Librat e rekomanduar për pushime, titujt e rinj dhe librat e biznesit dhe zhvillimit personal mbeten ndër më të kërkuarit në platformën më të madhe online të librit shqip
Platforma më e madhe online e librit, Bukinist.al ka nxjerrë statistikat e shitjeve gjatë muajit korrik, ku kryesojnë rekomandimet e bëra gjatë pushimeve verore. Librat e rinj, zhvillimi personal dhe romancat mbeten në krye. Colleen Hoveer, e cila është kthyer tashmë në një fenomen global, – e tillë mbetet edhe në Shqipëri. Titulli më i fundit i kësaj autoreje “Dashuri e shëmtuar” ka ritme të larta shitje, ndërsa vazhdon të ketë të njëjtin interes edhe bestselleri i saj “Mbaron me ne”.
Po ashtu, “Sekreti i rrobaqepëses” i Fiona Valpy, hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese “Bota Shqiptare” është mes romancave historike më të kërkuar të stinës. Ardhja në shqip e librit të Julia Navarros, “Bibla prej argjile” ka nisur me rimte të larta shitje, duke dëshmuar cilësinë e lartë artistike të autores më të vlerësuar të letërsisë bashkëkohore spanjolle.
Librat e biznesit dhe zhvillimit personal të Vasil Naçit dhe Anthony Robbins mbajnë të gjallë interesin prej shumë muajsh. Është rritur vëmendja e lexuesit edhe për librin e ish-CEO-së së General Electric, Jack Walsh, “Të fitosh”, botuar së fundi nga shtëpia botuese “Minerva”.
Mes titujve që janë hedhur së fundi në qarkullim është edhe romani i Mira Meksit, “Puthja e Amazonës”, i cili mbetet ndër titujt më të kërkuar të muajit të kaluar. Librat “dashnorët poshtë Danubit” dhe “Kur qau Niçja” janë në top 10 librat më të kërkuar të muajit korrik.
Tek librat për fëmijë, seria “Ditari i Gregut”, me vëllimin e 16-të vijon të mbajë gjallë interesin e lexuesve të vegjël.
Për më shumë, ju ftojmë të ndiqni 10 titujt më të shitur, si më poshtë:
“Dashuri e shëmtuar” nga Colleen Hoover
Nje histori dashurie e paharrueshme, qe shkel cdo rregull: Hyn ne loje zemra, shkelet fjala e dhene, shkelen rregullat, – dashuria behet e shemtuar.
“Sekreti i rrobaqepëses” nga Fiona Valpy
Një bestseller i Washington Post, Wall Street Journal dhe Amazon Charts nga autorja bestseller e romanit “Premtimi i bletërritësit” vjen një histori emocionuese për tri gra të reja që përballen me zgjedhje të pamundura.
“Puthja e Amazonës” nga Mira Meksi
Një thriller fantastik ku bashkohet e shenjta e tatuazhit të Alefit dhe brirëve të demit të Kretës, magjia e një varëseje kamé të stërlashtë me kumte pellazge, mugujt e mitologjisë greke dhe tmerri i pandemisë Covid-19 – gjithçka për të zbuluar përjetësinë e thelbit të ekzistencës njerëzore, nga pena mjeshtërore e autores së romanit të suksesshëm “Kutia e Agatha Christie-t”.
“Bibla prej argjile” nga Julia Navarro
Autorja bestseller edhe në Shqipëri, Julia Navarro, vjen me një roman të ri, “Bibla prej argjile”. Një Bibël autentike prej argjile dhe historia e saj nga Shën Pjetri në Vatikan deri në Irakun e përfshirë nga lufta, – nga Mesapotamia e lashtë deri në ditët tona.
“Dashnorët poshtë Danubit” nga Federico Andahazi
Budapest, 1944. Në Evropën e shkatërruar nga lufta, Hana dhe Bora takohen përsëri shumë vjet pas divorcit të dhimbshëm. Kurrë s’e kishin menduar se do të bashkëjetonin përsëri, por në rrethana kaq ekstreme. Nazistët kanë pushtuar qytetin dhe ndjekin hebrenjtë. Bora, një aristokrat piktor dhe diplomat, strehon në bodrumin e shtëpisë së tij një çift hebrenjsh: ish-gruan dhe burrin e saj aktual, me të cilin ajo e ka tradhëtuar.
“Diabolikët” nga Jules – Amédée Barbey D’Aurevilly
“Diaboliket”, botuar për herë të parë më 1874, shkaktoi një bujë të madhe në Parisin e asokohshëm dhe të gjitha kopjet e librit u sekuestruan nga Ministria e Drejtësisë franceze, sepse përbënte kërcënim për moralin publik. Skandali i madh i siguroi librit një sukses të jashtëzakonshëm, por tani konsiderohet si një klasik i rëndësishëm dhe studiohet në shkollat franceze. “Diaboliket” ju flet gjithë lexuesve të letërsisë dekadente dhe gotike e sidomos atyre që u pëlqejnë romanet me fammes fatales.
“Sjellja e pëlqyeshme dhe mençuria në komunikim” nga Vasil Naçi
Autori, Vasil Naçi, jo vetëm është biznesmen i suksesshëm, por e ndan suksesin dhe të mirën me të tjerët. Dhe kjo nuk është pak, përkundrazi, prandaj “Sjellja e pëlqyeshme dhe mençuria në komunikim” nuk vjen thjeshtë si guidë këshillash, por si një mal përvojash të përjetuara me shumë sfida. Dija dhe informacioni i përftuar në këtë realitet për vlerat e komunikimit vlejnë tejmase për këdo, me fokus të posaçëm sipërmarrjen. Besojmë se ata që janë në kërkim të çelësit të harmonisë dhe të suksesit në jetë, pas leximit të librit do ti jenë mirënjohës autorit
“Kur qau Niçja” nga Irvin D. Yalom
“Ditari i Gregut 16 – Gjuajta e hatashme” nga Jeff Kinney
Vëllimi i 16-të i serisë Ditari i Gregut vazhdon të mbajë të mbërthyer lexuesit e vegjël. Kësaj radhe Gregu na vjen si një njeri që duhet të sfidojë sportin. Si ecin provat në basketboll dhe si funksionon skuadra e tij? Këto dhe shumë aventura të tjera i gjeni tek vëllimi më i fundit i Gregut në shqip.
Menaxheri kampion i burimeve njerëzore, Jack Ëelch ndan mençurinë e fituar përmes shumë vështirësive gjatë një karriere historike në atë që do të bëhej bibla përfundimtare e biznesit. Përmes librit “Të fitosh”, autori na sjell një udhëzues menaxhimi me gamë të gjerë, të thelluar dhe pa pengesa për sfidat e vështira strategjike, organizative dhe personale me të cilat përballen njerëzit në çdo fazë të karrierës së tyre.
Të gjithë librat i gjeni online tek Bukinist.al