10 librat me te shitur te muajit gusht 2022

Foto ilustruese

Platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al nxjerr titujt më të shitur për muajin e kaluar: Autorja Colleen Hoover, librat e zhvillimit personal, romanet mister & thriller mbeten ndër më të kërkuarit gjatë muajit gusht

Padyshim, Colleen Hoover-i ka zëvendësuar Daniel Steell, Nicholas Sparks apo Johanne Lindsey. Të pasionuarit pas veprës së saj po rriten pas suksesit absolut që pati me romanin “Mbaron me ne”. Të gjithë romanet e saja, që janë hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese “Living”, kryesojnë përfshirë edhe dy librat më të fundit, “Dashuri e shëmtuar” dhe “Kujtimet e tij”.

Pushimet verore mbajtën gjallë interesin e lexuesve për librat e zhvillimit personal: “Babai i pasur, babai i varfër” i Rober Kiyosakut, “Zgjoni gjigandin e brendshëm” të Anthony Robbins dhe libri “Lideri nuk lind… bëhet” i autores shqiptare Iris Halili janë kërkuar gjatë javëve të fundit. Surprizë ka qenë libri “Antistres” i Lajla Pernaskës, i hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Turdiu Publications.
“Vila e pëlhurave” nga Anne Jacobs është mes prurjeve të reja, hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Dituria, i cili ka ngjallur interesin e lexuesit, pasi mbetet ndër sagat më intrigante dhe befasi që janë hedhur në qarkullim gjatë muajve të fundit.

Muaji që lamë pas riktheu interesin për “Vargjet satanike” të Salman Rushdie, pas ngjarjes së tmerrshme që i ndodhi autorit, i cili mbeti i plagosur me thikë në një aktivitet me lexuesit në SHBA. Po ashtu, “Homo Deus” i Yuval Noah Hararit mban ritmin e lartë të kërkesave tek Bukinist.al.

Libri më i mirë për kategorinë e romanit shqip për vitin 2021 tek Bukinist.al, “Dielli më perërndon në lindje” i autores Eralda Baze mbetet i kërkuar nga lexuesit edhe përgjatë ditëve të pushimeve verore.

Për më shumë, ju ftojmë të ndiqni listën me 10 librat më të kërkuar gjatë muajit gusht 2022 tek Bukinist.al

“Dashuri e shëmtuar” nga Colleen Hoover

Nje histori dashurie e paharrueshme, qe shkel cdo rregull: Hyn ne loje zemra, shkelet fjala e dhene, shkelen rregullat, – dashuria behet e shemtuar.

“Babai i pasur, babai i varfër 1” nga Robert Kiyosaki

 “Baba i pasur baba i varfër” është një pikë fillestare për secilin që dëshiron të marrë kontroll mbi të ardhmen e tij financiare

“Antistres – zbulo sekretin e jetës pa stres” nga Lajla Pernaska

Ju mund të lexoni të gjitha këshillat anti-ankth në botë, por asnjë nga këto nuk ka rëndësi nëse nuk veproni. Në mënyrë që të ndihesh më i relaksuar, të flesh gjumë natën dhe të vendosësh energji në atë që ka rëndësi, duhet të ndalosh së humburi kohë në detyra që nuk kanë rëndësi.

“Gjëja e fundit që më tha ai” nga Laura Dave

Me ritmin marramendës, kthesat e papritura të ngjarjeve dhe dramën familjare që përmban, romani “Gjëja e fundit që më tha ai” është një mister që të mban mbërthyer dhe që të trondit me zgjidhjen me të cilën mbyllet.

“Zgjoni gjigantin e brendshëm” nga Anthony Robbins

Nëse je në kërkim të ndryshimit të vetvetes dhe rrugës drejt suksesit, ky libër është një zgjidhje shumë e mençur; Në të jeten këshilla se si të merrni menjëherë nën kontroll fatin tuaj mendor, emocional, fizik dhe financiar! I plotë në të gjitha aspektet e zhvillimit tuaj personal

“Vila e pëlhurave” nga Anne Jacobs

Një sagë e jashtëzakonshme plot intriga, dashuri dhe zhvillime të befta, parë nga një këndvështrim i veçantë: ai i shërbyesve të Vilës së Pëlhurave. Kureshtarë, të vëmendshëm, besnikë apo intrigantë, shërbyesit përgjojnë çdo lëvizje të zotërinjve, ua njohin çdo të fshehtë, ëndërrojnë me ta dhe zilepsen pas jetës së tyre farfuritëse

“Vargjet satanike” nga Salman Rushdie

Rikthehet në skenë libri “Vargjet satanike”. Një libër i cili e ka shpallur armik të fondamentalistëve islamikë dhe e ka privuar nga shumë gjëra autorin Salman Ruzhdie. Pse?! Personazhet, Xhibrili dhe Saladini janë zgjedhur (nga kush?) si kundërshtarë në ndeshjen e përjetshme mes së Mirës dhe së Ligës. Po kush është kush? Ndërsa dy burrat gremisen në kohë dhe në hapësirë drejt përballjes së tyre vendimtare, ne bëhemi dëshmitarë të një cikli rrëfenjash dashurie dhe pasioni, tradhtie dhe besimi. Dhe shumë e shumë vite pas fatvas së lëshuar nga regjimi iranian për autorin, – ndodh ajo që ishte paralajmëruar: Tentativa për të vrarë autorin Salman Ruzhdie.

“Homo Deus – Një histori e shkurtër e së nesërmes” nga Yuval Noah Harari

Homo Deus eksploron projektet, ëndrrat dhe makthet që do t’i japin formë shekullit të njëzetë e një – që nga tejkalimi i vdekjes e deri te krijimi i jetës artificiale. Ai shtron pyetjet më themelore: Ku do të shkojmë prej këtu? Si do ta mbrojmë botën tonë të brishtë nga forcat tona shkatërruese? Sapiensi na tregoi se prej nga vijmë. Homo Deusi na tregon se ku do të shkojmë.

“Dielli më perëndon në Lindje” nga Eralda Baze

Ky roman shënon një sprovë të rëndësishëm për letërsinë feministe shqiptare: Eralda Baze vjen me librin e parë për lexuesit, por përmes këtij romani shpalos mjeshtri në rrëfim, guxim në thyerjen e tabuve, zhdërvjelltësi në ngritjen në art të gjuhës dhe mendësisë së “rrugës”, kulturë në profilizimin e realitetit dhe personazheve, sidomos femrave, – të cilat kthehen në viktima të një bote të egër dhe tejet intrigante.

“Lideri nuk lind… bëhet” nga Iris Halili

Ky libër vjen në dorën e lexuesit si një përmbledhje esenciale studimesh disavjeçare të autores, të fokusuara veçanërisht në tiparet dhe cilësitë e lindura apo të fituara të liderëve. Lideri i suksesshëm nuk lind, por behet, pasi ndershmëria, karakteri, dëshira për ndryshim apo empatia, janë cilësi që kultivohen dhe përcaktojnë fatin e vetë liderit apo të ndjekësve të tij.

Pile of books. Reading education, e-book, literature, encyclopedia. Vector illustration in flat style

Të gjithë librat i gjeni online tek Bukinist.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *