Platforma më e madhe online e librit në Shqipëri, Bukinist.al dhe Leximtari publikon librat më të kërkuar të muajit. Kryesojnë librat non-fiction
Gjatë muajit shtator ka pasur një rritje të kërkesave të lexuesve për librat non-fiction. Bazuar mbi fushatat dhe të dhënat e shitjeve që kanë dalë për muajin që lamë pas në platformën më të madhe online të librit në Shqipëri, Bukinist.al, pati një rritje të kërkesave për librat e biznesit: Robert Kiyosaki, Vasil Naçi ishin ndër autorët, veprat e të cilëve u këkuan gjatë shtatorit. Po ashtu, vazhdon të kryesojë kërkesat këto muaj libri i Jay Shetty, “Mendo si murg” dhe “Sekreti” i Rhonda Byrne.
Ardhja në një variant tjetër në shqip të librit “Meditime” të Marcus Aurelius, me një përkthim të ri nga shtëpia botuese Minverva solli rikthimin në vëmendje të lexueve për këtë titull dhe për filozofinë stoike.
Muaji i kaluar mbajti në fokus Carlos Ruiz Zafon, një nga autorët më të njohur të letërsisë spanjolle dhe europiane, – i nda nga jeta disa muaj më parë. Libri i fundit i sagës Varreza e librave të harruar, Labirinti i shpirtrave ishte ndër më të kërkuarit tek Bukinist.al.
Yuval Noah Harari, – një nga mendimtarët dhe historianët më me ndikim në epokën, – vazhdon të mbajë gjallë interesin e lexuesve shqiptarë. Surprizë ka qenë autorja Colleen Hoover, e cila përmes librit Mbaron me ne, vazhdon të ketë rritje të shitjeve në platformën tonë.
Për më shumë, ju ftojmë të ndiqni listën e librave më të shitur gjatë muajit shtator 2021.
“Labirinti i shpirtrave” nga Carlos Ruiz Zafón
Labirinti i Shpirtrave është një roman pasionant, plot intriga dhe aventura. Përmes këtyre faqeve do të zbulojmë finalen madhështore të sagës, që ka filluar me Hijen e erës, e cila arrin këtu kulmin e forcës dhe njëkohësisht i ngre një himn madhështor botës së librave, artit të rrëfimit dhe lidhjes magjike midis letërsisë dhe jetës.
“Ana Karenina” nga Lev Tolstoi
Madhështia e kësaj vepre nuk ka nevojë për tekst dhe as përshkrim. Thjeshtë, Ana, të cilën duhet ta lexojë çdo njeri që frymon dhe mendon, si një prej etaloneve rrezatuese të artit të fjalës
“Homo Deus – Nje histori e shkurter e se nesermes” nga Yuval Noah Harari
Youval Noah Harari, autori i librit më të shitur: “Sapiens: një histori e shkurtër e njerëzimit”, përfytyron botën në një të ardhme jo shumë të largët, në të cilën ne do të përballemi me një sërë sfidash.
“Sjellja e pelqyeshme dhe mencuria ne komunikim” nga Vasil Naçi
Autori, Vasil Naço, jo vetëm është biznesmen i suksesshëm, por e ndan suksesin dhe të mirën me të tjerët. Dhe kjo nuk është pak, përkundrazi, prandaj “Sjellja e pëlqyeshme dhe mençuria në komunikim” nuk vjen thjeshtë si guidë këshillash, por si një mal përvojash të përjetuara me shumë sfida. Dija dhe informacioni i përftuar në këtë realitet për vlerat e komunikimit vlejnë tejmase për këdo, me fokus të posaçëm sipërmarrjen. Besojmë se ata që janë në kërkim të çelësit të harmonisë dhe të suksesit në jetë, pas leximit të librit do ti jenë mirënjohës autorit. Ne iu garantojmë se fjala e Vasil Naçit ia vlen të dëgjohet; përmes veprës së tij ke ç’të mësosh dhe përfitosh
“Baba i pasur baba i varfer” nga Robert Kiyosaki
“Baba i pasur baba i varfër” është një pikë fillestare për secilin që dëshiron të marrë kontroll mbi të ardhmen e tij financiare
Sekreti përmban mençuri nga mësuesit e ditëve moderne – burra e gra që e kanë përdorur për të pasur shëndet të mirë, pasuri dhe lumturi. Duke përdorur njohuritë e sekretit, ata nxjerrin në dritë histori mahnitëse për mënyrën si zhduken sëmundjet, si fitohen pasuritë e mëdha, si kalohen pengesat dhe si arrihen gjërat që shumëkush i cilëson si të pamundura.
“Biblioteka sekrete e Aushvicit” nga Antonio Iturbe
Dy mësues ngrenë vështrimin të pataksur. Mbajnë në dorë diçka që në Aushvic është rreptësisht e ndaluar, po u zbuluan dënohen me vdekje.
“Mendo si murg” nga Jay Shetty
Jay Shetty, super yll i mediave sociale dhe drejtuesi i podkastit numër 1 “Qëllimisht”, ka përmbledhur këtu mençurinë e përjetshme që mësoi si murg, duke e përkthyer në hapa praktikë, të cilët mund t’i ndjekë çdo ditë kushdo që dëshiron të ketë jetë me më pak ankth e me më tepër kuptim.
“Mbaron me ne” nga Colleen Hoover
Një roman i guximshëm dhe realist, “Mbaron me ne” është një histori e paharrueshme dashurie.
“Meditime” nga Marcus Aurelius
Nje nga veprat me te spikatura te stoicizmit, vazhdim i shkolles stoike, relfketimi i ushtarakut dhe politikanit te shquar romak, Marcus Aurelius, vjen ne nje tjeter perkthim ne shqip, kesaj radhe nga shtepia botuese Minerva
Librat i gjeni online tek Bukinist.al