Rebelimet e vogla në romanin e Sally Rooney

canta

Përshtypje rreth romanit “Njerëz normalë” të Sally Rooney, në të cilin reflektohet për strukturat dhe mundësitë e dashurisë nën kapitalizëm. Vanity Fair e përzgjodhi në vitin 2019 si një nga “librat më të mirë të sezonit”, i vendosur pranë një çante “Mansur Gravriel”, me ngjyrë të verdhë, e të ndritshme (me çmim 595 dollarë). 

Lexuesja që do kishte këtë kombinim gjërash do ishte e pasur, me shije, dhe e zgjuar, një lloj personi që ka një punë me rrogë të mirë (drejtuese kreative? Këshilluese firmash firmato?), e cila e lejon atë të ketë kohë të lexojë romane dhe të mbajë çanta të shtrenjta, me ngjyrë të verdhë, teksa drekon me shoqërinë e saj; gjithashtu, që do të kishte lexuar dhe pëlqyer librin “Njerëz normalë”.

Rooney e përshkruan veten si marksiste, dhe mendoj se asaj do t’i pëlqente tepër ilustrimi i bërë nga revista “Vanity Fair”, i një argumenti që ajo shtron në librin e saj ku ajo shprehet se librat mund të merren si monedha kulturore.

“Ishte kulturë si performancë klase,” – mendon një personazh në lexim, “letërsia e fetishizuar për aftësinë e saj për të marrë njerëz të arsimuar në udhëtime të rreme emocionale, në mënyrë që ata më pas të ndihen superiorë ndaj njerëzve të paarsimuar, udhëtimet emocionale të të cilëve vetë ata pëlqenin t’i lexonin.”

Megjithëse personazhet e Rooney kanë një përbuzje të zjarrtë për kapitalizmin dhe kurthet e tij, është e lehtë të shihet sesi “Njerëzit normalë” mund të futej në mes gjërave në çantat e dorës. Politikat në këtë roman, janë më shpesh sipërfaqësore sesa të hollësishme. Ato janë të zhytura nën sipërfaqen e një historie dashurie, të cilën Rooney e përshkruan si, “dy njerëz që me kalimin e disa viteve, mesa duket nuk mund ta linin njëri-tjetrin vetëm”; atë të Marianne dhe Connell, të cilët kalojnë katër vjet duke ndjekur dhe tërhequr njëri-tjetrin.

Një kritik vuri në dukje se politikat e romaneve të Rooney janë kryesisht “gjestike”, me përmendje të freskuara të Gazës ose të protestave, të cilat nuk kanë shumë substancë radikale. Një kritik tjetër konstatoi se politika e saj ishte në thelb dekorative; “më shumë vend sesa subjekt.” Unë nuk jam dakort me këtë. Unë nuk mendoj se Rooney po e zbukuron historinë e saj të dashurisë me politikë. Ajo është duke e ngulitur politikën ngushtë dhe me rigorozitet në historinë e dashurisë, duke treguar sesi marrëdhëniet mund të punojnë si miniaturë, dhe sesi parimet politike mund të funksionojnë në një shkallë intime, në ndërveprimet e dy, tre, ose katër personave.

Në intervista, Rooney shpesh flet për kohën kur ajo dëgjonte diktatin e Marksit “Nga secili, sipas aftësive të tij, te secili sipas nevojave të tij” nga prindërit e saj; dhe ajo e mori atë si një rregull universal, ndoshta si diçka që Jezusi tha, ose, si diçka që dikush mund ta qëndiste në jastëk. Tek “Njerëz normalë”, personazhet kanë gjëra të ndryshme në kohë të ndryshme: Para, kapital shoqëror, pamje. Romani sugjeron mundësinë e krijimit të një strukture ku këto avantazhe janë të ndara sipas nevojës. Quajeni një marksizëm në zemër.

1-original

Në fillim të romanit, kur personazhet janë në gjimnaz, “aksionet” e Connell janë më të larta. Pavarësisht se Marianne është e pasur dhe nëna e Connell pastron shtëpinë e saj, ajo është e çuditshme; dikush që vesh këpucë të sheshta me thembra të trasha, dikush që nuk e mban veten. Connell është sportiv dhe shumë i pëlqyer. Ata kanë një tërheqje të menjëhershme, por ai e mban të fshehtë sepse ka frikë se çfarë do të mendojnë shokët e tij.

Pas gjimnazit, kur ata të dy futen në kolegjin “Trinity”, dallgëzimi përmbyset: Grykësia e Marianne bëhet magjepsëse, dhe Connell ndihet jashtë vendit në sfondin e xhaketave të gjuetisë dhe shampanjës.  Statusi i Marianne “e ngriti Connell-in në statusin e dikujt për të cilin festa surprizë për ditëlindje organizohen dhe punë të lezetshme sigurohen nga askund”.  Babai i një prej miqve të saj të rinj “ishte një nga njerëzit që kishin shkaktuar krizën financiare – jo në mënyrë figurative, ai ishte vërtetë një nga njerëzit e përfshirë”.

Ata rrethohen, duken se gjithmonë e keqkuptojnë njëri-tjetrin në një moment vendimtar.  Në një moment, Connell humbet një vend pune dhe nuk mund të paguajë qiranë gjatë verës në Dublin.  Ai përpiqet të kërkojë të qëndrojë me Marianne, por ajo mendon se ai po thotë se dëshiron të largohet nga qyteti. Ata ndahen.  Kjo përfaqëson dështimin e imagjinatës së saj dhe dështimin e guximit të tij, por gjithashtu sugjeron që pavarësia nuk është një virtyt jo i komplikuar.

Përfundimisht, ata vijnë në një lloj varësie të ndërsjellë; diçka thelbësisht në kundërshtim me pranimin e gjithanshëm të pavarësisë si një e mirë e dukshme (dhe, veçanërisht, një e mirë feministe). Mesazhi i momentit të tanishëm shpesh mund të jetë: Kufizoni punën tuaj emocionale;  bëhuni avokati juaj më i mirë;  mos lejoni që marrëdhëniet tuaja t’ju rrezikojnë autonominë dhe fuqinë.

“Njerëzit normalë sugjeron se pavarësisht gjithçkaje, pavarësisht nga dobësia që personazhet e Rooney-t ndjejnë përballë kapitalizmit global, dallimeve klasore dhe gjykimeve të të tjerëve, politika radikale mund të funksionojë në një shkallë të vogël dhe ia vlen të ndiqet edhe nëse pabarazitë më të gjera në botë duken të pashmangshme dhe të pazgjidhshme. “Njerëzit normalë” propozon që një vend i mëshirshëm dhe i drejtë mund të ekzistojë, edhe pse vetëm në hapësirën midis miqve.

Përgatiti: Gjergj Loka

Librin e Sally Rooney e gjeni online tek Bukinist.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *