Mbyllet me sukses edicioni i dytë i panairit të librit në Qendrën Toptani, organizuar nga Bukinist.al me rastin e Ditës Botërore të Librit për Fëmijë (2 prill) dhe Ditës Botërore të Librit (23 prill). Rekord në shitje, festë me autorët dhe shpallen librat më të mirë të vitit 2022 nga Bukinist.al dhe blogu Leximtari.
Platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al dhe Toptani Shopping Center mbyllen maratonën e madhe 4 javore të panairit “Ditët e librit”. Eventi i nisur më 31 mars u mbyll më 23 prill, në Ditën Botërore të Librit, duke shënuar një rekord në shitjet e librave të kategorive të ndryshme. Suksesi i dedikohet edhe botuesve të cilët i erdhën në ndihmë Bukinist për të dhënë oferta ekskluzive.
Më datën 2 prill në mjediset e Panairit u festua edhe dhënia e çmimit të madh “Hans Christian Andersen” për përkthyesin Klodian Briçi dhe shtëpinë botuese Albas. “Ditët e Librit” u bë festa e madhe 3-javore për autorët të cilët patën mundësi që të takojnë lexuesit e tyre dhe të ndajnë autografe.
Edhe autori i muajit Uilliam Shekspir shënoi një rekord shitjesh, falë edhe botimit special që solli për lexuesit “Argeta LMG”
“Ditët e librit” është nismë e Bukinist.al, si pjesë e Aladini Trade Partner, kompania lider në e-commerce në Shqipëri dhe “Toptani Shopping Center”, e cila i është bashkuar nismës tonë për ta promovuar leximin dhe për ta çuar librin aty ku janë njerëzit. Ky event tashmë është kthyer në traditë.
Platforma Bukinist.al bëri të ditur titujt më të kërkuar, ku edhe kësaj radhe shihet një pëlqim në rritje i lexuesve për klasikët: Nevoja kritike për edukim financar mban edhe të gjallë librin “Babai i pasur, babai i varfër”, i Robert Kiyosakit, mentorit të financave personale. Veprat e Oruellit, Kafkës dhe Remarkut patën kërkesa të larta. Mbretëresha e bestseller-it Colleen Hoover vazhdon të ketë interes të lartë. Mes prurjeve më të kërkuara ka qenë edhe “48 ligjet e pushtetit” të Robert Greene. Surprizë ishte edhe autobiografia e Prince Harry, “Në hije”, i cili të njëjtin sukses që pati në botë e ka edhe mes lexuesve shqiptarë. Lea Ypi me librin autobiografik “Të lirë” mban sërish kryesimin e listave pas më shumë se një vit në qarkullim. Shpallja si libri më i mirë i vitit 2022 në kategorinë e botimeve për fëmijë, e ktheu në bestseller librin e Valbona Banka, “Aria, – hidh e prit”.
Ne po ndajmë me lexuesit 10 librat më të kërkuar tek “Ditët e librit”:
“Babai i pasur, babai i varfër 1” nga Robert Kiyosaki
Libri më i mirë për financat personale për më shumë se dy dekada e gjysëm vjen me një botim të ri pas suksesit 25-vjeçar që ka pasur, duke formuar dhe ndihmuar me miliona njerëz që të çlirohen nga prangat e mungesës së parasë. Në këtë botim të ri kemi 9 kapituj sesionesh studimi që ju udhëzojnë gjatë kohës që lexoni, ri-lexoni, diskutoni dhe studioni këtë libër me miqtë dhe familjen tuaj. Argeta LMG sjell një botim të plotë të rishikuar të Babait….
“Fillon me ne” nga Colleen Hoover
Para “Mbaron me ne”, filloi me Atlas. Colleen Hoover u tregon fansave anën e pelqyer te historisë së Atlasit dhe ndan me ne atë që vjen më pas në këtë vazhdim të shumëpritur të bestsellerit #1 të Neë York Times “It Ends ëith Us”, I konsideruar nga USA Today si “i lavdishëm dhe prekës”.
Lily dhe ish-bashkëshorti i saj, Ryle, sapo janë vendosur në një ritëm normal të bashkëprindërimit kur ajo papritmas përplaset përsëri me dashurinë e saj të parë, Atlasin. Pas gati dy vitesh të ndarë, ajo gëzohet që për një herë, koha është në anën e tyre dhe menjëherë thotë Po kur Atlasi e kërkoi për një takim. Por pasioni i saj pengohet shpejt nga fakti se, megjithëse ata nuk janë më të martuar, Ryle është ende pjesë e jetës së saj – dhe Atlas Corrigan është i vetmi burrë që ai do ta urrejë që të jetë në jetën e ish-bashkëshortes dhe vajzës së tij. Duke kaluar midis këndvështrimeve të Lily-t dhe Atlas-it, “Fillon me ne” fillon pikërisht aty ku u ndal epilogu i fenomenit më të shitur “Mbaron me ne”.
“48 ligjet e pushtetit” nga Robert Greene
Ky libër është për të gjithë që duan ta kuptojnë pushtetin dhe duan të mbrohen prej tij. Ai është studimi më i mirë i pushtetit dhe udhëzues i domosdoshëm i artit bashkëkohor të përfitimit dhe të përdorimit të tij. Ligjet e pushtetit paraqiten dhe analizohen me thjeshtësi dhe qartësi, kryesisht, nëpërmjet zbatimit të metodave ushtarake, të fitoreve dhe humbjeve; nga historianë të njohur që prej atyre të Aleksandrit të Madh, të mbretëreshës Elisabet të Anglisë, të Napoleonit, të Bismarkut, të Rotshildit, të Kisingerit, të Makiavelit, të Klausevitzit, të Sun Tzusë por dhe të Nikola Teslës, të Galileut, të Mikelanxhelos, të Don Zhuanit dhe të Kazanovës.
Në punë dhe në dashuri, në universitet dhe në “rrugë”, në politikë, në marrëdhëniet njerëzore, në lajmet e orës 7:30 dhe në ekonomi: 48 Ligjet e Pushtetit përdoren gjithkund. Njohja e tyre është shumë e sigurt, çfarëdo që të jetë synimi juaj: vetëmbrojtja ose thjesht informimi.
“Spare – Në hije” nga Prince Harry
Për herë të parë, Princ Herri tregon historinë e tij, duke përshkruar udhëtimin me ndershmëri të vërtetë, të patundur. Një botim historik, plot dije, zbulesë, vetë-ekzaminim dhe mençuri të fituar me vështirësi, lidhur ngushtë me fuqinë e përjetshme të dashurisë mbi pikëllimin.
“Ferma e kafshëve” nga Xhorxh Oruelli
Ky roman mbetet një nga alegoritë më të mëdha politike të të gjitha kohërave… Është një libër për këdo dhe çdo njeri, me shkëlqimin e tij të pazbehur edhe pas pesëdhjetë vjetësh.
Pasi kanë hequr qafe pronarin e tyre njerëzor, kafshët e fermës “Menër” janë duke shpresuar për një jetë të lirë dhe të bollshme. Por ndërsa një elitë e mençur mizore vjen në pushtet, kafshët e tjera e gjejnë veten në mënyrë të pashpresë të zënë në grackë sipas mënyrave të vjetra. Historia rrëqethëse e Oruellit, e tradhtisë së idealizmit përmes tiranisë dhe korrupsionit, edhe sot është po aq e freskët dhe reale sa edhe kur u botua për herë të parë në vitin 1945.
“Tregime dhe novela Franz Kafka” nga Franz Kafka
Franz Kafka mund të jetë ndër klasikët më të lexuar në Shqipëri gjatë viteve të fundit. Sidomos kur fliktet për kryeveprat e tij si Letër babait apo Metamorfoza. Por, shenja që ka lënë në prozën e shkurtër e ka kthyer këtë autor të një stacion të pandalshëm për lexuesit që duan të kuptojnë rrënjët e modernizmit në letërsinë botërore të shekullit të XX.
“Aria hidh e prit” nga Valbona Banka
Ky libër është vetëm fillimi i rrugëtimit të Arias çamarroke, plot vitalitet dhe energji pozitive: Nje histori për dashurinë pa kushte që buron në zemrën e çdo femije! Forcën brenda vetes dhe të vërtetën që thyen barriera dhe kapërcen kufijte! Në mbyllje të procesit të votimit online për librin më të mirë të vitit 2022 nga Bukinist.al dhe blogu Leximtari.al, – në kategorinë “Libri për fëmijë”, është përzgjedhur libri “Aria, hidh e prit” me autore Valbona Banka, hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese “Mediaprint”, me redaktore Arta Markun.
“Hajdutja e librave” nga Markus Zusak
“Hajdutja e librave” vlerësohet për guximin e Zusakut, një guxim i shprehur më herët edhe në “Unë jam lajmëtari”. Do të lexohet dhe pëlqehet në masë sepse tregon një histori në të cilën librat bëhen thesare. Dhe se askush nuk e kundërshton këtë ndjesi. Ky roman tregohet nga vetë Vdekja. Është një histori e shkurtër për: një vajzë, një fizarmonicist, disa gjermanë fanatikë, një boksier hebre dhe shumë vjedhje. Një gjë tjetër që duhet të dini: Vdekja e vizitoi tri herë hajduten e librave.
Lea Ypi, profesoresha e Teorisë Politike në London School of Economics, sjell perceptimin prej fëmije të Shqipërisë së rrënuar në komunizëm dhe në përpjekjet e saj drejt lirisë në post-komunizëm. Libri është një gjysmë roman autobiografik, gjysmë ese filozofike, për lirinë dhe çfarë do të thotë të jesh i lirë dhe të kesh përgjegjësi si individ në periudhën e ndryshimit të sistemeve.
Libri flet për një fëmijë që rritet në fund të viteve ‘80 në Shqipërinë e komunizmit, është një lloj roman formimi, romani i rritjes, ku personazhi kryesor rritet, kapërcen fëmijërinë dhe përjeton hyrjen në adoleshencë, ndërkohë që edhe shteti ku ajo jeton pëson të njëjtin transformim. Pra, është një fëmijë që kërkon lirinë në një vend që është gjithashtu në kërkim të lirisë.
Në libër flitet për në fëmijë shumë të zakonshëm që rritet në një ambient të jashtëzakonshëm dhe kupton në dalje të fëmijërisë se këto dy botëkuptime ishin të kundërta. Nga njëra anë mësimet morale në shkollë dhe nga ana tjetër bisedat e fshehta dhe të censuruara në familje.
“Asgjë e re nga fronti i perëndimit” nga Erich Maria Remarque
I botuar për herë të parë më 1929, “Asgjë të re nga fronti i perëndimit” është konsideruar si një nga librat më të rëndësishëm të shkruar me subjekt nga kasaphana e Luftës së Parë Botërore. Siç shkruan autori, kjo është një mënyrë e përsosur “për të rrëfyer një gjeneratë, që edhe nëse u shpëton granatave, shkatërrohet nga lufta”. Protagonisti i romanit “Asnjë e re nga Fronti i Perëndimit”, është Paul Baumer, një ushtar i ri gjerman që lufton në llogoret e Luftës së Parë Botërore. Në vitin 1917, gjysma e kompanisë së Baumer- shumica e tyre shokë e gjimnazit – është vrarë në betejë. Vetë Paul plagoset dhe shtrohet në spital, kthehet në shtëpi me leje dhe pas disa ditësh rrikthehet në front, vetëm për t’u vrarë një javë para armëpushimit dhe fundit të luftës në vitin 1918. Kantoreku është profesor i Bojmerit, Kropit, Mylerit dhe Lerit, 18-vjeçarë gjermanë kur oshtimat e predhave të luftës së madhe gjëmojnë nga njëra anë e Europës në tjetrën.
Një burrec i rreptë i veshur në gri, me një fytyrë prej miu, kërkon të jetë udhëzues i të rinjve në botën e punës, të kulturës dhe të progresit. Në orët e gjimnastikës, ai i shigjeton djemtë me vështrim të rreptë dhe u mban fjalime për atdheun në rrezik apo për madhështinë për t’i shërbyer shtetit, duke i udhëzuar e frymëzuar që të shkojnë vullnetarë. Por kur janë në front, nxënësit e Kantorekut, nga Albert Kropi më inteligjenti i shkollës e deri te Paul Bojmeri, poeti që kërkon të shkruajë drama, e kuptojnë shpejt që nuk janë aspak “rinia e hekurt”, e thirrur për të mbrojtur Gjermaninë në rrezik. Zbulimi se terrori i vdekjes është më i fortë sesa madhështia për t’i shërbyer atdheut i befason qysh atë ditë kur, gjatë një sulmi, Jozef Bem, një shok shkolle i shëndoshë dhe i qetë, vritet egërsisht në llogore. Në pak muaj nxënësit e Kantorekut e ndiejnë veten të plakur, të dërrmuar, të privuar jo vetëm nga rinia por nga çdo e shkuar, ëndërr, shpresë.
Rikthimi në kinema i këtij filmi shkaktoi nxitje tek lexuesit për të rimarrë në dorë këtë libër të spikatur për dilemat e luftës dhe fatet njerëzore në momentet kritike të njerëzimit.
Të gjithë librat i gjeni online tek Bukinist.al