Titujt e shtëpisë botuese “Pema” që pëlqejnë lexuesit ne platformën Bukinist.al: Mbizotërojnë librat non-fiction. Robert Green dhe Eckhart Tolle ndër më të përzgjedhurit
Shtëpia Botuese “Pema” ka lindur mbi një traditë të madhe si ajo e entit botues Buzuku në Kosovë, për tu fokusuar më pas tek libra të natyrës non-fiction. Librat e biznesit, zhvillimit personal, lidershipit, por edhe botime të tjera të natyrës filozofike e kanë rritur seriozitetin dhe besueshmërinë e lexuesit. Prej më shumë se 7 vitesh në treg, Pema ka mbi 110 tituj të cilët janë në duart e lexuesve.
Platforma më e madhe online e librit në Shqipëri, Bukinist.al ka përzgjedhur titujt më të kërkuar ndër vite. Top 7 librat më të kërkuar dalin edhe si rekomandim që vetë Bukinist dhe blogu Leximtari bëjnë për lexuesit, pasi muaji dhjetor i është përkushtuar kësaj shtëpie botuese.
Drejtuesit e saj kanë riskuar duke përzgjedhur tituj të larmishëm të natyrës non-fiction por, më në fund kanë marrë vlerësimet dhe besimin e lexuesve të tyre. Sjellja në shqip e librave që sapo janë botuar edhe në tregjet botërore tregon rëndësinë që editori i kushton lexuesit të tij, por edhe përkushtimin për ta pasuruar botën e mendimit shqip.
Më poshtë po ndajmë me ju 7 titujt më të kërkuar të Pema nga lexuesit në Shqipëri:
“48 ligjet e pushtetit” nga Robert Greene
Ky libër vjen për të gjithë që e duan PUSHTETIN, duan ta kuptojnë PUSHTETIN dhe duan të mbrohen nga PUSHTETI
“48 ligjet e pushtetit është studimi më i mirë i pushtetit dhe udhëzues i domosdoshëm i artit bashkëkohor të përfitimit dhe të përdorimit të tij.
Ligjet e pushtetit paraqiten dhe analizohen me thjeshtësi dhe qartësi, kryesisht, nëpërmjet zbatimit të metodave ushtarake, të fitoreve dhe humbjeve; nga historianë të njohur që prej atyre të Aleksandrit të Madh, të mbretëreshës Elisabet të Anglisë, të Napoleonit, të Bismarkut, të Rotshildit, të Kisingerit, të Makiavelit, të Klausevitzit, të Sun Tzusë por dhe të Nikola Teslës, të Galileut, të Mikelanxhelos, të Don Zhuanit dhe të Kazanovës.
“48 ligjet e pushtetit” përdoren gjithkund. Njohja e tyre është shumë e sigurt, çfarëdo që të jetë synimi juaj: vetëmbrojtja ose thjesht informimi.
“Inteligjenca emocionale” nga Daniel Goleman
Bestselleri i autorit Daniel Goleman na tërheq vëmendjen se këndvështrimi ynë për inteligjencën njerëzore është shumë i ngushtë. Arsyeja është se ne injorojmë një sërë aftësish që kanë ndikim shumë të madh në ecurinë e jetës sonë.
Sot, shumë vite pas botimit të parë të veprës, termi “inteligjencë emocionale” është bërë pjesë e të folurit tonë të përditshëm. Duke u mbështetur në hulumtime shkencore që sjellin risi në fushën e studimit të funksionit të trurit dhe të sjelljes njerëzore, Goleman na parashtron faktorët të cilët bëjnë që një person me IQ të lartë të mos arrijë ndonjë gjë të madhe në jetë, ndërkohë që një me IQ mesatare t’i kapë majat e suksesit.
Këta faktorë në të cilët përfshihet vetënjohja, vetëpërmbajtja dhe empatia, i japin një kuptim tjetër të qenit “i mençur”. Edhe pse bazat e saj ndërtohen nga përvojat e fëmijërisë, inteligjenca emocionale mund të ushqehet nga përvojat e fëmijërisë, inteligjenca emocionale mund të ushqehet edhe në moshë të pjekur. Përfitimet që ajo do të na sjellë në shëndet, në marrëdhënie dhe në punë mund të jenë të menjëhershme.
“Gjuha e trupit” nga James Borg
Qëllimi i këtij libri është tju informojë, edukojë dhe zbavisë. Komunikimi është një temë tepër e rëndësishme, element i rëndësishëm që shenjon mirëqenien tonë. Thelbin e komunikimit nuk e përbën vetëm ajo që themi. Menyra se si e transmetojmë mesazhin përmes të folurit, qëndrimi dhe gjestet tona përbejnë zgjidhjen “magjike”.
Gjuha e trupit do tju ndihmojë:
– t’i kuptoni më mirë të tjerët dhe t’ua lexoni mendjen – te kuptoni çfare shenjash po u dërgoni të tjerëve dhe si ta përdorni këtë gjë për të komunikuar dhe arritur atë që doni – të kuptoni se a është vërtet ajo çfarë po thonë të tjerët ajo që po e mendojnë ose ndiejnë – të mësoni se si ‘ekstremitetet’ tuaja mund t’ju tradhtojnë (pavarësisht asaj që thoni)
– të jepni imazh më të mirë ne jetën tuaj shoqërore e të punës duke qenë të vetëdijshëm për gjuhën tuaj (dhe të të tjerëve) të trupit… dhe shumë më shumë.
“Fuqia e së tashmes” nga Eckhart Tolle
Një udhërrëfyes briliant drejt përndritjes shpirtërore. Libri i Eckhart Tolle është shitur mbi 2 milionë kopje që kur është hedhur në qarkullim.
“Shprehi atomike” nga James Clear
Libri më i kërkuar i vitit nga fusha psikologjike, “Shprehi Atomike” me autor James Clear, erdhi në gjuhën shqipe. Ky libër do t’ju mësojë se si disa ndryshime të vogla, japin rezultate të jashtëzakonshme. Njerëzit mendojnë se kur synon ta ndryshosh jetën tënde, duhet të mendosh në përmasa të mëdha. Por, eksperti me famë botërore i shprehive James Clear ka zbuluar një tjetër mënyrë.
“I rrethuar nga idiotë” nga Thomas Erikson
“Rrethuar nga idiotë është metoda e tij më e thjeshtë, por novatore, për t’i vlerësuar të gjithë ata me të cilët komunikojmë bazuar në katër tipa personaliteti që janë: të Kuqtë, të Kaltrit, të Gjelbrit dhe të Verdhët. Duke filluar nga gjuha e trupit e deri te trajtimi i konflikteve, ky lexim argëtues do t’ju pajisë me të gjitha instrumentet që ju nevojiten për t’i kuptuar dhe për të ndikuar tek ata që keni rrotull- brenda dhe jashtë zyrës- dhe për të garantuar që idioti mes tyre të mos jeni ju!
Për herë të parë vjen në mënyrë të qartë dhe briliante shpjegimi i konceptit mendësi. Profesoresha e Universitetit të Stanfordit, Dr. Carol Dweck në këtë bestseller botëror na jep teknika dhe këshilla sesi të ndryshojmë mënyrën tonë të të menduarit për të realizuar të gjithë potencialin që kemi brenda vetes.
Në këtë libër brilant, ajo na tregon sesi suksesi në shkollë, punë, sport dhe arte, dhe sidomos në çdo fushë të aktivitetit njerëzor mund të ndikohet thelbësisht në mënyrën sesi ne mendojmë rreth aftësive dhe talentit që kemi. Njerëzit me mendësi të fiksuar, ata që besojnë se aftësitë e tyre janë të kufizuara, – janë më pak të prirur drejt suksesit sesa ata që mendësi të zhvilluar, pra ata që besojnë se kanë aftësi që mund të zhvillohen. Ky libër iu vjen në ndihmë prindërve, mësuesve, menaxherëve dhe atletëve sesi ata mund ti vënë në punë këto ide për të pasur nxitje të jashtëzakonshme.
Në këtë libër autorja na njeh me një fenomen që e quan rritja e mendësisë false dhe i orienton njerëzit drejt adoptimit të një mendësie të vërtetë, të re dhe më të thellë. Gjithashtu, ajo shpjegon konceptin e mendësisë përtej aspektit individual, duke e aplikuar atë në kulturat e grupeve dhe organizatave. Me mendësinë e duhur, ti mund të motivosh ata që të duan, mësojnë dhe duan, – përmes transformimit të jetës tënde dhe të tyren.
Të gjithë librat e shtëpisë botuese Pema i gjeni online tek LINKU