Blogu Leximtari dhe Bukinist.al rekomandojnë për lexuesit e grupmoshave të ndryshme librat më të mirë për një atmosferë festive gjatë fundvitit: Rekomandimet tona janë nga zhanre të ndryshme: Libra me përralla, rrëfenja, aventurë, romane apo romanca për t’a shtuar magjinë e këtyre ditëve
Libri krijon përherë një atmosferë feste tek lexuesi: Fuqia e rrëfimit e mundëson një gjë të tillë. Imagjinata njerëzore na çon në botë dhe realitete, të cilat na e ndryshojnë befas të tashmen. Edhe festat e fundvitit, – Krishtlindja dhe Viti i Ri, – janë prodhimet më të bukura të mendjes njerëzore.
Babagjyshi i Vitit të Ri, që troket në derën tonë për të ndarë dhurata është personazhi i përjetshëm i çdo njeriu. Ai është kthyer në personazh edhe për qindra e mijëra libra të zhanreve, kategorive dhe grupmoshave të ndryshme.
Në vigjilje të këtyre festave ne kemi përzgjedhur 12 libra të llojeve të ndryshme: E veçanta e tyre është se autorët janë jo vetëm të huaj, – por edhe autorë shqiptarë.
Padyshim, listën e kryeson libri i Charles Dickens, “Një këngë feste”, – i konsideruar si një nga librat më të bukur të të gjitha kohërave për festën e Krishtlindjes dhe për fuqinë rrezatuese dhe jetëndryshuese të mesazheve që përcjellin ditë të tilla në jetën tonë.
Shkrimtarja J. K. Rowling ka hedhur së fundi në qarkullim një libër të ri për festën më të bukur të fundvitit: “Derrkuci i Krishtlindjes”, me idenë për ta kthyer së shpejti në një klasik të përjetshëm, ashtu siç është kthyer tashmë, edhe seria e Harry Potterit.
Një liste të tillë nuk i mungojnë as autorë të tillë si Richard Paul Evans, – i konsideruar si një nga autorët më të mirë të romancave të Krishtlindjes në SHBA, ku ne kemi përzgjedhur librin e fundit të tij, “Sekreti i Krishtlindjes”, i hedhur në qarkullim nga Botimet Living. Mes autorëve janë edhe John Grisham dhe Rosamunde Pilcher.
Mes 12 rekomandimeve tona janë edhe përrallat e Hans Christian Andersen, të cilat kanë fuqinë e jashtëzakonshme për t’i bërë magjike të gjithë ditët e vitit. E bukura e kësaj liste janë edhe dy autorë shqiptarë: Rovena Rrozhani dhe Persida Asllani të cilat kanë sjellë dy botime për këto ditë të bukura.
Ne kemi menduar për lexuesit e vegjël, të grup-moshave 2-6 vjeç (Nata e vitit te Ri), si dhe për grup-moshën 7-12 vjeç, duke rekomanduar librin e Jeronim Stiltonit, Këngë Krishtlindjes.
Sigurisht, një nga librat më të dashur për vogëlushët mbetet “Një dëshirë për Krishlindje” i Katherinë Rundall, i cili përcjell mrekullisht fuqinë jetëndryshuese dhe vlerat njerëzore që duhet të ndajmë në ditë të tilla.
Gjatë fundvitit, Bukinist përgatit dy libra rekomandimesh, ku për lexuesit kemi përzgjedhur listën e pagëzuar “Përrallat e babagjyshit” dhe për të rriturit “Librat e festave”. Të gjithë rekomandimet janë në ofertë deri më 31 dhjetor.
Për më shumë, ju ftojmë të ndiqni listën me 12 libra të cilën do ta gjeni në ofertë tek Bukinist.al deri në sekondat e fundit të këtij viti:
“Një këngë feste” nga Çarls Dikens
Romanin “Një këngë feste” është një libër i dashur për breza e breza të tërë lexuesishm që vjen edhe për lexuesit në shqip. Protagonisti kryesor i këtij romani është Skruxhi, një njeri në moshë, i varfër në shpirt, cinik, i vetmuar e pa miq.
Në një natë të ftohtë të Krishtlindjeve, tri shpirtra e çojnë atë në një udhëtim të papritur, ku ai ka mundësi të shohë si në një film, mënyrën e gabuar të jetës së tij të mëparshme. Pikërisht ky udhëtim e bën atë të reflektojë.
Duke analizuar të kaluarën e tij, të tashmen dhe të ardhmen, Skruxhi fillon t’i gjykojë festat nën një këndvështrim të ri, si një gëzim i jetës, si një pasqyrim bamirësie dhe solidariteti midis njerëzve.
“Derrkuci i Krishtlindjes” nga Joanne K. Rowling
Nga gjenia krijuese e J.K. Rowling-ut vjen një nga tregimet më të bukura të Krishtlindjes shkruar ndonjëherë, i mbushur me butësinë e parezistueshme të fëmijërisë përballë misterit të madh të humbjes.
Imagjinata e pashtershme dhe dhembshuria e autores për njerëzit e dashur dhe objektet që thithin ndjenjat njerëzore, është një himn për ngrohtësinë e familjes, për kujdesin për tjetrin. Me ilustrime të bukura nga artisti i shumëvlerësuar Jim Field, Derrkuci i Krishtlindjes është i destinuar të bëhet një klasik i dashur për të rritur dhe fëmijë.
“Sekreti i krishtlindjes” nga Richard Paul Evans
Botimet Living prezantojnë librin “Sekreti i Krishtlindjes”nga Richard Paul Evans, vazhdim i serise me dy vellime te tjera “Premtimi i Krishtlindjes” dhe “Streha e Krishtlindjes”. Evans është shkrimtari më i dashur për romancat e Krishtlindjes dhe ky libër është vazhdim i suksesit të 2 romaneve të mëparshme.
“Të mos festosh Krishtlindjet” nga John Grisham
Një përrallë klasike për kohët moderne, “Të mos festosh Krishtlindjet” sjell një këndvështrim gazmor të gjullurdisë dhe emocioneve që gjithmonë bëhen pjesë e kësaj feste tradicionale. Prandaj, ky libër e ka lexuesin në fundviti më shumë se asnjëherë tjetër…
“Solstici dimëror” nga Rosamunde Pilcher
A është ndonjëherë shumë vonë për të dashuruar? Kete pyetje shtron ne roman autorja e njohur britanike e cila eshte bere e famshme edhe per letersine per femije: “Magjia e ngrohtë e Rosamunde Pilcher-it është magjepsëse dhe tërësisht bindëse.”
Një grup, jo i zakonshëm njerëzish, e gjejnë veten e tyre rastësisht të përplasur në një shtëpi skoceze, në dhjetor. Secili prej tyre mbart me vete një brengë të së shkuarës, që duket se do ta prishë muajin festiv. Por ngrohtësia e miqve dhe zjarret e ndezura i zbusin edhe zemrat më të ftohta dhe, ndërsa kambanat bien për meshën e mesnatës duke tingëlluar fort, Krishtlindjet bëhen edhe më magjike.
“Një dëshirë për Krishtlindje” nga Katherine Rundell
Katherine Rundell, fituesja e disa çmimeve dhe autorja e librave Rooftoppers, The Wolf Wilder dhe The Explorer, sjell magjinë e Krishtlindjes nëpërmjet një historie ku ndërthurret klasikja me modernen. E shkruar me shumë ngrohtësi dhe mbushur me nota humori, “Një dëshirë për Krishtlindje” na sjell në vëmendje vlerat dhe njerëzit që vërtet kanë rëndësi për ne.
“Përrallat e Andersenit” nga Hans Christian Andersen
Përrallat e Andersenit janë një trashëgimi e mrekullueshme e letërsisë për fëmijë, por edhe për të rritur. Krijimtaria e tij është mbështetur në gurrën e urtisë së pashtershme popullore jo vetëm të vendit të tij, por edhe të vendeve të tjera që vizitoi.
“Udhëtimi i babagjyshit në qytetin e 1001 dritareve” nga Persida Asllani
Babagjyshin e përfytyrojnë të ulur pranë zjarrit bubulak, duke lexuar me kërshëri çdo letër fëmije dhe duke menduar se cili prej tyre do të meritonte një dhuratë në Natën Magjike. Por, në të vërtetë, gjërat janë paksa më ndryshe!
“Këngë Krishtlindjesh” nga Jeronim Stilton
Ebenizer Skruxhi është një biznesmen lakmitar, që mendon vetëm për paratë dhe nuk e duron dot harenë e Krishtlindjeve. Për të është thjesht humbje kohe! Por pikërisht natën e pragkrishtlindjes, do ti shfaqen tri fantazma, duke e detyruar të reflektojë rreth sjelljes së tij… Një klasik i letërsisë në një përshtatje të lirë nga Jeronim Stiltoni. Plot me ilustrime të shumta me ngjyra!
“Nata e Vitit të Ri” është një ndër librat e serisë “Iriqi i vogël”, pa dyshim, ndër seritë më të bukura për fëmijë, si nga përmbajtja, edhe për nga ilustrimet dhe pjesët prej kadifeje të vërtetë, që gishtat e veckël nuk reshtin së prekuri dhe që ta ka ënda t’i shikosh. Ngjarjet zhvillohen në dimrin me dëborë. Nuk ka fëmijë që të mos i lexojë e të mos ndiejë mirësi, dashuri dhe një ngrohtësi të atillë, që i bën edhe më të paqtë e të mos ndihen kurrë vetëm e të trishtuar.
“Po vjen babagjyshi” nga Rovena Rrozhani
Ky libër përmban vjersha, ngjyrosje dhe lojëra për festat e fundvitit
Shkrimtarja dhe poetja Rovena Rrozhani e ka ngjyrosur çdo faqe te librit me atmosferen e dy festave te fundvitit: Kristhlindjet dhe Vitin e Ri qe na sjellin nje gezim te vecante. Dhe per ta shprehur e per ta shtuar gezimin e ketyre festave, autorja ka sjelle per secilin nga ju nje dhurate: poezite e ketij libri.
Secili prej jush mund te zgjedhe te recitoje poezine qe i pelqen me shume. Madje, te jeni te sigurte qe jo vetem do te kenaqeni duke i recituar keto vargje, por do ta shtoni gezimin e festes dhe do te merrni edhe nje dhurate tjeter te paharruar: duartrokitjet, perqafimet dhe urimet e te gjitheve.
C’natë e mrekullueshme, – 8 rrëfenja për Krishtlindjen
Ç’natë e mrekullueshme është mbrëmja e Krishtlindjes! Është plot me pritje, entuziazëm dhe me shpresa, që e bën të veçantë çdo gjë që është e përditshme dhe e zakonshme. Në një natë si kjo gjithçka mund të ndodhë: mund të gjesh shpresën, kur çdo gjë të duket e errët; mund të hedhësh dritë mbi ndonjë sekret të kohëve të largëta; mund të gjesh diçka apo dikë që e mendoje përgjithmonë të humbur dhe, madje, mund edhe të jetë koha për të ndryshuar.
Librat i gjeni në ofertë tek Bukinist.al
Ekipi i Bukinist.al ka përgatitur edhe disa sete me libra për festa të cilat janë në ofertë -20% deri më 31 dhjetor 2021 tek LINKU.
Përgatiti materialin Albert Gjoka, menaxher i Bukinist.al