Book fest, – 13 librat me te shitur ne panair

Në mbyllje të panairit të zhvilluar në TEG gjatë periudhës 8-18 tetor 2021, Bukinist.al la përzgjedhur librat më të kërkuar nga lexuesit: Kryesojnë librat e biznesit, të motivimit, klasikët modernë por edhe librat e sapohedhur në qarkullim.

Platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al dhe qendra më e madhe tregtare TEG organizuan gjatë periudhës 8-18 tetor 2021 Book Fest, – një nga eventet më të rëndësishme në fushën e tregtimit të librit në Shqipëri. Si vijim i traditës së Pazarit të Librit, Book Fest e ktheu këtë ngjarje në një festival të madh ofertash për lexuesit. Krahas ofertave të shumta, të cilat shkuan deri në -50% ulje, pati edhe ftesa për autorë dhe autografe për lexuesit. Përgjatë ditëve të këtij panairi u prezantuan edhe librat e rinj, si dhe u zhvilluan shumë lojëra, quize në rrjetet sociale të TEG dhe të Bukinist.al. Ky festival përkoi edhe me 90-vjetorin e lindjes së Dritëro Agollit, ku e ftuar speciale ishte vajza e shkrimtarit të shquar, Elona Agolli.

Në këtë event kanë kryesuar librat e biznesit, të zhvillimit personal, por edhe klasikët modernë. Një risi e çuditshme në Book Fest ishte edhe fakti se librat e rinj, bestseller-a botërorë, mbeten më të kërkuar edhe nga lexuesit shqiptarë. Një ndër autorët shqiptarë më të kërkuar për momentin është Tom Kuka, alias Enkel Demi.

Në përfundim të Book Fest, Bukinist.al po ndan me ndjekësit e tij 13 librat më të kërkuar të këtij panairi të bukur të librit shqip, i cili pritet të zhvillohet çdo vit përgjatë muajit tetor në qendrën tregtare TEG.

“Baba i pasur, baba i varfër” nga Robert Kiyosaki

Padyshim mbetet një bestseller absolut në këtë periudhë: “Baba i pasur baba i varfër” është një pikë fillestare për secilin që dëshiron të marrë kontroll mbi të ardhmen e tij financiare

S’ka më justifikime” nga Brian Tracy

I ardhur së fundi në shqip, dhe i tregtuar ekskluzivisht në të gjithë Shqipërinë, ky libër mbetet ndër më të vlerësuarit e Brian Tracy nga lexuesit në të gjithë botën. Ky libër do të të shërbejë si udhëzues që të bëhesh hap pas hapi njeri madhështor që të mund të bësh arritje madhështore në jetën tënde personale dhe profesionale, përmes tri fushave: qëllimet personale; qëllimet në biznes dhe lumturinë e përgjithshme.

“Mbaron me ne” nga Colleen Hoover

Ky është një nga librat më të shitur të momentit në të gjithë botën. Ndonëse është botuar disa vite më parë, ngjallja e suksesit është i lidhur me mënyrën sesi u komunikua në rrjetet sociale, sidomos në Tik Tok nga lexuesit e tij. Mbaron me ne konsiderohet një roman i guximshëm dhe realist; Ngjarja është një histori e paharrueshme dashurie.

“Arti i brishtë i not giving a f.ck” nga Mark Manson

Ky libër vazhdon që të kërkohet nga lexuesit shqiptarë: Ndonëse mbetet nga librat motivues me një qasje ndryshe nga të menduarit pozitivë, – në një mjedis si ky i yni, filozofia e romanit shërben si një armë e fortë për tu përballur me të keqen dhe mjedisin toksik që na rrethon.

“Gjuetari i balonave” nga Khaled Hosseini

I kërkuar përherë nga lexuesit, Hosseini u ringjall kësaj radhe për shkak të ngjarjeve në Afganistan dhe riardhjen në pushtet të talibanëve. Edhe në Book Fest ka qenë një ndër pesë librat më të kërkuar.

“Kur qau Niçja” nga Irvin D. Yalom

Yalomi është mjeshtri i depërtimit psikologjik brenda qenies njerëzore; i thjeshtë, i qartë dhe plot befasi. Edhe në këtë libër ai ka bërë për vete lexuesin shqiptar, duke mbetur padyshim një ndër librat më të kërkuar nga lexuesit që vizituan stendat e Book Fest.  

“Sjellja e pëlqyeshme dhe mençuria në komunikim” nga Vasil Naçi

Modeli që ka sjellë kompania Agna Group përmes akademisë së saj të lidershipit, – por edhe kultura e biznesmenit Vasil Naçi që ndan me sipërmarrësit dhe personat e interesuar pas zhvillimit personal, – e kanë kthyer këtë libër në një guidë të shkëlqyer. Edhe në këtë panair të librit, “Sjellja e pëlqyeshme dhe mençuria në komunikim” ishte ndër librat më të kërkuar në stendat e Book Fest.

“Harku i triumfit” nga Erich Maria Remarque

https://bukinist.al/sq/oferta-20/2841-harku-i-triumfit.html

Lexuesi shqiptarë e vlerëson Erich Maria Remarque për përmasën dramatike që sjell vepra e tij në një moment kritik të qenies njerëzore gjatë Luftës së Dytë Botërore. Padyshim, Harku i Triumfit është një roman i fuqishëm, i bukur dhe dramatik. Ai është shkruar me nerv, me ngjyra të forta, dhe faqet e tij pasionante, dhe është i përkthyer me mjeshtëri nga Robert Shvarc.

“Njëri nga ne po gënjen” nga Karen M Mcmanus

Ky është ndër romanet më të pëlqyer nga të rinjtë në të gjithë botën. I tillë ka ardhur edhe për lexuesit e rinj shqiptarë. Ai e ka kaluar me sukses testin në mjediset e Book Fest, ky ishte ndër librat më të kërkuar nga ndjekësit tanë.

“1984” nga George Orwell

Prej më shumë se dy vitesh interesi i lexuesit shqiptarë vazhdon të jetë në rritje. Kur George Orwell shkruante këtë libër, viti 1984 ishte e ardhme. Sot, ai vit është e shkuar. Por pas kësaj vepre, viti i vërtetë 1984 do të jetë gjithmonë një datë e së ardhmes, viti i fillimit të një epoke të mjegullt për historinë e njerëzimit. Sigurisht për individë dhe lexues që kanë jetuar në sisteme autoritare apo me shoqëri që kanë raporte të ndërlikuara mes individëve dhe shtetit.

“Mendo si murg” nga Jay Shetty

Në pamundësi për të qenë një murg i devotshëm, Jay Shetty na ka lënë disa prej vlerave dhe virtyteve të murgut që mund të jenë pjesë e jetës së përditshme për secilin prej nesh. I tillë është ky libër duke na dhënë shpresë se mund të arrijnë qetësinë mendore dhe shpirtërore edhe njerëzit e zakonshme.

“Biblioteka sekrete e Aushvicit” nga Antonio Iturbe

Flama” nga Tom Kuka (Pseudonim)

I konsideruar si një nga romanet më të mira që janë shkruar ndonjëherë për Aushvicin dhe krimet e përbitshme që kanë bërë nazistët ndaj popullsisë hebreje, ky libër ka përpirë interesin e lexuesit shqiptarë. I tillë ishte edhe në Book Fest ky roman.

Tom Kuka, alias Enkel Demi, – i vlerësuar me një sërë çmimesh gjatë 3 viteve të fundit, përfshirë së fundi edhe çmimin europian të letërsisë për vitin 2021, është vlerësuar edhe nga lexuesit tanë në Book Fest. Mes katër librave të tij Flama ishte ndër më të kërkuarit: “Duhet fshirë gjëma e madhe e mëkatit që jeta të lulëzojë sërish”.

Të gjithë librat i gjeni online tek BUKINIST.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *