Botimet Aleph – ja 5 librat qe rekomandojme

Shtepia botuese Aleph me stende ne Panairin e Librit

Shtëpia Botuese Aleph, drejtuar nga përkthyesi dhe poeti Gentian Çoçoli, sjell prurjet më të mira nga poezia, proza dhe eseistika bashkëkohore, duke rritur dhe pasuruar shijet e lexesve. Ne kemi përzgjedhur 5 libra, të cilët ua sugjerojmë lexuesve tanë

Platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al ka në fokus gjatë muajit janar 2022 të gjithë portofolin e shtëpisë botuese Aleph, themeluar dhe drejtuar nga përkthyesi dhe poeti i njohur Gentian Çoçoli.

E fokusuar tek letërsia cilësore; tek prurjet më të mira bashkëkohore në zhanret e poezisë, romanit dhe eseistikës, – kjo shtëpi botuese ka ndikuar cilësisht në rritjen e shijeve letrare tek lexuesit shqiptarë.

Blogu Leximtari, edhe në këshillim me botuesin Gentian Çoçoli, përzgjodhën pesë prej librave të Aleph, të cilët janë njëherësh edhe si prurjet më të të spikatura që i rekomandohen lexuesve tanë dhe që janë në ofertë të përkohëshme tek Bukinist.al.

Le ta nisim me titujt e përzgjedhur:

1. “Toka e shkretë, E mërkura e përhime, Katër Kuartete” nga Tomas S. Eliot

Çdo shtëpi botuese në botë do ta kishte për nder t’ju rekomandonte lexuesve ‘Katër kuartetet dhe Toka e shkretë’ të T. S. Eliotit, poetin e famshëm amerikan, të natyralizuar britanik. Ai vlerësohet si poeti më me ndikim në shekullin e XX; si dhe pionieri i modernizmit në letërsi. Kur Ezra Pound lexoi një poemë të Eliotit, – atëherë djalosh, – i tha një miku të vet: Ky djalosh shumë shpejt do të na detyrojë ‘të mbyllim dyqanin’.

2. “Lufta ime – Libri 1” nga Karl Ove Knausgaar, – përktheu Durim Taçi

Vepra autobiografike e Karl Ove Knaurgårdit “Lufta ime – Libri I” është një prej krenarive të shtëpisë botuese Aleph, sepse u kemi dhënë lexuesve tanë një prej romaneve më të fuqishëm të shekullit XXI. Në vijim, po përgatet libri i dytë i kësaj vepre në gjashtë vëllime. Norvegjezi i shquar Knausgård është vlerësuar unanimisht si ‘fenomeni letrar botëror’ i shekullit të ri.

3. “Një natë të errët lashë shtëpinë time të heshtur” nga Peter Handke

Peter Handke është quajtur “gjigandi i letërsisë gjermane këto dyzetë vite”, por edhe një prej atyre shumë pak shkrimtarësh vërtetë të mëdhenj me përmasa botërore. Nga tre veprat e botuara nga Aleph, veçojmë romanin “Një natë të errët lashë shtëpinë time të heshtur”  i cili ka në qendër të rrëfimit psiqikën e trazuar të një farmacisti enigmatik. Metamorfoza që do të përjetojë ky person do të jetë e jashtëzakonshme dhe në fund të këtij udhëtimi brenda kokës së vet, ai do të fitojë lirinë e të jetuarit. Përvojë e jashtëzakonshme leximi.

4. “Melankolia e qëndresës” nga Laszlo Krasznahorkai

Laszło Krasznahorkai është lavdia e letërsisë hungareze dhe asaj europiane. Romani i tij “Melankolia e qëndresës” është quajtur nga Susan Sontag si ‘një rival i denjë i kryeveprës botërore ‘Shpirtra të vdekur’ të Nikollaj Gogolit. Askush nuk e tregon kaq qartë zhbërjen e njeriut nën peshën e dhunës psiqike, e plogështisë dhe rrezikun fatal të jetës pa domethënie.

5. “Kujtimet e së ardhmes” nga Sigizmund Krzhizhanovski

Sigizmund Krzhizhanovski (Kujtimet e së ardhmes), ky polak i rritur në Ukrainë, gati nuk botoi sa qe gjallë. Rregjimi bolshevik ia kishte hequr të drejtën e botimit, por Krzhizhanovskin kjo nuk e pengoi aspak të shkruante disa nga veprat më të fuqishme të gjuhës ruse të shek. XX. Në vitet ’20 – ’30, kur ai pati kulmin e krijimtarisë, terrori dhe krimi kishin zaptuar çdo qytet dhe fshat rus, ndaj ky njeri me talent dhe kulturë të rrallë iu drejtua ‘kujtimeve të së ardhmes’ për tu frymëzuar; a thua se e parandjeu që lexuesi i tij do të qe në të ardhmen. Vepër tërësisht aktuale.

Disa nga titujt e Aleph që gjenden tek Bukinist.al

Të gjithë librat e shtëpisë botuese Aleph i gjeni në ofertë gjatë muajit janar 2022 tek Bukinist.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *