10 librat me te shitur te muajit tetor 2021

Platforma më e madhe online e librit në Shqipëri, Bukinist.al publikon librat më të kërkuar. Librat e motivimit, të biznesit, botimet e reja, por edhe klasikët modernë vazhdojnë të mbajnë gjallë interesin e lexuesve.

Muaji tetor 2021 shenoi nje rritje te ndjeshme te kerkesave te lexuesve per libra, ku ne fokus mbeten librat e zhvillimit personal, te biznesit, titujt e rinj, por edhe klasiket moderne.

Duke iu referuar te dhenave te platformes me te madhe online te shitjes se librit ne Shqiperi, Bukinist.al, librat me te kerkuar kane qene “Baba i pasur, baba i varfer” i Robert Kiyosaki dhe S’ka me justifikime nga Brian Tracy. Dy librat e rinj, “Heshtja, – rrefimi i një polici të Antimafias” nga Gianni Palagonia dhe biografia e grupit të K-Popit, BTS janë përlqyer nga lexuesit. “Të vrasësh zogun përqeshës” të Harper Lee dhe “Keini dhe Abeli” i Jeffrey Archer vazhdojnë të mbajnë gjallë vëmendjen e lexuesit. Remarku dhe Kadare ishin gjatë tetorit mes autorëve të përzgjedhur. Libri që sjell përvojën e Akademisë së Lidershipit të Agnas, “Si te behesh profesionist ne shitje” ka shënuar një rritje në shitje, sidomos nga bota e menaxherëve të shitjes.

Gjatë muajit tetor, Bukinist zhvilloi gjatë periudhës 8-18 tetor 2021 në mjediset e qendrës tregtare TEG panairin e librit “Book Fest”.

Më poshtë, ju ftojmë të ndiqni titujt më të kërkuar gjatë muajit tetor tek Bukinist.al:

Ska me justifikime nga Brian Tracy

Ky libër do të të shërbejë si udhëzues që të bëhesh hap pas hapi njeri madhështor që të mund të bësh arritje madhështore në jetën tënde personale dhe profesionale, përmes tri fushave: qëllimet personale; qëllimet në biznes dhe lumturinë e përgjithshme.

“Heshtja, – rrefimi i një polici të Antimafias” nga Gianni Palagonia

Xhani Palagonia, emer pseudonim i nje oficeri policie qe eshte perballur per shume vite me mafian dhe krimin e organizuar ne Itali, qe ka qene me misione per te luftuar krimin edhe ne Shqiperi, sjell nje pamje te re te mafias italiane sot. Politika, pushteti, riciklimi, investimet, dyqanet, hotelet, ndertimi, tenderat e medhenj – jane marre peng sot, – me shume se kurre nga bota kriminale.

“Baba i pasur baba i varfer” nga Robert Kiyosaki

Rikthim i fortë i interesit të lexuesit për librin “Baba i pasur baba i varfër”, i cili është një pikë fillestare për secilin që dëshiron të marrë kontroll mbi të ardhmen e tij financiare

“Arti i brishte i not giving a f.ck” nga Mark Manson

Një libër bestseller ndërkombëtar. Në këtë guidë për zhvillimin personal, një bloger shumë i njohur na tregon se çelësi për të qenë më të lumtur, është të mos përpiqemi të jemi gjithë kohën “pozitivë”, por të përmirësohemi në përballimin e vështirësive. Prandaj ky libër përcjell mesazhin e fort: “Ik, pirdhu pozivitet!”

“Te vrasesh zogun perqeshes” nga Harper Lee

Romani më i vlerësuar i shekullit të XX. Këtë shije kanë përzgjedhur lexuesit e bibliotekave amerikane. Fituesi i çmimit Pulitzer, vjen me sukses edhe për lexuesin shqiptar, me te njejtin interes ne rritje.

“Si te behesh profesionist ne shitje” nga Vasil Naçi

“Si të bëhesh profesionisht në shitje” është një udhëzues njohurish dhe aftësish, është përgjigja e pyetjes: Si të kemi sukses në profesionin tonë dhe në jetë? Çfarë është shitja në vetvete? Cilët janë faktorët/elementët e saj përbërës? Cilat janë cilësitë që përcaktojnë përsosmërinë në shitje? Cilat aftësi e veçojnë nga të tjerët shitësit e suksesshëm? Në ç’etapa zhvillohet ky proces? Çfarë duhet bërë për të rritur shanset për suksesin afatgjatë?

“Prilli i thyer” nga Ismail Kadare

Duke lexuar “Prillin e thyer” kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. “Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë”.

“BTS, ikona te K-Popit” nga Adrian Besley

Ju njohim me BTS, mbreterit e K-Popit, ne biografine e pare jo-zyrtare te grupit muzkor qe ka pushtuar boten! Ky libër gërsheton historitë e suksesit të secilit prej djemve me mënyrën sesi grupi u bashkua dhe dokumenton arritjen e mahnitshme të famës së tyre në Azinë Juglindore, dhe më pas në mbarë botën.

“Keini dhe Abeli” nga Jeffrey Archer

Ky libër është historia tronditëse e dy burrave, e djalit të një emigranti polak varfanjak, dhe tjetri djali i një pasaniku të privilegjuar nga një familje bankierësh të pasur nga Bostoni. Abel Rosnovski, i regjur me varfërinë u mbijeton vështirësive, është këmbëngulës, emigron në Shtetet e Bashkuara dhe ngre një rrjet hotelesh me emër të rëndësishëm

“Harku i triumfit” nga Erich Maria Remarque

Harku i Triumfit është një roman i fuqishëm, i bukur, dramatik. Ai është shkruar me nerv, me ngjyra të forta, dhe faqet e tij pasionante, të përkthyera me mjeshtëri nga Robert Shvarc, e rrëmbejnë lexuesin në universin që shpalosin. Komente mbi librin “Harku i Triumfit është libri më i bukur dhe më i plotë i shkrimtarit, qendra e gjithë veprës së tij.

Të gjitha librat i gjeni online tek Bukinist.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *