Jam Liber – Bukinist dhe COD, konkurs me nxenesit e shkollave

KONKURSI #JamLibër – Përshtypje (Review) për librin që ju ka pëlqyer më shumë!

  • Aktivitet i organizuar nga platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al dhe COD.
  • Periudha e aplikimit: 25 shkurt – 23 prill 2022
  • Vendi i dërgimit të përshtypjeve: pershtypje@bukinist.al
  • Kush mund të marrë pjesë: Nxënësit e arsimit 9-vjeçar dhe të shkollave të mesme në të gjithë vendin
  • Data e shpalljes së fituesve: Më 26 prill 2022
  • Vendi i zhvillimit të ceremonisë: Mjediset e COD-it, në Kryeministri

NJOFTIM – Bukinist.al dhe COD fton të gjithë nxënësit e arsimit 9-vjeçar dhe të shkollave të mesme për të marrë pjesë në konkursin “JAM LIBËR” – Jep përshtypje (Review) për librin që të ka pëlqyer më shumë!.

Leximi i një libri është jo thjesht investimi që bën çdo lexues për veten e tij. Prandaj është tejet e rëndësishme që të ndajmë me të tjerët përvojat dhe botëkuptimin që përfton gjatë procesit të leximit. Një gjë e tillë i jep vlerë veprës në procesin e komunikimit në tërësi. Një vlerë të shtuar merr përfshirja e të rinjve, të cilët duhet të mbështeten për të qenë sa më pranë librit.

Secili prej gjimnazistëve që përfshihet në konkurs duhet të japë një përshtypje (review) rreth një prej librave që i ka lënë mbresa gjatë leximit.

Përshtypja duhet të jetë më e gjatë se 30 radhë (Times New Roman). Nxiten nxënësit të sjellin një komunikim sa më personal me veprën që kanë përzgjedhur dhe të fokusohen rreth vlerave që sjellin tematika apo personazhe të veçanta. Vlerësimi merr në konsideratë kulturën e të shkruarit, stilin dhe cilësinë e përdorimit të gjuhës shqipe.

Përshtypja duhet të dërgohet në adresën e e-mail-it: pershtypje@bukinist.al para datës 23 prill 2022. Konkurrentët mund t’i vendosin përshtypjet e tyre edhe direkt online te: www.bukinist.al

Nxënësi vendos në materialin e paraqitur për konkurrim këto të dhëna:

Emër/ mbiemër;

Klasa:

Viti i studimit:

Shkolla:

Qyteti:

Nr. kontakti:

Hapja e garës bëhet më 25 shkurt janar 2022.

Pranohen aplikime deri më 23 prill 2022.

Në mbyllje të konkurrimit do të ketë një juri për vlerësimin e përshtypjeve që do të ngrihet me përfaqësues nga COD-i, specialistë të letërsisë dhe Bukinist.al.

Do të ketë katër çmime: Dy çmime për nxënësit e ciklit 9-vjeçar dhe dy çmime për nxënësit e shkollave të mesme, të cilat do të jepen nga Bukinist.al.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të bëhet më 26 prill 2022 në mjediset e COD-it, në Kryeministri.

Përshtypjet e nxënësve pjesëmarrës do të publikohen te blogu Leximtari.al dhe te platforma Bukinist.al.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *