Platforma Bukinist.al dhe Leximtari nxjerrin titujt më të kërkuar nga lexuesit. Librat e rinj dhe romancat janë ndër më të kërkuarit gjatë muajit shkurt
Librat e dashurisë dhe titujt që janë hedhur në qarkullim së fundi nga shtëpitë botuese shqiptare kryesojnë listat. Pikërisht dita e Shën Valentinit dhe rekomandimet e Bukinist “Librat e dashurisë” kanë qenë faktor kyç në përzgjedhje. “Dashuri në kohërat e kolerës” i Gabriel Garcia Marquez, “Mbaron me ne” i Colleen Hoover por edhe romancat që kanë ardhur së fundi janë përzgjedhur në dy javët e para të muajit shkurt.
Surprizë kanë qenë dy titujt e rinj, “Trendafili i mesnatës” i autores së famshme të sagës “7 motrat”, Lucinda Riley dhe libri “Sekretet e Parisit” i Natasha Lester.
Po ashtu, edhe botimi i gurusë së famshëm indian Sadhguru, “Inxhineiria e brendshme”, – i sapo dalë në qarkullim, është kërkuar nga lexuesit tanë, të cilët kanë prirje për ta ndjekur këtë spiritualist të madh të ditëve tona. Mes librave të motivimit lexuesit tanë duan ende edhe Anthony Robbins, me veprën e tij të parë “Pushtet i pakufishëm”.
Këto kohë ka pasur një rikthim të interesit për librin “21 ligjet e padikueshme të lidershipit”, të John Maxwell, – një nga ekspertë më të mirë në botën aktualisht në fushën e lidershipit.
Në platformën tonë ky muaj shënoi rritje të kërkesave për librin e biznesmenit dhe filantropit Vasil Naçi, “Sjellja e pëlqyeshme dhe mençuria në komunikim”. Edhe biografia e Lady Dianës, shkruar nga Andrew Morton, ishte ndër më të kërkuarat gjatë muajit të kaluar nga lexuesit tanë.
Mes librave për fëmijë, pati interes gjatë shkurtit për librin e shtëpisë botuese Botart, “Jeta qesharake e mësuesve” të James Campbell.
Për më shumë, le të ndjekim listën e librave të kërkuar tek Bukinist.al gjatë muajit shkurt të këtij viti, si më poshtë:
Trëndafili i mesnatës nga Lucinda Riley
Trëndafili i mesnatës është një roman magjepsës, mbushur me personazhe të paharrueshme në momente kyç të historisë… “Në harkun e katër brezave, Trëndafili i mesnatës kalon nga pallatet vezulluese të maharaxhave të mëdhenj të Indisë në kështjellat madhështore të Anglisë, duke ndjekur jetën e jashtëzakonshme të një vajze të jashtëzakonshme, Anahita Çavanit, nga viti 1911 deri në ditët e sotme”. Një gjë të tillë di ta rrëfejë mjeshtrisht autorja e sagës “7 motrat” e cila tashmë ka bërë për vete edhe lexuesin shqiptar edhe me veprat e tjera.
“Sekreti i Parisit” nga Natasha Lester
Sekreti i Parisit” nga Natasha Lester është një histori zemërthyese, e shkruar bukur, e treguar në periudha të ndryshme kohore që të çojnë në Paris, në Angli dhe në Australi. Është një sagë familjare, një histori lufte, një histori dashurie dhe humbjeje. Personazhet janë absolutisht të jashtëzakonshëm. “Sekreti i Parisit” është një mrekulli verbuese rrëfimi, një përzierje e përsosur veprimi, historie dhe thellësie emocionale.
“Inxhinieria e brendshme” nga Sadhguru
Në librin e tij, Sadhguru jep ushtrime që do të ndihmojnë për të rimenduar kufirin e aftësive të dikujt, të bëheni një person më funksional dhe i shëndetshëm, por më e rëndësishmja, t’i mësoni ato se si t’i kryejnë ato në mënyrë korrekte. Dhe gjithashtu – ai do të japë këshilla për ushqimin efektiv, i cili, nëse nuk ndihmon të jetosh për njëqind vjet, sigurisht që do të ngadalësojë procesin e plakjes, do të përmirësojë gjumin dhe fytyrën.
“Pushtet i pakufishem” nga Anthony Robbins
Pushtet i pakufishëm është një libër trajnues revolucionar për mendjen. Do t’ju tregojë, hap pas hapi, si të veproni në maksimumin tuaj ndërsa fitoni liri emocionale dhe financiare, arrini lidership dhe vetëbesim, dhe siguroni bashkëpunimin e të tjerëve. Do t’ju japë njohurinë dhe kurajën që të ribëni veten dhe botën tuaj. Pushtet i pakufishëm është një libër udhëzues për performancën e lartë, në një epokë suksesi. Anthony Robbins e quan shkenca e re e arritjes personale. Ju do ta quani gjëja më e mirë që ju ka ndodhur
“Mbaron me ne” nga Colleen Hoover
Padyshim, ky roman mund të konsiderohet si fenomen i vitit edhe për lexuesit në Shqipëri. Brenda një kohe të shkurtër mbaroi tirazhi i parë dhe tashmë është ribotuar dhe po ecën me një ritëm befasues. “Mbaron me ne” është një roman i guximshëm dhe realist, – është një histori e paharrueshme dashurie.
“Sjellja e pëlqyeshme dhe mençuria në komunikim” nga Vasil Naçi
Autori, Vasil Naçi, jo vetëm është biznesmen i suksesshëm, por e ndan suksesin dhe të mirën me të tjerët. Dhe kjo nuk është pak, përkundrazi, prandaj “Sjellja e pëlqyeshme dhe mençuria në komunikim” nuk vjen thjeshtë si guidë këshillash, por si një mal përvojash të përjetuara me shumë sfida. Dija dhe informacioni i përftuar në këtë realitet për vlerat e komunikimit vlejnë tejmase për këdo, me fokus të posaçëm sipërmarrjen. Besojmë se ata që janë në kërkim të çelësit të harmonisë dhe të suksesit në jetë, pas leximit të librit do ti jenë mirënjohës autorit. Ne iu garantojmë se fjala e Vasil Naçit ia vlen të dëgjohet; përmes veprës së tij ke ç’të mësosh dhe përfitosh
“Jeta qesharake e mësuesve” nga James Campbell
Ç’bëjnë mësuesit kur dalin nga klasa, nëse dalin ndonjëherë? Flenë nëpër tavanet e varur si lakuriqët e natës, apo të zhytur në ndonjë pirg këpucësh demode? Që nga mësuesit pleq që humbasin nëpër korridore deri te mësuesit që kundërmojnë era qen të kromosur, përgatituni të mbani barkun me dorë nga të qeshurat me këtë libër të shkëlqyer që shkakton lot gajasje. I urren apo i dashuron mësuesit, do të bëhesh një nga ata apo nuk të plas fare, por thjesht të pëlqen të lexosh histori me potere – ky libër
“Diana – Historia e saj e vërtetë” nga Andrew Morton
Në këtë vëllim krejtësisht të riparë e të zgjeruar, Andrew Morton, paraqet materiale të reja, që e kanë burimin te regjistrimet e jashtëzakonshme, dhe që kanë çuar në rivlerësimin e trashëgimisë dhe rëndësisë së saj për Familjen Mbretërore. Ndonëse nuk është më mes nesh, nuk ka dyshim se Princesha nuk është harruar. Diana: Historia e saj e vërtetë – rrëfim në vetën e parë, është biografia më e arrirë që mund të ndeshim ndonjëherë.
“21 ligjet e padiskutueshme të lidershipit” nga John Maxwell
Ky është padyshim një nga manualet më të arrira në fushën e lidershipit. Teoritë e Maxëell për rritjen dhe zhvillimin e aftësive drejtuese janë përmbledhur në këto 21 “ligje” të cilat do t’ju ndihmojnë shumë për të përmirësuar aftësitë tuaja si lider në ekipin apo sipërmarrjet tuaja.
“Dashuria në kohërat e kolerës” nga Gabriel Garcia Marquez
Sikundër nënkuptohet nga titulli, Garcia Márquez ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër, ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta ruajnë thellë në zemër si diçka të shtrenjtë dhe do ta kujtojnë sa të kenë jetë në këtë botë. Kryevepra e Marquez na vjen në shqip përmes rishikimit dhe plotësimit ë gjuhën tone që i ka bërë përkthyesja Mira Meksi
Librat i gjeni online tek Bukinist.al