht një detyrë administrative… Është, pikë së pari, vendi i lidershipit moral”. Jeta e Joe Biden kishte plot gabime, keqardhje dhe humbje të rënda personale. Dhe, po ta fitonte presidencën, ndoshta nuk do të përdorte shumë nga ajo retorika e zjarrtë që duhet për të prekur shpirtin e kombit.

Mirëpo, për një njeri që ndiente dhimbje, ai mund të ofronte një farë ngushëllimi, një gjuhë shërimi. Në njëqind ditët e para të administratës Biden, ndërkohë që ai do të përpiqet të përcaktojë agjendën, nuk do t’i duhet vetëm të luftojë me kundërshtarët e së djathtës por, ka të ngjarë, të ndeshë rezistencë edhe nga brenda partisë së tij.

3. “Diana Historia e saj e vërtetë” nga Andrew Morton

diana-historia-e-saj-e-vertete

Në këtë vëllim krejtësisht të riparë e të zgjeruar, Andrew Morton, paraqet materiale të reja, që e kanë burimin te regjistrimet e jashtëzakonshme, dhe që kanë çuar në rivlerësimin e trashëgimisë dhe rëndësisë së saj për Familjen Mbretërore. Ndonëse nuk është më mes nesh, nuk ka dyshim se Princesha nuk është harruar. Diana: Historia e saj e vërtetë – rrëfim në vetën e parë, është biografia më e arrirë që mund të ndeshim ndonjëherë.

Botimi i parë, në qershor 1992, i librit Diana: Historia e saj e vërtetë, ndryshoi një herë e përgjithmonë mënyrën e perceptimit të publikut për Dianën, Princeshën e Uellsit dhe Monarkinë Britanike. E pritur fillimisht me mosbesim dhe përçmim, kjo biografi bestselling, është kthyer tashmë në një letërsi klasike unike, jo thjesht për shkak të përmbajtjes të bujshme, por edhe për arsye të përfshirjes personale të Dianës në procesin e publikimit.

Tani, njëzet e pesë vjet më vonë, përparimet në teknologji kanë nxjerrë në dritë pjesë që më parë vlerësoheshin të padeshifrueshme, nga intervistat e regjistruara në fshehtësi me Princeshën, duke ofruar informacione të reja drithëruese për mendjen e Dianës, dhe një kronikë vërtet mahnitëse të jetës së saj brenda Familjes Uindsor.

4. “Të shesësh gjithçka: Jeff Bezos dhe epoka e Amazon” nga Brad Stone

te-shesesh-gjithcka-jeff-bezos-dhe-epoka-e-amazon

Ky libër sjell historinë e thelluar të Amazon-it, një prej kompanive më të suksesshme globale, e drejtuar nga themeluesi briliant, Jeff Bezos. “Të shesësh gjithçka” do të jetë biografia zbuluese dhe vendimtare e kompanisë që vendosi njërin nga bastet e parë të mëdhenj për internetin, e që ndryshoi përgjithmonë mënyrën se si blejmë dhe lexojmë.

Amazon.com filloi duke shpërndarë libra përmes postës. Por themeluesi i saj vizionar, Jeff Bezos, nuk donte të mbetej një librashitës. Ai synonte që Amazon të bëhej dyqani ku shitej gjithçka, përmes ofrimit të zgjedhjeve të panumërta dhe lehtësive tërheqëse, me çmime shumë të ulëta.

Për ta bërë këtë, ai krijoi një kulturë ambicieje dhe fshehtësie të pamëshirshme që nuk është zbuluar kurrë, deri në momentin e tanishëm. Brad Stone pati mun- dësinë të takonte punonjës e ish-punonjës të Amazon dhe familjarë të Bezos-it, duke u dhënë kështu lexuesve rrëfimin e parë të thelluar nga sytë e një vëzhguesi, të jetesës brenda kompanisë.

Krahasuar me novatorët e tjerë elitarë në teknologji si Jobs-i, Gates-i dhe Zucker- berg-u, Bezos-i është i rezervuar. Megjithatë, ai dallohet për ndjekjen e palodhshme të tregjeve të reja, duke e çuar kompaninë Amazon drejt sipërmarrjeve me risk si Kindle dhe cloud, dhe duke e transformuar shitjen me pakicë ashtu siç Henry Ford revolucionarizoi prodhimin industrial.

5. “Elon Musk” nga Ashlee Vance

elon-musk

“Një përmbledhje e hollësishme dhe plot ngjyra e historisë së ngjitjes së Elon Musk-ut në majat e botës së biznesit. Kjo vepër është një portret i goditur i personit që mund të ketë ndikimin më të madh në zhvillimin e racës njerëzore. Nëse Musk do ta shpie njerëzimin në Mars, kjo vepër do të ishte dokumenti themeltar i planetit të ri.

6. “Steve Jobs” nga Walter Isaacson

stive-jobs

“Steve Jobs” është biografia e autorizuar e Steve Jobsit, themeluesit të kompanisë Apple. Ky libër pati një sukses të jashtëzakonshëm nëpër botë. Me më shumë se dyzet intervista të bëra në një periudhë dyvjeçare me Steve Jobsin, si dhe mbi njëqind intervista me shokë, familjarë, kundërshtarë, konkurrentë dhe kolegë, Isaacsonit iu dha një qasje “ekskluzive dhe e papërsëritshme” në jetën e tij. Rezultati qe ky libër i jashtëzakonshëm

Ky libër rrëfen jetën e themeluesit të kompanisë Apple nga lindja e deri në vdekjen e tij të bujshme. Aty zbulojmë, jo me pak habi, se si ky njeri aq krijues e i vullnetshëm, ishte edhe një maniak i përsosmërisë, një individ i egër, pa shumë skrupuj, me një karakter shumë të vështirë. Jobsi arrinte t’i egërsonte dhe t’i dëshpëronte njerëzit rreth tij. Por personaliteti dhe produktet qenë të ndërlidhura, ashtu siç janë të ndërlidhura hardueri dhe softueri në produktet Apple.

7. “Leonardo da Vinci” nga Walter Isaacson

leonardo-da-vinci

Duke marrë prej mijëra faqeve nga blloqet e shënimeve të Leonardo-s dhe përmes zbulimeve të reja për jetën dhe punën e tij, Walter Isaacson thur një narrativë e cila lidh artin me shkencën e tij. Ai tregon se si gjenialiteti i Leonardo-s bazohej mbi aftësi të cilat ne mund t’i përmirësojmë te vetja jonë, si për shembull kureshtja e zjarrtë, vëzhgimi i vëmendshëm, dhe një imagjinatë kaq lozonjare, saqë flirtonte me fantazinë.

Kreativiteti i tij, njësoj si i novatorëve të tjerë të mëdhenj, vinte nga qëndrimi në udhëkryqin midis shkencave humane dhe teknologjisë. Ai rropi lëkurën nga fytyrat e kufomave, vizatoi muskujt që lëvizin buzët, dhe më pas pikturoi buzëqeshjen më të paharrueshme të historisë, atë të Mona Lisa-s. Ai zbuloi matematikën e optikës, tregoi se si rrezet e dritës bien mbi kornenë e syrit, dhe prodhoi iluzione të ndryshimit të perspektivës në Darka e fundit. Isaacson gjithashtu përshkruan se si entuziazmi që e shoqëroi Leonardo-n gjatë gjithë jetës për vënien në skenë të shfaqjeve teatrale, karakterizoi pikturat dhe shpikjet e tij.

Aftësia e tij për të kombinuar artin dhe shkencën, kthyer në ikonë nga vizatimi i tij, i cili mund të jetë vetë ai brenda një rrethi dhe një katrori, mbetet receta e qëndrueshme për novacion. Jeta e tij duhet të na kujtojë rëndësinë e mbrujtjes te vetja jonë dhe te fëmijët tanë, jo vetëm njohuritë që marrim, por edhe gatishmërinë për t’i vënë në pikëpyetje – të jemi imagjinues dhe, ashtu si rebelët e talentuar të çdo epoke, të mendojmë ndryshe.

Të gjithë këto botime i gjeni tek Bukinist.al

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *