Kryeson listën libri i fundit i sagës “7 motrat” të Lucinda Riley dhe Harry Whittakerin: Librat e zhvillimit personal vazhdojnë të kenë interesin e lexuesve, me autorë si Napoleon Hill, Joe Dispenza dhe Robert Greene. Lista me titujt më të kërkuar për muajin maj tek platforma më e madhe online e librit, Bukinist.al
Menjëherë sapo ka dalë libri i fundit i serisë “7 motrat”, “Atlasi, historia e Pa Saltit” shkruar nga Lucinda Riley dhe djali i tij Harry Whittakerin, është kthyer në një bestseller absolut: Të pasionuarit pas kësaj sage, mezi kanë pritur për të mësuar fundin e saj, i shkruar nga autorja irlandeze në prag të fundit të jetës së saj dhe i ndihmuar edhe nga i biri. Për të paktën 2 javë ka mbajtur kryesimin e listave. Në muajin maj pati një rritje të fortë të kërkesës për librin e zhvillimit personal: Robert Greene me të gjitha veprat e tij në shqip, Napoleon Hill, Norman Vincent Peale, Morgan Housel dhe Joe Dispenza janë të kërkuar në këto momente të vështira.
Ndërkaq, bestseller të njohur tashmë si “Gjuetari i balonave” i Khaleed Hosseinit apo “Mbaron me ne” i Colleen Hoover qëndrojnë në top-10 librat më të kërkuar.
Fatkeqësisht, autorët shqiptarë mbeten më pak të kërkuar në këtë periudhë. Çufo dhe bubi kaçurel i Gaqo Bushakës ka qenë mes titujve më të kërkuar nga lexuesit tek Bukinist.al në këtë periudhë.
Libri “Aria, hidh e prit” i Valbona Banka është mes librave më të shitur të muajit maj. I shpallur nga lexuesit si libri më i mirë i vitit tek Bukinist.al dhe tek blogu Leximtari.al libri ka pasur një rritje të kërkesës prej disa javësh.
Më poshtë, gjeni listën me 10 librat më të kërkuar:
“Atlasi, historia e Pa Saltit” nga Lucinda Riley dhe Harry Whittakerin
Pas një jete të tërë me dashuri e humbje, duke kapërcyer pareshtur kufij dhe oqeane, libri Atlasi, – Historia e Pa Saltit, me bashkautor Harry Whittakerin, shënon fundin mahnitës dhe të paharrueshëm të serisë Shtatë motrat të Lucinda Rileyt:
Paris, 1928. Familja Landovski gjen në kopshtin e shtëpisë një djalosh pa ndjenja. Një hap e ndan nga vdekja, por familja e shpëton dhe e mirëpritet si të ishte fëmija i saj. Ai është i sjellshëm, i matur dhe i talentuar, një djalë i mrekullueshëm, por, për të mos treguar se kush është në të vërtetë, mbyllet në një heshtje kokëfortë.
Djaloshi rritet, merr mësime në Konservatorin e Parisit, zbulon dashurinë, duket se është gati t’i gëzohet jetës e të harrojë tmerret e së shkuarës. Ndërkaq, në të gjithë Europën një e keqe po lind e rritet dhe askush nuk është më i sigurt. Me zemër dhe mendje, ai e ndien se është koha të largohet sërish.
2008, deti Egje. Të shtatë motrat mblidhen së bashku për herë të parë, në bordin e Titanit, për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait enigmatik që e donin aq shumë.
Për habinë e të gjithëve, është motra e humbur, Meropi, ajo që Pa Salti ka zgjedhur t’i besojë të kaluarën e tyre. Ajo sjell me vete ditarin e çmuar të tij. Por për çdo të vërtetë të zbuluar, lind një pyetje tjetër.
Motrat duhet të përballen me idenë se babai i tyre i adhuruar ishte dikush që e njihnin pak. Dhe akoma më tronditës është fakti që këto sekrete të varrosura prej kohësh, mund të kenë pasoja për to edhe sot.
“48 ligjet e pushtetit” nga Robert Greene
Ky libër vjen për të gjithë ata që e duan PUSHTETIN, duan ta kuptojnë PUSHTETIN dhe duan të mbrohen nga PUSHTETI. “48 ligjet e pushtetit” është studimi më i mirë i pushtetit dhe udhëzues i domosdoshëm i artit bashkëkohor të përfitimit dhe të përdorimit të tij.
Ligjet e pushtetit paraqiten dhe analizohen me thjeshtësi dhe qartësi, kryesisht, nëpërmjet zbatimit të metodave ushtarake, të fitoreve dhe humbjeve; nga historianë të njohur që prej atyre të Aleksandrit të Madh, të mbretëreshës Elisabet të Anglisë, të Napoleonit, të Bismarkut, të Rotshildit, të Kisingerit, të Makiavelit, të Klausevitzit, të Sun Tzusë por dhe të Nikola Teslës, të Galileut, të Mikelanxhelos, të Don Zhuanit dhe të Kazanovës.
“Fuqia e mendimit pozitiv – 1” nga Norman Vinsent Peale
Ky libër – i cili është shitur mbi 10 milionë ekzemplarë – tregon filozofinë e thjeshë, efelctive të jetës, të mendimit pozitiv, metodat dhe shembujt praktikë se si të tejkalohen vështirësitë, mossukseset, si arrihen vlerat krijuese të dobishme në jetë, për të arritur pagen shpirtërore, shëndetin e mirë, energjinë e plotë, famën, pasurinë, forcën. Shkurt, u mëson filozofinë jetësore të qetësimit.
“Mposhtja e djallit – Sekreti i lirise dhe suksesit” nga Napoleon Hill
Nëse do vetërealizimit, mësuesin ta kemi gjetur. Napoleon Hill mbetet një motivues i shkëlqyer jo vetëm në Perëndim, por edhe në një vend si Shqipëria. Këshillat e tij vlejnë më shumë se të çdokujt tjetër për shqiptarë sepse përkojnë me kohët kritike që po jetojnë; sepse ato të mësojnë si të mposhtësh frikën (jo si të bëhesh burrë); si të mendosh para se të veprosh, si ti japësh vlerë çdo sekonde të kohës tënde, si të distancohesh nga shprehitë e endjes dhe kotësisë së përditshme (jo si të vrasësh ditën në kafene); si t’i përmbahesh joshjes ndaj seksit dhe parasë dhe si të ndërtosh besimin dhe ta përdorësh fuqinë e tij për të ecur përpara. E kush nuk do të jetë i suksesshëm dhe i vetërealizuar në këtë botë?!
“Gjuetari i balonave” nga Khaled Hosseini
Historia e paharrueshme, zemërthyese e miqësisë së pamundur midis një djali të pasur dhe djalit të shërbëtorit të babait të tij vjen e sendërtuar bukur tek Gjuetari i balonave, një roman i krijuar mjeshtrisht; i vendosur në një vend që është në proces shkatërrimi. Bëhet fjalë për fuqinë e leximit, çmimin e tradhtisë dhe mundësinë e shëlbimit; dhe një eksplorim i fuqisë së baballarëve mbi bijtë – dashuria e tyre, sakrificat e tyre, gënjeshtrat e tyre.
“Psikologjia e parasë” nga Morgan Housel
Tek libri “Psikologjia e parasë”, autori fitues i disa çmimeve Morgan Housel ndan 19 tregime të shkurtra që eksplorojnë mënyrat e çuditshme që njerëzit mendojnë për paratë dhe ju mëson se si të kuptoni më mirë një nga gjërat më të rëndësishme të jetës.
Të bësh mirë me paratë nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me atë që di. Ka të bëjë me mënyrën se si silleni. Dhe sjellja është e vështirë për t’u mësuar; madje, edhe për njerëzit vërtet të zgjuar.
Paratë – investimi, financat personale dhe vendimet e biznesit – zakonisht mësohen si një fushë; bazuar në matematikë, ku të dhënat dhe formulat na tregojnë saktësisht se çfarë të bëjmë.
Por në botën reale njerëzit nuk marrin vendime financiare me llogari. Ata i bëjnë ato në tryezën e darkës ose në një dhomë takimesh, ku historia personale, pamja juaj unike e botës, egoja, krenaria, marketingu dhe stimujt e çuditshëm janë të përziera së bashku.
“Mbaron me ne” nga Colleen Hoover
Jeta e Lili Blumit nuk ka qenë asnjëherë e lehtë, por kjo nuk e ka ndaluar atë që të ndërtojë jetën që donte. Takimi me një neurokirurg të ri duket se do të jetë qershia mbi tortë.
Rajl Kinkaidi është një djalë i vendosur, kokëfortë dhe… ndoshta pak arrogant, por njëherazi i ndjeshëm, mendjendritur dhe ndonëse ka vendosur të mos martohet asnjëherë, i ka rënë në kokë për Lilin.
Bashkë me pikëpyetjet për lidhjen e saj të re, në mendjen e Lilit rikthehen kujtimet për dashurinë e parë; një lidhje me të shkuarën e lënë pas. Ai ishte shpirti i saj binjak, engjëlli mbrojtës, çdo rrahje zemre dhe kur një ditë rishfaqet papritur në jetën e saj, gjithçka që ka ndërtuar me Rajlin tronditet.
“Çufo dhe bubi kacurel” nga Gaqo Bushaka
“Çufoja dhe bubi Kaçurrel”, i ka mbijetuar kohës për më shumë se 30 vjet dhe vazhdon të bëjë sërish prapësira. Si i tillë, ai përcjell te fëmijët shpirtin e lirë dhe aventurën, nxit fantazinë dhe pasuron botën e lexuesve të vegjël parreshtur…
Simboli i shpirtit të lirë dhe aventurier që e jetonte jetën si t’i vinte, gjithmonë gjen një zgjidhje për problemet, shpesh qesharake por që asnjëherë nuk e linin pa gjë. Qëllimi i një letërsie si kjo e Bushakës është paraqitja e së përditshmes në të vetmen mënyrë që fëmijët kuptojnë, nëpërmjet humorit dhe situatave komike.Ai u sjell fëmijëve gjëra që atë vetë nuk mund t’i bëjnë dot, “gjërat e të mëdhenjve”.
“Ti je Placebo” nga Joe Dispenza
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Të gjithë frymëzohemi nga histori të “shërimeve të magjishme”, por ajo që Joe Dispenza na rrëfen në këtë libër fantastik është se të gjithë kemi potencialin për të ndërmarrë shërime të tilla të mrekullueshme. Joe Dispenza na e dëshmon shkencërisht se përtëritja është e instaluar në secilën pore të trupit tonë, kështu që sëmundjet dhe degjenerimet janë përjashtime, e jo rregulla.
Gjëja më intriguese është se Joe në këtë libër, mbi të gjitha, na e sjell përvojën e vet të shërimit të frakturave të shumëfishta në boshtin kurrizor pa pasur nevojë për ndihmë mjekësore – vetëm me fuqinë e mendjes.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
“Aria hidh e prit” nga Valbona Banka
Ky libër është vetëm fillimi i rrugëtimit të Arias çamarroke, plot vitalitet dhe energji pozitive: Nje histori për dashurinë pa kushte që buron në zemrën e çdo femije! Forcën brenda vetes dhe të vërtetën që thyen barriera dhe kapërcen kufijte! Në mbyllje të procesit të votimit online për librin më të mirë të vitit 2022 nga Bukinist.al dhe blogu Leximtari.al, – në kategorinë “Libri për fëmijë”, është përzgjedhur libri “Aria, hidh e prit” me autore Valbona Banka, hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese “Mediaprint”, me redaktore Arta Markun.
Të gjithë librat i gjeni online tek Bukinist.al